LIVE UPDATES
Bota

Varfëria në Kosovë / Ndihma sociale që s’u mjafton as për këpucët e fëmijëve

25 Dhjetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
Varfëria në Kosovë / Ndihma sociale që s’u mjafton as

KOSOVË – “Fëmijët më kërkojnë këpucë për dimër, sepse në shkollë shkojnë me këpucë të verës”, rrëfen Shpresa. Ajo është nënë e tre fëmijëve të mitur dhe për rritjen e tyre, bashkë me bashkëshortin, marrin asistencë sociale.

Ata thonë se nuk mund të punojnë. Shpresa vuan nga diabeti dhe tensioni i gjakut, ndërsa bashkëshorti nga disa lëndime që ka marrë më herët. Familja 5-anëtarëshe jeton në një lagje të Prishtinës. Shuma e ndihmës sociale që merr, është 152 euro në muaj – sipas Shpresës, e pamjaftueshme për nevojat e tyre.

“Tre fëmijët i kam pa këpucë. Po më luten: ‘mami, si ta marrësh socialin, na blej këpucë, sepse po na mërdhijnë këmbët. Kurrë nuk u kam blerë rroba. Në organizata bamirëse shkoj e i marr. Marr çka u nevojiten. Ndihma sociale shpenzohet për ushqim, barna, rrymë, ujë dhe mbeturina”, thotë Shpresa.

Emri Shpresë i është vënë nga redaksia e Radios Evropa e Lirë, sepse, siç thotë ajo, fëmijët e saj nuk duan të identifikohen si “rast social”.

Qeveria e Kosovës, për muajt nëntor dhe dhjetor, ka dyfishuar pagesën e rregullt për përfituesit e skemave sociale. Shpresa lutet që kjo shumë të vazhdojë.

“Na kanë shpëtuar me këto para shtesë. Nuk e di çfarë do të bëjmë kur t’i ndalin. Vetëm edhe këtë muaj [dhjetor] i kemi”, thotë Shpresa.

Gjatë vitit 2021, listës së përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë i janë shtuar mbi njëmijë familje. Numri i përgjithshëm i përfituesve ka arritur në mbi 25,500 familje me mbi 101,000 anëtarë. Në vitin 2020, përfituese ishin 24,500 familje me mbi 99,000 anëtarë.

Situatën besohet se e ka rënduar edhe pandemia e koronavirusit, e cila ka imponuar masa kufizuese dhe rritje çmimesh.

Shuma e rregullt që marrin familjet me asistencë sociale, është nga 60 deri në 180 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, ka paralajmëruar se situata e rënduar ekonomike rrezikon ta rrisë shkallën e varfërisë.

“Gjatë këtij viti, gjendja e krijuar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, ka ndikuar në përkeqësimin e statusit ekonomik, duke e thelluar edhe më tepër hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve”, ka thënë Qelaj më 21 dhjetor, gjatë prezantimit të punës së institucionit të tij për vitin 2021.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë zgjidhje urgjente për kategoritë e shoqërisë, që varen nga skemat sociale.

“…sepse ato familje që marrin ndihma sociale, luftojnë për ekzistencë, për sigurimin e artikujve bazikë për jetë”, thotë Limani për Radion Evropa e Lirë.

Për të siguruar mbështetje për familjet në nevojë, ministri i Financave dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka nënshkruar më 26 tetor një marrëveshje me Bankën Botërore për kredi në vlerë prej 47 milionë eurosh.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar më 22 dhjetor projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Murati ka thënë se ndihmat sociale i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro në vit.

“Kjo [marrëveshja] i lejon Qeverisë së Kosovës që të krijojë mundësinë që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raport edhe me nevojat e qytetarëve. Përveç mbështetjes për familjet në nevojë, ky projekt do të ndërtojë mekanizma që i ndihmojnë familjet të dalin nga varfëria, duke siguruar ndërlidhje me tregun e punës”, ka thënë Murati.

Limani e vlerëson si të arsyeshme marrjen e kredisë nga Banka Botërore, por thotë se në të ardhmen duhet të sigurohen vende pune për anëtarët e familjeve në nevojë.

Një zgjidhje e mundshme, sipas tij, janë bisedimet me sektorin privat për këtë çështje.

“Zgjidhje afatgjate mund të jetë punësimi i një anëtari të familjes me asistencë sociale. Të gjenden forma që bizneset që i pranojnë në punë këta anëtarë, të subvencionohen, për shembull me 1/3 e pagës [për ta], apo të lirohen nga tatimet, apo nga instrumentet e tjera fiskale”, thotë Limani.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Prej tyre, rreth 18 për qind jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa 5 për qind janë në kufi të varfërisë ekstreme, me më pak se 1.50 euro në ditë.

Në Kosovë, këtë vit, janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor. Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet. (REL)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kosove varferia ne kosove kosove varferia ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet