LIVE UPDATES
Bota

Várhelyi në Kosovë: Kam sjellë lajme të mira për ekonominë

8 Tetor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Várhelyi në Kosovë: Kam sjellë lajme të mira për

KOSOVË- Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Olivér Várhelyi, tha në Prishtinë se BE-ja ka ndarë 9 miliardë euro grante për Kosovën dhe rajonin, shumë kjo që pritet të arrijë me projekte konkrete edhe në 20 miliardë. Sipas tij, ky plan pritet ta rrisë ekonominë e Ballkanit me 3 për qind deri në 5 për qind. Këtë deklaratë Olivér Várhelyi e bëri në një konferencë për medie së bashku me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, gjatë një vizite që po zhvillon në Kosovë. Varheyli, tha se me planin ekonomik të investimeve janë angazhuar nga dita e parë për ndryshimin e realitetit ekonomik për bizneset dhe qytetarët.

“Sot shënohet një ditë ku mendoj se kam sjellë lajme të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Kemi filluar të punojmë me ju me procesin që të rikthejmë kredibilitetin si për Ballkanin Perëndimor por edhe për shtetet anëtare. Kemi tejkaluar vështirësi tjetër të madhe për të arritur marrëveshjen për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi arritur rezultate në këtë si një pjesë e madhe e strategjisë sonë”, tha komisioneri i BE.

Ndryshim i lojës për rajonin

Olivér Várhelyi e vuri theksin tek e ardhmja që do të sjellë ndryshim të rajonit. “Para jush është plani ekonomik dhe i investimeve, që ne i kemi angazhuar nga dita e parë për të ndihmuar në ndryshimin e realiteteve në këtë vend dhe rajon. E kam fjalën në realitetin ekonomik për qytetarët, bizneset, mundësitë ekonomike dhe sociologjike. Mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës për rajonin, mund të ndryshoj thelbësisht rajonin brenda katër apo pesë vitesh”, tha  Várhelyi. Ai tha se në bashkëpunim me institucionet financiare do t’i vijnë në ndihmë Kosovës e Ballkanit në përgjithësi për rimëkëmbjen e ekonomisë. “Ne po ndajmë 9 miliardë euro në grante dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare financiare do të krijojmë 20 miliardë shtesa në rajone. Ne presim që ky plan do të rris ekonominë m 3 për qind deri në 5 për qind, dhe ky është një kontribut i madh, një kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe pas krizës së COVID-19, ne po krijojmë prioritete.”

Kriteret e liberalizimit janë plotësuar

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si i vetmi vend në Evropë që akoma nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën shengen. Várhelyi tha se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare që të marrin vendimin dhe sipas tij, kjo nuk është e lehtë. “Nuk ka asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem të ndihmojë që t’i bind shtetet anëtare për nevojën që të ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Vlerësimi jonë mbetet që i keni përmbushur të gjitha kriteret, por vlerësimi jonë nuk mjafton, sepse KE nuk merr vendim. Ne duhet t’i bindim shtetet tona anëtare që të votojnë pro dhe për këtë jemi duke punuar”, u shpreh Olivér Várhelyi. Ai tha se kjo do të arrihet nëse dëshmohet përparimi në terren, në punën ditore.  “Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi.

Hoti: Projektet e Kosovës janë pranuar

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nga ana e tij tha se projektet e qeverisë së tij janë përfshirë në planin e ndihmës së BE-së për Ballkanin Perendimor. “E them me shumë kënaqësi që projektet që kemi propozuar si Qeveri, për t’u bërë pjesë e këtij plani janë përfshirë plotësisht, përfshirë këtu autostradën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdare, gazpërçuesin nga Maqedonia e Veriut, trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, e projekte tjera”, tha Hoti. Kryeministri i Kosovës në takim me komisionerin Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Olivér Várhelyi, ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se “është me rëndësi të thuhet se ekziston konsensus shoqëror për dialogun”.

“Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqeje, kur arrihet ky normalizim i plotë është vetëm me njohje reciproke. Ne jemi të përkushtuar në dialog, 1 muaj, 2 muaj apo 1 vjet. Nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, tha kryeministri Avdullah Hoti. Ndërsa, komisionieri nga Brukseli nuk deshi ta komentojë shumë procesin e dialogut, por tha se “negociatat nuk janë të lehta, por është një momentum që ka filluar të zhvillohet”, dhe ai shpreson në arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni olivér várhelyi në kosovë olivér várhelyi në kosovë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet