All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Vari veten në qeli me lidhëset e tutave, familjarët hedhin dyshime për ngjarjen e rëndë, gruaja: Në Polici e çova për t

3 Gusht 2020, 14:38 Nga DOSJA
Vari veten në qeli me lidhëset e tutave, familjarët hedhin
All - Paragraf - 1

Vetëvarja e 52-vjeçarit Tonin Tuci në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka ngritur shumë dyshime te familjarët e Tucit, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit.

Të bindura që vëllai i tyre nuk ka bërë vetëvarje me lidhësen e tutave, motrat e tij apelojnë për drejtësi, ndërsa bashkëshortja tregon orët e fundit me Toninin, që nga sherri me të, ndërhyrja e policisë për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës në familje dhe njoftimi që mori për vdekjen e tij.

”Nga puna erdha në shtëpi. Ishte i acaruar nën efektin e alkolit dhe për të eliminuar një sherr të mundshëm në shtëpi njoftova policinë se nuk po e qetësoja dot. Kur shkova në polici, shefi që ishte në shërbim më thotë të marr urdhër mbrojtjeje, por i thashë jo se nuk dua ta hedh burrin në rrugë. I kërkova që vetëm ta mbajë në polici e të qetësohet për disa orë e të vijë në shtëpi. Dhe pse më kërkoi disa herë nuk pranova. Lamë të dhënat tona, numër telefoni dhe u larguam. Në momentin që jam larguar, rreth orës 6 të pasdites, burri im ishte ulur në stolat e hyrjes kryesore të policisë. E lashë në dorë të policisë. Unë e çova për ta mbrojt, jo për ta dhunuar se e keqja do kishte ndodh në shtëpi.”, thotë bashkëshortja.

Familja Tuci me origjinë nga Fani i Mirditës, prej shumë vitesh jetonte me qira në Durrës. I papunë, Tonin Tuci kishte krijuar varësi ndaj alkolit dhe rritur tensionet brenda familjes. Edhe një vit më parë Liza kishte kërkuar ndihmën e policisë, por pa e kallëzuar penalisht për dhunë në familje babain e dy djemve të saj, pasi e donte pavarësisht problemeve që kishte me të në familje. Teksa dilte nga policia e Durrësit bashkë me të birin, pas dhënies së deklarimeve, e ka parë të gjallë dhe të ulur në stol Toninin.

“Unë e doja burrin tim, pavarësisht se ai pinte vazhdimisht. Në orën 11.00 të natës, ndërsa unë prisja të vinte burri në shtëpi më morën në telefon e më kërkuan të dal e të jap një deklaratë të dytë. Pse? Jo i them. Nuk dal në rrugë, eja në shtëpi. Përpara kësaj e pyes: Si është Tonini? Mirë më tha, po kur vjen në shtëpi më thotë: Të rrojnë çunat se Tonini ka vdek. Unë s’mund ta besoja. E vërtëta është kjo, si e kamuflojnë ngjarjen është punë e tyre. E ka drejtësia në dorë. Ai donte alkolin, po jo të vriste veten.”

Nën dhembje dhe hidhërim për humbjen e parakohshme, motrat e 52-vjeçarit hedhin dyshime mbi fundin e trishtë të vëllait të tyre dhe apelojnë që të zbardhet sa më shpejt e vërteta dhe të bëhet drejtësi.

‘Ai nuk ka pas asnjë arsye me var veten. Na ka ardh bombë. Ai ka pas pi, po ka qenë shumë i dashur, i respektueshëm. Nuk e di si ka ndodh ngjarja tamam. Si motër kam qejf që të dalë e drejta në pah, sepse 52 vjeç”.

”Asnjëherë s’ka tentu të vrasë veten. Pse e vrau në qeli?! Ju, si polici e shtetit pse nuk e mbrojtët? Ajo e çoi për ta mbrojtur, për të mos krijuar sherr në familje te Policia e Shtetit dhe kjo e vrau. Vëllai im nuk ka vrarë veten. Vëllain tim e kanë vrarë. E kanë godit. Pse s’e ruajte, po e le të vriste veten me një fije llastik?!”

Ndërsa vijon hetimi penal për ”Shpërdorim detyre” dhe hetimi disiplinor ndaj dy punonjësve të policisë për zbatimin e procedurave standarde dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, familjarët e Tucit kërkojnë që çështja të hetohet edhe nga Avokati i Popullit për të zbardhur shkeljet dhe ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e 52-vjeçarit në paraburgimin e Durrësit.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres tonin tuci vetevrasje tek paraburgimi i durresit durres tonin tuci vetevrasje tek paraburgimi i durresit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet