LIVE UPDATES
Aktualitet

Varianti DELTA, epidemiologu Alimehmeti: Rastësi nëse s’ka hyrë në Shqipëri, simptomat janë të ngjashme me virozat në

17 Korrik 2021, 17:07 Nga DOSJA
Varianti DELTA, epidemiologu Alimehmeti: Rastësi nëse s’ka

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, foli mbi ecurinë e COVID-19 në vend, si dhe për variantet e shumta që janë në qarkullim.

Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës. Megjithatë, sipas mjekut, vjeshta që është në prag, do të jetë me numër më të vogël infektimesh krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar. Sakaq, mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të dytë.

Ai tha se ky variant i virusit ka shkallë infektueshmërie mbi 40%, ndërsa simptomat që shfaq, janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.

Ilir Alimehmeti: Në vetvete është një tregues rritje. Shifra kryesore janë shtrimet në spital dhe humbjet e jetës. Këto janë shumë të ulëta, në spital janë 5 të shtruar dhe viktima s’kemi pasur prej 3 javësh. Numri 18, bëhet nga testime të shumta. Nuk flasim për transmetimin komunitar që kishim në vjeshtë. Interes do të bënte të shihnim ku bëhen këto raste, çfarë grupmoshash ka. Rastet janë të ulëta. Kjo vjen nga disa elemente, kyçi është vera, e dyta është se shumica e personave e kanë kaluar sëmundjen dhe e treta është vaksina. Me vjeshtën elementi kohë e mirë na ikën, kështu që kemi një disfavor.

Varianti DELTA, në optikën tuaj ka mbërritur?

Ilir Alihmehmeti: Ne nuk kemi mundësi ta mbajmë Deltën jashtë. Ne s’kemi metodë. Para një muaji OBSH njoftoi se 92 shtete kishin DELTËN prezentë, ndërkohë shtetet rreth nesh kanë raportuar raste. Nëse nuk jemi një planet tjetër, por pjesë e Evropës. Në gusht, pritet që shumica e rasteve të jenë variant DELTA.

Varianti DELTA, të çon në fatalitet?

Ilir Alimehmeti: Çfarëdolloj virusi të dërgojnë në fatalitet. Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s’e kupton.

Kur ky variant kalon te një person që ka antitrupa, çfarë ndodh?

Ilir Alimehmeti: Në statistikat globale, nuk mblidhet numri i rasteve nga riinfektimet dhe vdekjet sepse numrat janë tepër të vogla. Tani, duhen dy doza me detyrim, efektiviteti bie. Eksperimenti më i dukshëm është Britania e Madhe. Atje ka mbi 30 mijë raste ditore, janë të hapur dhe që nga prilli thuhet se ka variantin DELTA. Ata që nga prilli e sot, e kanë mesataren nën mesatare.

Vaksinat njihen nga EMA, por vaksinat që nuk janë njohur. Ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, si është frika me variantin DELTA, sa dëm shkakton. Kemi 2 ndarje, botë perëndimore dhe Lindore. Ata ecin me parimin, e transperancës, ndërkohë bota Lindore mendon më ndryshe, ka shumë pak studime për vaksinat lindore. Kemi barrierë gjuhe me atje ku prodhohen këto vaksinat. Pfizer, AstraZeneca, kanë ulje vaksinimesh. Ne na intereson fort shtrimi në spital dhe vdekja. Sa i përket vaksinës kineze, di që ka një universitet kinez për ta studiuar ndaj variantit DELTA dhe po presim raportet zyrtare të shtetit të Kilit. Sepse ajo është një shtet i pasur, ka qenë dimër atje. Nëse na vjen ndonjë përgjigje që s’na pëlqen duhet të mendojmë për doza shtesë ose jo.

Janë bërë shumë vaksinime në vend, ka nga ata persona që s’e kanë kaluar COVID-in, çfarë thirrje keni për ta, a duhet ta bëjnë vaksinën?

Ilir Alimehmeti: Ne duhet të marrim parasysh që s’jemi të shkëputur nga një pjesë e planetit. Ka disa persona që mezi presin të vaksinohen, ka të tjerë që hezitojnë. DELTA është varianti i radhës, do të ketë dhe një variant tjetër ndoshta. Nuk dimë a do të ketë variante të tjera, por për sëmundje infektive, vaksina është diga për ta kaluar. Ne nuk njohim një virus që nëse e ke kaluar për mënyrë natyrore, të kesh nevojë për vaksinim. Një rast ndodhi në Austri dhe u ngrit një diskutim i madh. Çdo ditë që ne ecim marrim vesh më shumë./Balkanwb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu alimehmeti varianti delta epidemiologu alimehmeti varianti delta

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Korrik 2021, 14:39

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Patos

TIRANË– Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.Shkaku i rënies së zjarrit nuk ësh...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve