LIVE UPDATES
Bota

Varianti Delta nuk ‘kursen’ as fëmijët, simptomat kryesore temperatura dhe kollitja

25 Gusht 2021, 08:33 Nga DOSJA
Varianti Delta nuk ‘kursen’ as fëmijët, simptomat kryesore

KOSOVË– Javëve të fundit, Kosova po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, teksa varianti Delta, që është variant më ngjitës, është bërë variant dominues i koronavirusit. Në baza ditore, Ministria e Shëndetësisë raporton se ky variant po prekë edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Vetëm më 24 gusht 45 persona të grupmoshës 0-9 vjeç u infektuan me koronavirus si dhe 200 të tjerë të grupmoshës 10-19 vjeç. Për shkak të infektimit me COVID-19, më 24 gusht, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar raportoi se në Klinikën e Pediatrisë po trajtohen nëntë pacientë.

Nga varianti fillestar i koronavirusit, por edhe variantet pasuese, fëmijët duket se ishin “imunë” ndaj COVID-19, në kuptimin që, pavarësisht se infektoheshin, ata në të shumtën e rasteve manifestonin simptoma të buta ose ishin asimtomaptik.

Por, varianti Delta duket se ka ndryshuar situatën.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC), përderisa një person i infektuar me variantin fillestar të koronavirusit infektonte dy persona, me variantin Delta, një person i infektuar e transmeton virusin te pesë e më shumë persona.

Personat e pavaksinuar janë kryesisht ata që po infektohen me variantin Delta. Dhe në shumë vende të botës, autoritetet kanë autorizuar që personat mbi 12 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit. Në Kosovë, personat mbi 16 vjeç mund të imunizohen, ndërkaq vaksinimi për fëmijët e grupmoshës 12-15 bëhet “me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë më 16 gusht.

Simptomat e Deltës te fëmijët

Yale Medicine ka raportuar se kollitja dhe humbja e shijes janë simptoma më të rralla te njerëzit e infektuar me variantin Delta, derisa dhimbja e kokës, dhimbja e fytit, rrjedhje nga hunda dhe temperatura janë simptomat kryesore të këtij varianti.

Por, te fëmijët, duket se simptomat janë më të ndryshme.

Simptomat kryesore te fëmijët dhe adoleshentët duket se janë temperatura dhe kollitja, ndërkaq simptomat nazale, ato gastrointestinale dhe skuqjet ndodhin më rrallë”, thotë Dr. Michael Gross, shef mjekësor në spitalin Huntington, ka shkruar Healthline.

Pediatrja dhe ekspertja e sëmundjeve ngjitëse në Klinikën Mayo, Nipunie Rajapakse thotë se niveli i të infektuarve me variantin Delta te fëmijët dhe të rinjtë është i lartë.

“Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për të mbrojtur fëmijët që janë nën moshën 12-vjeçare, e që ende nuk mund të vaksinohen, është që të sigurohemi që sa më shumë njerëz që janë përreth tyre dhe që ndërveprojnë me ta, të jenë të vaksinuar. Çdokush mbi moshën 12-vjeçare duhet të vaksinohet për të mbrojtur veten, por edhe të tjerët, përfshirë edhe fëmijët nën 12 vjeç”, tha ajo për ueb-faqen e Klinikës Mayo.

Në Shtetet e Bashkuara, Akademia amerikane e Pediatërve, ka rekomanduar që të gjithë fëmijët mbi dy vjet të mbajnë maska, kur të kthehen në shkolla.

Por, dr. Jennifer Lighter, specialiste për sëmundje ngjitëse te fëmijët në Langone Health, tha se varianti Delta, pavarësisht se është më ngjitës “nuk duhet se është më i rrezikshëm për fëmijët sesa variantet tjera”.

Vaksinat për fëmijët

Në Shtetet e Bashkuara personat mbi 12 vjeç janë të lejuar që të marrin vaksinat kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech dhe Modernas.

Këto dy kompani farmaceutike veçse kanë nisur studimet e tyre për fëmijët nën 12 vjeç.

Në studimin e Pfizer/BioNTech janë përfshirë mbi 4.600 fëmijë nga 11 vjeç deri në gjashtë muaj, kanë thënë për CNN nga kompania Pfizer.

Ndërkaq, në studimin e kompanisë Moderna janë përfshirë rreth 6.700 fëmijë.

Por, përderisa të dalin rezultatet e këtyre studimeve për të parë nëse edhe fëmijët nën 12 vjet mund të imunizohen, arma më e mirë për t’u mbrojtur nga Delta, sipas ekspertëve, është kujdesi./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi te femijet varianti delta koronavirusi te femijet varianti delta

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit