LIVE UPDATES
Bota

Vatrat e reja të COVID-19, shtetet e Europës po përgatiten për një valë të dytë, gjithçka varet nga respektimi i rregul

6 Shtator 2020, 06:00 Nga DOSJA
Vatrat e reja të COVID-19, shtetet e Europës po përgatiten

Parandalimi i rikthimit të Covid-19 në Europë. Të rinjtë nuk po u binden rregullave.  Zakonisht, valët e një epidemie kanë tendencën të ngrihen si një cunami – ngadalë, pothuajse pa u ndier, derisa vjen një pikë kur rriten menjëherë. Në disa pjesë të Europës, tani ekziston frika se rastet e Covid-19 mund të jenë sërish duke iu drejtuar një pike të rrezikshme të infeksionit, shkruan The Economist.

Në Spanjë, rastet e reja ditore janë rritur ndjeshëm, gati dhjetë herë më shumë se në qershor, kur u hoqën masat izoluese. Rritje më pak dramatike, por gjithsesi shqetësuese, kanë filluar të vihen re edhe në vende të tjera të Europës.

Tani për tani, rritjet e rasteve në Europë vihen re kryesisht në disa shtete që janë kthyer në vatra, në rajone brenda tyre apo edhe qytete. Shkalla e infeksionit është veçanërisht e lartë në Ballkan dhe Spanjë, e cila ka shënuar rreth 27 raste për 100,000 njerëz javën e kaluar. Shkalla korresponduese e rasteve në Gjermani, Francë dhe Itali është në nivele njëshifrore.

Si në vendet me shkallë të ulët dhe të lartë të infeksionit, pjesa më e madhe e rasteve të reja shpesh përqendrohet në vendndodhje të veçanta. Afërsisht dy të tretat e rasteve në Spanjë javën e kaluar, erdhën nga vetëm dy rajone, Katalonja dhe Aragoni, ku banojnë një e pesta e spanjollëve. Rreth 20% e rasteve në Itali në të njëjtën periudhë, janë në rajonin Emilia-Romagna, ku banon vetëm 7% e popullsisë.

Nuk ka asnjë suprizë

Rritja e rasteve në të gjithë Europën nuk është aspak befasuese, thotë Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërsa masat izoluese u ndërprenë dhe njerëzit rifilluan udhëtimet dhe grumbullimet në turma, rastet e importuara dhe përhapja lokale e virusit shkaktuan rritjen e infeksionit. Por tashmë, ndryshimi është se sistemet e testimit dhe gjurmimit, i dallojnë herët rastet lokale, dhe autoritetet po i luftojnë ato me masa të lokalizuara.

Më 27 korrik, Antwerp, provinca më e populluar e Belgjikës, njoftoi një karantinë gjatë natës për lëvizjet jo të domosdoshme dhe i bëri maskat të detyrueshme në hapësirat publike; njerëzit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

Grumbuj të izoluar infeksionesh janë shfaqur në të gjithë Gjermaninë, nëpër azile, vendet e punës dhe festat private, duke i detyruar zyrtarët të vendosin masa bllokuese të lokalizuara. Në mes të korrikut, autoritetet katalane vendosën një bllokim të rreptë në Lleida, një qytet me 140,000 banorë. Klubet e natës në Barcelona dhe pikat e tjera të nxehta në Spanjë, kohët e fundit u mbyllën ose u urdhëruan të mbylleshin herët.

Ndryshimi i shkallës së përhapjes së Covid-19 në të gjithë Europën, i ka nxitur vendet të bëjnë disa zgjedhje të vështira. Në një vit normal, rreth 18 milionë britanikë kërkojnë të shijojnë motin me diell të Spanjës, së bashku me shumë europianë të tjerë nga vendet në veri. Por teksa rastet në Spanjë u rritën, Britania dhe Norvegjia imponuan me shpejtësi karantina për njerëzit që vinin nga Spanja.

Pushuesit nga disa shtete të Ballkanit që duan të vijnë në Greqi, tani duhet të tregojnë provën e një testi negativ ndaj Covid-19, për të hyrë në vend. Kjo ka shkaktuar një goditje në sezonin e dobët turistik në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Por ka pasur një lehtësim kolektiv midis zyrtarëve të shëndetësisë që i shohin me tmerr klubet e natës dhe plazhet e mbushura me të huaj të dehur.

Covid-19 tek të rinjtë

Megjithatë, mbetet ende çështja e rritjes së transmetimit në nivel lokal. Në Europë, është rritur tendenca e rasteve të reja, kryesisht tek të rinjtë, në të njëzetat dhe tridhjetat; rastet e infektimit në grupe si pasojë e festave të mëdha janë vënë re vazhdimisht në të gjithë kontinentin.

Politikanët gjermanë kanë paralajmëruar se qytetarët po i shpërfillin gjithnjë e më tepër rreziqet; sondazhet konfirmojnë dyshimet se gjithnjë e më pak persona po i shmangin hapësirat e mbushura me njerëz. Doktor Kluge thotë se tani Europa duhet të shohë si përparësi problemin e mungesës së respektimit të rregullave nga të rinjtë. Nëse kjo dështon, thotë ai, së shpejti, infeksionet do të përhapen tek më të moshuarit dhe njerëzit më të rrezikuar.

Teksa sezoni veror do t’i afrohet fundit, nevoja për të përmbajtur shpërthimet e virusit do të rritet gjithnjë e më tepër në të gjithë Europën. Një shqetësim i madh në të gjitha vendet është vjeshta, kur njerëzit fillojnë të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe gripi dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes rriten si çdo vit, duke mbushur shtretërit e spitaleve.

Vendet që do të arrijnë këtë periudhë, duke mbartur edhe një numër të lartë rastesh Covid-19, mund të përjetojnë një rikthim në rritjen eksponenciale të virusit që do t’i mbingarkojë sërish spitalet. Në të gjithë Europën, shtetet janë të përgatitur më mirë për një valë të dytë se sa për të parën, me masa të reja për të frenuar përhapjen e Covid-19 në spitale dhe me mundësimin e shtretërve shtesë dhe spitaleve në terren. Por fakti sesa shumë do të goditen nga virusi, do të varet nga niveli i respektimit të rregullave nga qytetarët, në këtë normalitet të ri.

A mund të përballohet një valë e dytë

Në të gjithë Europën, shtetet janë të përgatitur më mirë për një valë të dytë se sa për të parën, me masa të reja për të frenuar përhapjen e Covid-19 në spitale dhe me mundësimin e shtretërve shtesë dhe spitaleve në terren. Por fakti sesa shumë do të goditen nga virusi, do të varet nga niveli i respektimit të rregullave nga qytetarët, në këtë normalitet të ri.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet