LIVE UPDATES
Bota

Vazhdojnë tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, rëndohen konfliktet diplomatike dhe politike

28 Janar 2021, 16:56 Nga DOSJA
Vazhdojnë tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, rëndohen

Marrëdhëniet Serbi-Mali i Zi vazhdojnë të rëndohen nga konflikte të shumta diplomatike dhe politike. Nga njëra anë, tingëllon e pabesueshme që këto dy vende vëllazërore dhe miqësore kanë arritur një nivel të tillë të marrëdhënieve. Por është e qartë se asnjëra palë nuk mund të mohojë gabimet e bëra në të kaluarën, që kanë shkaktuar tensione të shumta dhe keqkuptime. Pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, si Beogradi ashtu edhe Podgorica pohonin se do të përmirësojnë raportet shumë shpejt, por kjo deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Problemi i vendimit të ish-autoriteteve malazeze për të dëbuar ambasadorin serb nga Mali i Zi, Vladimir Bozhoviq, i cili është konfirmuar praktikisht edhe nga qeveria e re, u shfaq si një pengesë themelore në raportet mes Beogradit dhe Podgoricës. Beogradi zyrtar nuk u kundërpërgjigj me të njëjtën masë diplomatike, duke shpresuar se vendimi do të tërhiqej. Por kjo nuk ndodhi. Tani të dy palët janë të mendimit se problemet duhet të tejkalohen, por asnjëra nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret se si të tejkalohen ato.

Kjo është pikërisht arsyeja pse vizitat e reciproke të  kryeministrave të të dy vendeve, Ana Brnabiq dhe Zdravko Krivokapiq ende nuk janë ndërmarrë. Këto ditë ata kanë shkëmbyer akuza diplomatike përmes mediave. Pala malazeze pretendon se Ana Brnabiq nuk i është përgjigjur ftesës për të vizituar Malin e Zi për më shumë se një muaj. Ndërsa Brnabiq thotë, se “është e papërshtatshme të vizitosh një vend nga i cili është dëbuar ambasadori i vendit tuaj duke u shpallur person “non grata”.

Mosmarrëveshjet diplomatike

Kjo grindje diplomatike në shikim të parë nuk duket e pazgjidhshme, sepse Beogradi beson se vendimi mund të tërhiqet lehtë. Por qeveria e re malazeze ka ende një problem të madh me të cilin po ndeshet në çdo hap, e ai është presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Analisti politik Dragomir Angjelkoviq i tha Deutsche Welle-s se ai “beson që ambasadori i vjetër duhet të qëndrojë në Malin e Zi, sepse ky është një akt i qëllimshëm politik i ish-qeverisë, që ka për synim prishjen e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Podgoricës”.

Serbia duhet të ketë më shumë durim, për arsyen e thjeshtë se autoritetet e reja në Mal të Zi, pavarësisht dëshirës së tyre, nuk duan të lënë përshtypjen se po punojnë në përputhje me direktivat e Beogradit. “Perëndimi ka hequr dorë nga Gjukanoviqi, por në të njëjtën kohë, nuk dëshiron lidhje tepër të ngushta midis Beogradit dhe Podgoricës”, thotë Angjelkoviq.

Gjendja në Mal të Zi

Niveli jo i kënaqshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Malit të Zi është kryesisht një pasojë e marrëdhënieve të trashëguara nga autoritetet e mëparshme, thotë për DW Ivo Çoloviq, drejtor i CESID. “Unë kam përshtypjen se Beogradi, duke vendosur të mos bëjë të njëjtin gjest ndaj ambasadorit të Malit të Zi Tarzan Millosheviq në Serbi, priti që Mali i Zi të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb. Mua më duket se kjo nuk ndodhi për shkak të ristrukturimit në skenën e brendshme të Malit të Zi.”

Dragomir Angjelkoviq mendon se Serbia pret që problemi i ambasadorit të zgjidhet përpara disa vizitave diplomatike. Ai mendon se “nuk është logjike që kryeministrja e Serbisë të vizitojë e para Malin e Zi, sepse këtu bëhet fjalë për një skandal mjaft të madh diplomatik”. Angjelkoviq thotë se nuk ka asnjë rast në praktikat ndërkombëtare që të ketë një vizitë të nivelit më të lartë shtetëror në një vend prej nga është dëbuar ambasadori.

Zemërimi i Beogradit

Edhe Ivo Çoloviq e sheh qëndrimin e prerë të autoriteteve serbe “si një lloj revolte në Beograd”. Pas njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve, Zdravko Krivokapiq u përpoq të distancohej në një farë mënyre nga fakti që Beogradi dhe Kisha ortodokse serbe kanë meritë për fitoren e tij në zgjedhje. Çoloviq mendon se ky lloj distancimi i Krivokapiqit ka shkaktuar zemërim në Beograd.

Rivendosja e marrëdhënieve midis dy vendeve duhet të marrë parasysh faktin “se ish-qeveria e Malit të Zi ka bërë një diskriminim të paparë kundër serbëve në Mali të Zi”, thotë Dragomir Angjelkoviq. “Qeveria e re duhet ta ndryshojë këtë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve me Serbinë, por edhe për shkak të stabilitetit të Malit të Zi. Ndryshe Mali i Zi do të ketë një shoqëri skizofrenike të ndarë“, paralajmëron Angjelkoviq.

Deklaratat e presidentit malazez Milo Gjukanoviq në kongresin e partisë së tij dhe fjalët mjaft të ashpra kundër Serbisë dhe Kishës ortodokse serbe, të cilat Gjukanoviqi i sheh “si nxitës dhe mbrojtës të gjenocidit më monstruoz në Evropën moderne”, vetëm sa i ndërlikuan marrëdhëniet midis dy shteteve. Beogradi nuk e mirëpriti retorikën e tillë, e cila në Serbi vlerësohet si një “politikë e dështuar e urrejtjes dhe ndarjes”. E kësaj duhet t’i shtohen deklaratat e Zdravko Krivokapiqit, se Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq janë partnerë shumë të afërt në biznes dhe politikë, që flet për tërë ndërlikimin e raporteve midis Serbisë dhe Malit të Zi.

Milo Gjukanoviq me siguri që nuk do të përpiqet që t’ua lehtësojë punën autoriteteve të reja në Mal të Zi, për të vendosur marrëdhënie të mira bilaterale me Serbinë“, mendon Çoloviq. Ai pohon se në Mal të Zi do të ketë edhe deklarata të tjera të ngjashme, të cilat do ta ndërlikojnë edhe më shumë mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Edhe Angjelkoviq mendon se Gjukanoviqi do të vazhdojë me deklarata të tilla. Megjithatë ai shpreson se qeveria e re do të vendosë një sistem të ri, ku akush nuk do të jetë i diskriminuar, ku secili mund të shprehë lirshëm mendimin e vet dhe të punojë në vendin që e meriton.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mal i zi serbi tensionet serbi mal i zi mal i zi serbi tensionet serbi mal i zi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet