Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vazhdon shkallëzimi i tensioneve në kufirin Rusi-Ukrainë
12 Prill 2021, 13:55Nga DOSJA
RUSI– Dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë këtë javë në Detin e Zi si një demonstrim i mbështetjes së administratës Biden për Ukrainën, ndërkohë që shtohen shqetësimet se Presidenti rus Vladimir Putin po shikon mundësinë për një ofensivë kundër vendit fqinj.
Kremlini ka ndërmarrë një lëvizje të madhe trupash, tankesh dhe raketash përgjatë kufirit me Ukrainën, më e madhja që nga aneksimi prej tij i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, sipas zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Rusia ka kryer të paktën tre stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën që nga mesi i marsit.
Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime,” siç u shprehën zyrtarët.
Dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi ka për qëllim të ritheksojë deklaratën e Presidentit Biden.
Luftimet midis ukrainasve dhe rebelëve të mbështetur nga rusët në rajonin Donbas të Ukrainës janë intensifikuar që nga fundi i janarit dhe zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak, i cili ia hodhi fajin Ukrainës, bëri një paralajmërim ogurzi, duke thënë se një konflikt në shkallë të gjerë do të ishte “fillimi i fundit” për Ukrainën, një deklaratë e cila është parë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore si një kërcënim.
Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Kremlinit, nuk ka mohuar grumbullimin e forcave në kufi, por u tha gazetarëve në Moskë se Rusia “i lëviz forcat e armatosura brenda territorit të saj si ta shohë të arsyeshme”. Presidenti ukrainas Zelenskiy vizitoi vijat e frontit në Donbas javën e kaluar dhe shprehu keqardhje lidhur me “përshkallëzimin e madh” të gjendjes, siç e quajti ai.
Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër u plagos në Donbas të shtunën, thanë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës. Kjo është viktima e katërt për forcat e Ukrainës këtë muaj. Ukrainasit thonë se ushtari vdiq pasi forcat e ndihmuara nga Rusia hapën zjarr me granatahedhës automatikë dhe mortaja 82 milimetra, armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar në vitin 2014 që shpesh nuk është përfillur.
Marrë nga VOA.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DUUBAI-DailyMail ka publikuar emrin e personit që fshihej pas fotosesionit me modele nudo. Vitaliy Grechin,41 vjeç besohet të jetë në paraburgim ndryshe...
Bota12 Prill 2021, 13:41
EGJIPT– Anija gjigande Ever Given tashmë është larguar nga Kanali i Suezit ku mbeti e bllokuar për disa ditë, por drama nuk ka mbaruar kurrë.Pak ditë pasi...
KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.Presidentja Osmani e njoftoi a...
PARIS– Një person u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos sot paradite përpara një spitali në Paris, ku sulmuesi më pas është larguar me pistoletën në brez ...
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se marrëveshja është “teknikisht e realizueshme brenda disa m...
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar edhe 8 viktima si pasojë e virusit COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 345 rast...
GJERMANI– Të dyja partitë konservatore gjermane, CDU e CSU po ecin drejt vendimit të përbashkët për kandidatin për kancelar në zgjedhjet e shtatorit. Pres...
MBRETËRI E BASHKUAR- Tre ditë pas vdekjes së Princ Philip, Daily Mail ka siguruar kopjen origjinale të çertifikatës së lindjes së Dukës së Edinburgh...
BRITANI E MADHE– Thomas Schreiber, 34 vjeç, i cili akuzohet se ka vrarë xhaxhanë e tij, Sir Richard Sutton, një nga njerëzit më të pasur të Britanisë, në...
SHBA- Johnson and Johnson ka filluar ditën e sotme shpërndarjen e dozave të para të vaksinës në Bashkimin Evropian. The Guardian shkruan se shpërndarja e vaksin...