Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD-Firmat piramidale, Angjeli: Shqiptarët kishin ëndërr për tu pasuruar pa punuar
4 Nëntor 2021, 07:49Nga DOSJA
Po populli mund të bëhet me faj për rendjen e marrëzisht ndaj një orteku që i merrte përpara?
“Nuk ishte kryesisht fajtori, por ishte kryesisht i ndëshkuari. Ai që e pësoi. Ëndrra e shqiptarëve për tu pasuruar pa punuar ngjalli këtë epidemi për depozitimin e kursimeve në skeamt. Mungesa informacionit, e transparencës, njohuritë zero në fushën ekonomike, e pasojave të humbjes bëri që ata të vraponin pas kësaj marrëzie. Që të shmangej duhej që faktorët të ishin më të vetëdijshëm, më të ndërgjegjshëm, më veprues, për ta frenuar këtë. Kjo nuk ndodhi” u shpreh Anastas Angjeli, Ish Ministër Financash.
“Kanë qenë dy dispozita ligjore, dhe FMN përmes Bodes ka bërë presion që do të ndërpresim çdo lloj marrëdhënie nëse nuk do ti jepni fund firmave. Sepse ata panë realisht çfarë po ndodhte. Në materialet që dispononim si grup mbikqyrës dhe gjithë institucionet që nga 1992 e më pas shkalla e intensitetit u rrit 1996 i kërkohej qeverisë me dokumente të karakterit secret të pezullohej dhe të mos lejohej zhvillimi i një aktiviteti të tillë sepse kolapsi që do të krijohet do të jetë katastrofik dhe me pasoja kriminale” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)
Pavarësisht fjalëve dhe justifikimeve për të larguar përgjegjësitë nga vetja të personazheve publikë si politikanë, etj, që asokohe ishin aktiv në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, ka dokumente që vërtetojnë se shqetësimi për firmat piramidale ekzistonte në masë të konsiderueshme dhe ishte adresuar në qeveri, por kishte rënë në vesh të shurdhër.
Një tjetër letër sekret që ka Top Story është drejtur zv/kryeministrit të asaj kohe Dylber Vrionit nga kreu I SHISH Bashkim Gazidede. Ai ngre shqetësimin për dy...
Në fillim vendi u përball me rënie të gati gjysmës së prodhimit të brendshëm mes 1989 dhe 1992 dhe inflacioni u rrit në tre shifra.Rritja e Prodhimit të Brendsh...
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë dënuar me nga 5 vite burg secili, ditën e sotme nga një gjykatë në Britaninë e Madhe. Të dy u kapën brenda një Mercedesi teks...
LUKSEMBURG- Një shqiptar është shpallur në kërkim nga Europoli pasi dyshohet se është autor i një sërë veprash penale. Mediumi Today, i Luksemburgut shkruan se ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” së organizuar në Kavajë, Berisha deklaroi se Gjykata e Paristi kishte pranuar padinë e tij nda...
SARANDË- Dy të dyshuarit si autorë të plagosjes që ndodhi këtë verë në Ksamil janë liruar. Mësohet se Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 28-vjeçarin...