Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Plagosja në Ksamil, Gjykata e Sarandës liron të dyshuarit
3 Nëntor 2021, 21:47Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SARANDË- Dy të dyshuarit si autorë të plagosjes që ndodhi këtë verë në Ksamil janë liruar. Mësohet se Gjykata e Sarandës ka lënë të lirë 28-vjeçarin Edison Vyzaj dhe 24-vjeçarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana janë lënë të lirë me vendim të gjykatësit Fatmir Ndreu.
Gjatë seancës së sotme prokurori Ilir Hoxha është shprehur se ekzistojnë kushtet për zbutjen e masës së sigurisë ndaj personave nën hetim, dhe ka pranuar masën “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të kërkuar për personin nga Sri Lanka, ndërsa masën për të dyshuarin tjetër e la në vlerësim të gjykatës. Ndërsa gjykatësi vendosi lirimin nga qelia për për të dy të dyshuarit dhe u “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
Si ndodhi plagosja?
Më 13 gusht të këtij viti, Taulant Beqiri, Edison Vyzaj dhe Makawitage Perera ishin së bashku në një dhomë hoteli në Ksamil. Mes të rinjve shqiptarë ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Vyzaj ka qëlluar Beqirin dhe e ka lënë të plagosur, me një plumb në bark.
33-vjeçari u dërgua në spital, aty ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore, por refuzoi që të jepte emrin e tij para bluzave të bardha. Kjo ka bërë që dhe ai të dënohej pasi refuzoi të zbulonte idenititetin e tij, duke fshehur në këtë mënyrë krimin.
Edison Vyzaj tregoi para hetuesve në atë kohë se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje.
SARANDË– Policia e Sarandës ka zhvilluar një operacion anti-drogë gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë fshatit Bistricë.Gjatë m...
KOLONJË- Në 10 Mars 2021 u transmetua lajmi, se 26-vjeçari nga Kolonja, Orgest Merko, u arrestua, pasi “përdhunonte dhe drogonte të miturit”. Sot në...
TIRANË- Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e programit përmes një lidhje telefonike Nikola Keljanovic, 22 vjeçari serb që pranoi heqjen ...
KRUJË- Vëllai i Enver Stafukës, Naimi ka folur për herë të parë për rrëmbimin e të afërmit të tij vite më parë. Në një prononcim për emisionin “Në sh...
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 solli sot ekskluzivisht pamje të reja të rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës. Janë pamje të pa...
VLORË- Aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në Vlorë! 4 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës, pasi gjatë kontrolleve në l...
ITALI– Autoritetet italiane kanë dalë në një përfundim: ndaj Arbër Xheleshit u qëllua për vetëmbrojtje. Vrasja e 25 tetorit në Frosinone, ku 38-vjeç...