LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektbuxheti 2022/ Ibrahimaj në Konferencë: Buxheti do jetë 4.5 mld euro

26 Tetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Projektbuxheti 2022/ Ibrahimaj në Konferencë: Buxheti do jetë 4.5

TIRANË– Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Aty u diskutua projekt-buxheti i vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj raportoi për buxhetin e vitit të ardhshëm, teksa bëri të ditur se do të jetë 4.5 mld euro. Në propozimet e bëra janë ato për rritjen e ndihmës ekonomike, rritja e pagave për mjekët dhe punonjësit psikosocialë.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj u shpreh se buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen në të gjithë sektorët duke shtuar se në vitin 2022 parashikohet që kjo rritje ekonomike të shkojë deri në 4%.

Ibrahimaj theksoi se në buxhet do të financohen me prioritet “start-up”-et, pagesat e naftëtarëve rindërtimi dhe përballimi i situatës së shkaktuar nga Covid-19. Ajo theksoi se rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim, duke shtuar se për 2022 parashikohet rritje ekonomike deri në 4%.

Ajo bëri të ditur se:

-Ndihma ekonomike do të rritet me 10%, duke përfshirë dhe rritjen e masës ekonomike që përfitojnë familjet me më shumë se 3 fëmijë. Gjithashtu do të dyfishohet edhe ndihma për fëmijët jetimë.

-Qeveria do të akordojë 45 milionë dollarë për shtresat në nevojë të cilat mund të kenë vështirësi në pagesën e energjisë elektrike.

-Në Bujqësi do të rritet tavani buxhetor, pasi do të shtohen investimet sa i përket mbështetjes për fermerët dhe peshkaktarët.

-Rritje pagash parashikohet gjithashtu edhe për punonjësit e policisë të ciëlt jetojnë jashtë vendbanimeve të tyre.

FJALA E MINISTRES:

Projektbuxheti 2022 synon konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Njëkohësisht, nëpërmjet politikave fiskale të kujdesshme që do të ndërmerren si nga krahu i të ardhurave dhe atyre të shpenzimeve buxhetore, synohet të sigurohet një ulje e pandalshme dhe e qëndrueshme e stokut të borxhit publik në periudhën afatmesme 2022-2024.

Projektbuxheti 2022 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, aktualisht i parashikuar në -4 për qind, ekonomia pritet të rikuperohet ndjeshëm në vitin 2021. Vlerësimet më të fundit për rritjen ekonomike gjatë vitit 2021 kapin vlerën e 7.6 për qind, duke vijuar këtë trend pozitiv dhe në periudhën afatmesme 2022-2024 me një mesatare prej 4 për qind në vit. Më specifikisht, rritja ekonomike për vitin 2022 parashikohet në nivelin 4.1 për qind e shoqëruar me një ulje të normës së papunësisë nga 11.4% në 2021 në nivelin 10.3% të parashikuar për vitin 2022. Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështeten edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 6.4% e PBB-së.

Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 5.4% të PBB-së. Pavarësisht nivelit relativisht të lartë që vjen si pasojë e efekteve negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, deficiti buxhetor vijon të mbështesë ekskluzivisht financimin e investimeve publike. Në fund të vitit 2024, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2.8% të PBB-së duke përmbushur kësisoj objektivin madhor të qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik. Në projektbuxhetin e vitit 2022, programimi i të ardhurave buxhetore mbështet synimet e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi, duke mbështetur në këtë mënyrë rimëkëmbjen ekonomike, si dhe duke nxitur prodhimin dhe eksportet.

Të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në pësojnë një rritje në terma realë në periudhën 2022-2024 nga 28.7% e PBB-së në vitin 2022 në 29.1% e PBB-së në vitin 2024. Kjo rritje vjen dhe si pasojë e jetësimit të Strategjisë Afatmesme të Mbledhjes të të Ardhurave (MTRS) e cila synon të përmirësojë politikat tatimore për forcimin e mbledhjes së tatimeve, përputhshmërisë dhe sistemeve të monitorimit. Implementimi me sukses i parashikimeve të strategjisë afatmesme të të ardhurave parashikohet të ketë impakt pozitiv në rritjen e të ardhurat tatimore. Shpenzimet buxhetore për periudhën 2022-2024 do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike duke u përqendruar në procesin e rindërtimit si dhe financimin e projekteve të rëndësishme strategjike.

Shpenzimet e planifikuara synojnë finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dhe kujdesit ndaj brezave, duke filluar me programet specifike për mirërritjen dhe shkollimin e fëmijëve, aftësimin dhe punësimin e të rinjve, si dhe një mbështetje më të madhe financiare për shtresat në nevojë dhe moshën e tretë.

Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë impaktin më të madh në organizimin e administratës publike vendore në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore. Në vijim të reformës administrativo-territoriale janë bërë refoma të thella në drejtim të menaxhimit financiar në nivel vendor. Qeveria shqiptare ka miratuar dhe po zbaton një program ambicioz decentralizimi. Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet reformave të ndërmarra, por edhe rritja e konsiderueshme e nivelit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ka bërë të mundur që të rriten mbi tre herë investimet dhe shërbimet publike dhe njëkohësisht pesha e buxhetit vendor të rritet nga 2.1% e PBB-së në vitin 2013 në 3.2% të PBB-së në vitin 2022.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike delina ibrahimaj konferenca e kryetareve 26 tetor 2021 delina ibrahimaj konferenca e kryetareve 26 tetor 2021

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë