Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Mega-operacioni në Elbasan, policia: 28 të përfshirë, 4 mln lekë e armë në sekuestro
2 Shkurt 2022, 09:14Nga DOSJA
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e zhvilluar në Elbasan, të koduar me emrin ‘Trinomi’. Drejtori Ardian Çipa tha se është mundësuar grumbullimi i provave dhe dokumentimi i implikimit në vepra penale, me veprime aktive të 28 personave. Kjo punë e përbashkët hetimore është bërë edhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në deklaratë thuhet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.
Deklarata e plotë:
Elbasan. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, luftës kundër korrupsionit dhe fenomeneve të tjera kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bazuar në punën hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative, ka referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u mundësua grumbullimi i provave dhe dokumentimi i implikimit në vepra penale, me veprime aktive, i 28 shtetasve. Kjo punë e përbashkët hetimore është bërë edhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:
Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, janë grumbulluar prova që dokumentojnë se janë të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje. Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike. Hetimet janë në proces dhe po hetohet në lidhje me impaktin e tyre në procedime apo ngjarje të tjera pa autor. Bashkëpunimi institucional, shkëmbimi i informacionit dhe hetimet proaktive në veçanti, do të jenë edhe në të ardhmen kryefjala e përbashkët e Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, parandalimin e krimeve të rënda, hetimin e grumbullimin e provave për ngjarjet e vjetra pa autorë, si misioni kryesor i këtyre institucioneve për sigurimin e qetësisë publike në juridiksionin e qarkut të Elbasanit. Sfida jonë është besueshmëria e publikut. Jemi njerëz të së drejtës publike. Në vijim edhe të mesazhit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuar qytetarëve, për mbështjetje e bashkëpunim, konsiderojmë dhe i japim rëndësi komunikimit dhe marrëdhënies së sinqertë me publikun, si elementi kyç për realizmin e misionit të Policisë së Shtetit.
ELBASAN– 25 të arrestuar, dy të lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe një i implikuar, mes tyre zyrtarë burgjesh, të dënuar, biznesmenë e qytetarë...
TIRANË– Mesi i muajit shkurt do ta gjej kryeministrin Edi Rama në OKB nga ku do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e radhës të Këshillin të Sigurimit. ...
GREQI– Ka nisur studimi për linjën hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Mediat greke shkruajnë se kontrata për studimin e projektit është miratuar. Syn...
TIRANË– Partia Demokratike deklaron se kandidimi i Premtim Kryemadhi vërteton se mes ish-kryeministrit Sali Berisha, Presidentit Ilir Meta e kryemini...
TIRANË – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur draftin lidhur me përdorimin e qeseve plastike. Sipas këtij drafti, qeveria shqiptare parash...
TIRANË– Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ka treguar fazet që duhen ndjekur për të përzgjedhur një perspn që të bëhet bashkëpunëtor i drejt...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për qytetarët që zgjedhin mos të vaksinohen pasi mendojnë se vaksina kundër Covid-...