Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
VD- Pamjet nga pishina ku humbën jetën katër turistët rusë
20 Tetor 2021, 05:57Nga DOSJA
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë pishinën dimërore dhe ambientet e resortit “Gloria Palace” në Qerret, ku dhe u gjetën katër trupat e pajetë të katër turistëve rusë. Gazetari Blendi Fevziu i publikoi pamjet një natë më parë në emisionin “Opinion”. Aty shihen foto nga pishina ku familja Burenkova, Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partneri i saj, Nikita Belousov, humbën jetën.
“U deklaruan se ishin gjetur të vdekur brenda saunës së zonës SPA më pas rezultoi që nuk kishte asnjë lidhje. Kjo është SPA-ja që ndodhet në katin nëntokësor të një hoteli me 5 yje në zonën e Qerretit. Është pishina. Shiheni dhe madhësinë e saj, dhe sauna me zonën tjetër SPA. Sipas të dhënave që kemi tani, dy persona janë gjetur të vdekur në dy shezlongët këtu në cep, i treti në buzë të pishinës dhe i katërti në shezlongin përballë. Deklarimet e para edhe të punonjësve të hotelit ka pasur kontradikta. Pyetja e parë është se cili ishte profesioni i tyre, me se merreshin? Kush i kishte sjellë në Shqipëri dhe përse pati deklarata kontradiktore,”- tha Fevziu.
Trupat e katër turistëve rusë pritet të tërhiqen nga djali i familjes, i vetmi i mbijetuar, i cili ndodhej në Rusin ë momentin që ndodhi tragjedia. Përgjigjet përfundimtare nga Mjekësia Ligjore nuk kanë dalë ende por prokuroria po heton për vrasje.
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erjon Llapushi, i cili është shpallur në kërkim pasi vrau kamerierin Gazment Kurmaku në Elbasan, ka q...
ELBASAN– Policia ka ‘zgjuar’ Elbasanin gjatë natës së kaluar pasi janë ushtruar kontrolle në të gjithë qytetin. Mësohet se Policia e Elbasanit ka ngritur ...
TIRANË– Në 9 Shtator në emisionin “Stop” në Tv Klan është transmetuar rasti i investigimit në Memaliaj, për një ngacmim seksual të pretenduar në Qers...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të lajmeve për ditën e sotme. Dosja.al ka si lajm kryesor një raportim të Monitor mbi shpenzimet e qeverisë deri ...
SHQIPËRI– Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Një mot me diell do të na shoqërojë thuajse gjithë ditën.Sipas...
TIRANë– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto ku promovon produktet shqiptare. Në foto shfaqet një shportë ...