LIVE UPDATES
Bota

VD-Përgatitjet për zgjedhjet lokale në komunën e Mitrovicës së Jugut

13 Tetor 2021, 05:42 Nga DOSJA
VD-Përgatitjet për zgjedhjet lokale në komunën e

Mbi 78 mijë qytetarë të Mitrovicës së Jugut kanë të drejtë të hedhin votën e tyre për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë. Në luftë politike për këtë votë janë vënë tri partitë më të mëdha në vend, Lëvizja Vetëvendosje, e cila mban pushtetin aktualisht, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Organizatat e shoqërisë civile në Mitrovicë të Jugut thonë se premtimet e partive politike nuk pasqyrojnë nevojat reale të banorëve.

“Afër zgjedhjeve ekziston një momentum kur partitë politike premtojnë projekte megalomane, që i tejaklojnë linjat buxhetore. Por çfarë po më shqetëson këtu është se po premtohen dhe diskutohen ndërmjet kandidatëve për kryetar komune disa gjëra që nuk janë kompetenca që lidhen fare me komunën e Mitrovicës”, thotë analisti Besart Peci.

“Planet që i kam parë deri tani, ose planprogramet e kandidatëve që përfaqësojnë partitë politike, nuk kanë qenë të kapshme. Në një formë kanë qenë shumë të përgjithshme dhe gjithë çfarë ata tentojnë të bëjnë është të japin premtime megalomane duke mos u marrë me problemet specifike të cilat i kanë qytetarët e Mitrovicës”, thotë Nerimane Ferizi nga organizata Community Building Mitrovica.

Por, cilat janë sipas tyre problemet kryesore me të cilat përballen banorët e Mitrovicës?

“Disa nga problemet kryesore me të cilat përballet komuna e Mitrovicës këto katër vitet e fundit kanë të bëjnë kryesisht me menaxhimin apo keqmenaxhimin e buxhetit të komunës. Ka shumë planifikime buxhetore dhe ka shumë tejkalime buxhetore pra jashtë linjës e që janë aprovuar në kuvend në fillim të vitit buxhetor”, thotë zoti Peci.

“Së fundmi e kemi edhe borxhin dhe bllokimin e fondeve nga thesari i Kosovës e që kjo do t’i sjellë problem secilit që vjen në pushtet. Ndërsa unë nuk e kam parë asnjëherë deri tani ndonjë prej këtyre kandidatëve që i kemi duke folur se çfarë do të bëjë si fillim me këtë borxh, marrë parasysh se niveli komunal e ka një buxhet jo të mirë”, thotë zonja Ferizi.

Vet banorët thonë se hallin më të madh e kanë papunësinë dhe rrjedhimisht ikjen e të rinjëve.

“Papunësia është në nivel të lartë, mirëqenia sociale është shumë e ultë dhe presim që sadopak të ketë një mirëqenie sa më të mirë për qytetarët, rinia të gjejnë vende të punës, të zhvillohet qyteti dhe të ndalet emigrimi”, thotë Zenel Ferati.

“Besoj se mund të ketë ndonjë ndryshim, por shumë të paktë, ndryshime pozitive në realitet shumë pak besojmë se mund të ketë. Premtime ka sa të duash por 70 për qind boshe deri më tash”, thotë Behxhet Tahiri.

“Ardhmëria, çfarë mund të them? Ne e kemi hallin e fëmijëve tanë se ku po mbesin e si po mbesin.. a e shihni se për 100 vite Serbia nuk ka mundur ta shpërngul rininë tonë prej këtu dhe ja çfarë bënë njerëzit tanë. Po nëse i lëshojnë edhe pasaportat siç po thonë? Do të na marrë malli të shohim një të ri ose një të re këtu”, thotë Xhafer Islami.

Nerimane Ferizi nga Community Building Mitrovica thotë se udhëheqja e re që pritet të dalë nga këto zgjedhje duhet të krijoj mundësi për zhvillim ekonomik.

“Duhet të përqendrohen për të ndihmuar ndërmarrësit e rinj por edhe të krijojnë kushte për zhvillim ekonomik. Krahas kësaj të zhduket edhe nepotizmi që ka kapluar çdo institucion këtu”, thotë zonja Ferizi.

Ndërkaq analisti, Besart Peci, thotë se nuk duhet lënë anash edhe çështjet mjedisore.

“Kandidatët për kryetar nuk po merren shumë me çështjen e ambientit, e kanë lënë thuajse fare. Në komunë dy dikasteret që gjenerojnë më së shumti para janë drejtoria e urbanizmit dhe e financave. Mirëpo te drejtoria e urbanizmit kemi të bëjmë me lëshimin e shumë lejeve dhe shkatërrimin e shumë parqeve, hapësirave të gjelbra dhe ky është një problem që nuk po rregullohet tash e sa vjet. Shpresoj që edhe këtë mandat nuk vazhdon avazi i njejtë”, thotë ai.

Mitrovica e Jugut konsiderohet nga vëzhguesit si një nga komunat më të varfëra të Kosovës dhe kjo sipas ekspertëve është edhe pasojë e mungesës se investimeve për shkak të paqëndrueshmërisë politike.

Marre nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora mitrovice e jugut zgjedhje lokale zgjedhjet ne mitrovicen e jugut mitrovice e jugut zgjedhje lokale zgjedhjet ne mitrovicen e jugut

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri