LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Problemet në Kadastrën e Vlorës, Artan Lame: Situatën e ka marrë në kontroll drejtoria e Tiranës, kemi dërguar ekipe

23 Qershor 2020, 14:33 Nga DOSJA
VD/ Problemet në Kadastrën e Vlorës, Artan Lame: Situatën e

TIRANË- Qeveria ka nisur proçesin e regjistrimit të pronave në bregdetin jugor të Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që synohet të bëhet ky regjistrimi në këto zona, të njohura për konfliktet e pronësisë dhe problemet komplekse me zhvillimin e investimeve turistike. Sipas drejtuesve të Agjensisë së Kadastrës proçesi pritet të zhvillohet në disa faza dhe fillimi lidhet me mbledhjen e dokumentacionit nga vetë pronarët. Proçesi ka ngjallur reagimet e shoqatave të pronarëve, por edhe vetë banorëve.

Qeveria nisi proçesin e regjistrimit të pronave në bregdetin jugor nga Vlora në drejtim të Sarandës. Këto zona njihen për problematikat komplekse me çështjet e pronësisë, por edhe me ardhmërinë e investimeve të rëndësishme turistike. Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame thotë për Zërin e Amerikës se proçesi pritet të përballet me mjaft sfida.

I gjithë proçesi i regjistrimit të pronave në bregdet është një sfidë e madhe. Është një sfidë që shteti e ka humbur dy herë, deri tani. Pra, në të gjithë zonat kadastrale të Bregut që përfshin zonat nga Vlora në Sarandë është nisur dy herë pasi ka filluar që në vitin 1994. Të dy herët ka dështuar, një herë sepse filloi në mënyrë amatore dhe një herë tjetër sepse u la në mes. Kjo është hera e tretë”, thotë ai.

Zoti Lame thotë më tej se fazat e regjistrimit do të përfshijnë tetë zona kadastrale që përfshijnë zonën bregdetare ku ka filluar mbledhja e dokumentacionit.

Janë 8 zona kadastrale që përfshijnë gjithë fshatrat e Bregut, në të cilat ne kemi filluar prej rreth një muaji mbledhjen e dokumentacionit,takimet dhe informimin me publikun“, thotë ai.

Zoti Lame thotë se një nga sfidat është mosbesimi i vetë banorëve:

E them hapur, me siklet, por hapur ama, se ka shumë mosbesim se kanë kaluar 26 vjet që nuk përfundon proçesi, janë zhgënjyer të paktën dy herë deri tani nga shteti. Por kësaj i shërben edhe vatja jonë në terren, takimit me njerëzit për t`ua bërë të qartë që rrugë tjetër nuk ka”.

Proçesi thotë më tej zoti Lame po mbulohet nga Drejtoria Qëndrore e Kadastrës dhe jo Kadastra e Vlorës për shkak të problemeve që ka ky institucion.

Për shkak të problematikave që ka pasur dhe ka Kadastra e Vlorës ky proçes nuk po ndërmerret nga Kadastra e Vlorës por drejtoria qëndrore në Tiranë. Ekipet tona janë në terren prej një muaji Nga gjithë takimet që kemi bërë u kemi thënë njerëzve që keni një afat dy mujor ku do bëhen të gjitha matjet në terren”, thotë ai.

Ndërkohë, vetë banorët por edhe shoqatat e ish pronarëve e kanë pritur me mosbesim proçesin. Anëtari i Kryesisë së Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Gëzim Boçari thotë se regjistrimi i pronave në Shqipëri duhet të zbatojë detyrimet kushtetuese.

Të regjistrohen konform detyrimeve kushtetuese, pra konform Nenit 181 , prona të jetë e blerë e dhuruar ose e trashëguar. Aktet e pronësisë që janë në shkelje të këtyre parimeve nuk regjistrohen. Avokati i Shtetit i çon në gjykatë dhe i anullon , se s`mund ti anulojë me dëshirën e tij , ato që janë në përputhje me kushtetutën, regjistrohen”.

Zoti Boçari thotë më tej se regjistrimi pronës duhet të jetë me një standart për gjithë Shqipërinë dhe kjo zhduk edhe korrupsionin në drejtësi.

Prona duhet të jetë me një standart për regjistrimin për gjithë Shqipërinë, jo vetëm për jugun por edhe për veriun. Dhe kështu plotësohet një nga kushtet edhe për minoritetin, edhe për mazhorancën dhe futemi në Europë. Dhe kjo zhduk korrupsionin edhe në Drejtësi sepse shumica e gjyqeve janë për pronën, mbi 75 % e tyre. Burimi i korrupsionit është prona”, thotë zoti Boçari.

Zoti Boçari shpreh dyshimet e para që lidhen me fillimin e proçesit të regjistrimit në zonën bregdetare.

Ka për dyshime për deri sa thuhet “do të vendoset kjo”, “do regjistrohet ajo”, “kjo do legalizohet”. Të gjitha duhet të kalojnë në filtrat e Nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës. Por e ka marrë ai tjetri, ka 20 vite që e ka marrë por ai nuk quhet pronar, ai mund të kalojë përdorues. Pronari është ai që e ka pasur para vitit 45 dhe shteti i diktaturës ia mori për efekt të ligjeve të diktaturës së proletariatit, sepse prona private ishte shpallur “armik. Pra të drejtën e pronës e ka ai, nuk mund ta ketë shteti. Kryeministri, cilido qoftë, Edi Rama që është sot, ai që ka qenë dje, ai që do vijë, është administrator, nuk është pronar i Shqipërisë”, thotë ai.

Problemet e pronësisë shihen si mjaft komplekse, jo vetëm për banorët por edhe ardhmërinë turistike të zonës së bregdetit. Një seri investimesh ballafaqohen shpesh me konflikte pronësore, si me individë apo fshatra të tërë, ndërkohë që shumë prej tyre kanë vite që presin zgjidhje në gjykata.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame kadastra e vlores pronat ne bregdet artan lame kadastra e vlores pronat ne bregdet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet