Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, hetuesit marrin në pyetje mjekët, pritet ekspertiza
20 Janar 2022, 08:45Nga DOSJA
ELBASAN – Vdekja e një 3-vjeçareje ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka ngritur në këmbë hetuesit, të cilët për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kanë marrë në pyetje disa mjekë dhe një mjeke turni, në momentin kur fëmija është paraqitur në spital.
Hetuiesit janë përqendruar që tek dokumentimi i vizitës dhe mjekimi i parë që i është dhënë familjarëve për 3-vjeçaren. Po ashtu, po shikohet me vëmendje edhe zbatimi i protokollit mjekësore, që nga momenti i parë kur e vogla është paraqitur në urgjencën e qytetit.
Mjekët u shprehën se shkak i vdekjes së 3-vjeçares ishte Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake, megjithatë ekspertët janë në pritje të daljes së ekspertizës përfundimtare, e cila pritet të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së të voglës.
3-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë. Sipas mjekëve, e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë. Pas ekspertizës është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore. Mësohet se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët. Më herët, babai i vajzës tha për mediat para ambienteve të spitalit se e mitura kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.
MALI I ZI- Nuk dihet ende nëse propozimi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit malazez Dritan Abazoviç ka mbështetjen e duhur, ndërsa iniciativa e mosbe...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mblidhur ditën e sotme në dy seanca plenare. Telegrafi shkuan se seanca e parë ka nisur në orën 10:00 ku është...
BERAT – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat – Dimal, ku dy automjete, njëri prej të cilëve...
BERAT – Shkon në 6 numri i të plagorusve nga aksidenti i rëndë në aksin Berat – Dimal. Mësohet se njëri nga automjetet ka qenë autoshkollë.Mësohet se në B...
BERAT – Drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes Benz ML’, që u përfshi në nj aksident mesditën e sotme në aksin Berat – Dimal me një autoshkollë, është një emër i ...