LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, ISHP: Në 6 muaj 25 vdekje, shtrëngim masash për sigurinë

19 Gusht 2019, 12:49 Nga DOSJA
Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, ISHP: Në 6 muaj 25

TIRANË- Inspektoriati i Shtetëror i Punës ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve, të cilët u rrëzuan së bashku me skelën më 16 gusht  nga një pallat 13  katësh në Tiranë.

Në njoftimin e ISHP-thuhet pas inspektimeve të kryera tek firma “Syla” janë gjetur një sërë shkeljesh, ndërsa ndaj saj janë aplikuar edhe gjoba. Duke folur me shifra, përfaqësuesi i ISHP-së tregoi së në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar gjithsej 90 aksidente, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.

DEKLARATË E ISHP-së:

Inspektorati Punës, në zbatim të misionit të tij për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik potencial për aksident në punë, ka vlerësuar sektorin e ndërtimit, si një sektor me risk shumë të lartë në këtë drejtim.

Rasti i fundit i  aksidentit të ndodhur , si shkak i rënies së skelës në kantierin e ndërtimit të pallatit në rikonstruksion në Rr. Faik Konica,  me pasojë humbjen e jetës së 2 punëmarrësve, dhe plagosjen e katër të tjerëve, tregon se kontrollet duhet të intesifikohen më shumë, në sektorin e ndërtimit dhe jo vetëm, duke synuar  në rritjen e cilësisë së inspektimeve, me qëllim parandalimin dhe mosndodhjen në të ardhmen.

Subjektet Xhimi Tarushi dhe “Skela Syla” shpk , të cilët u përfshinë në këtë aksident në punë,  janë në proçes hetimi nga inspektorët e punës së Degës Rajonale Tiranë duke bashkëpunuar dhe me organet e Policisë, me rezultatet  e të cilit do ju bëjmë me dije në përfundim të këtij proçesi.

Deri tani, mund të ndajmë me ju informacionin për sa më poshtë:

?Subjekti “Xhimi Tarushi” , i regjistruar si person fizik me numër Nipti L61619004D, me adresë “Njësia Bashkiake Nr 5, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, ka filluar aktivitetin në datë 19.04.2016. Ky subjekt është në marrëdhënie kontraktuale me subjektin “Skela Syla” sh.p.k për rikonstruksionin e objektit, pallat banimi në Rr. Faik Konica, nga data 05.07.2019.

?Subjekti “Skela Syla”sh.p.k, me numër Nipti K81401024O, me adresë “Qendër Kamez, Tiranë, ka filluar aktivitetin në datë 01/02/2008.

Punëmarrësit e përfshirë në këtë aksident rezultojnë:

– Ergys Ibrahimi, i cili ka humbur jetën dhe Genci Bardhi i lënduar   janë punëmarrës të  subjektit “Xhimi Tarushi”.

– Orjan Kodra, që ka humbur jetën , Eugidius Lika, Behar Sadrija dhe Altin Marku të plagosur janë punëmarrës të subjektit “Skela Syla” Shpk

?Të gjithë punonjësit rezultojnë të deklaruar dhe të siguruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.

Nga historiku i inspektimeve pranë arkivës së ISHPSHSH-së nga viti 2015 rezulton se :

– Subjekti “Xhimi Tarushi”  nuk ka asnjë inspektim,  më parë nga inspektorët e punës.

Duke qënë se aktiviteti i subjektit  “Skela Syla”shpk, është kryesisht i përqëndruar në montimin dhe çmontimin e skelave që përdoren në ndërtim, ky subjekt punon në kantiere të lëvizhshme gjithmonë në dinamikë. Është inspektuar 16 herë nga ISHPSHSH-ja, nga të cilat 13 herë nga Dega Rajonale e ISHPSHSH-së Tiranë, 2 herë nga Dega Rajonale Durrës dhe 1 herë nga Dega Rajonale Kukës.

Subjektit i janë lënë  vazhdimisht për çështje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë detyra me afat për t’u realizuar dhe në një rast është vendosur gjobë me vlerë 100 000 lekë.

Nga të dhënat e ISHPSHSH-së për periudhën nga janari, deri tani për aksidentet në punë ju informojmë se:

– 99 raste aksidentesh të ndodhura në punë, me 88 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 25 me pasojë vdekjen janë rregjistruar pranë ISHPSHSH-së.

– 21 nga këto raste kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit me 19 punëmarrës gjithsej të aksidentuar nga të cilët 8 me pasojë vdekjen. 

Për hetimin e 99 rasteve të aksidenteve të ndodhura,  janë inspektuar 114 subjekte gjithsej , të cilët kanë qënë duke punuar, në kantierin ku kanë ndodhur këto aksidente.

Masa ligjore të marra në përfundim të hetimit të rasteve të mësipërme janë:

– 29 dënime administrative kryesore “Paralajmërim për sanksion”

– 34 dënim administrative gjobë me vlerë 2 240 000 lekë.

Jemi  të vendosur, për realizimin e objektivave që si Institucion i kemi vënë vetes, për të ndikuar në ndryshimin e situatës në raport me zbatimin e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë , si dhe për arritjen e një qëllimi madhor që është jeta dhe mbrojtja e punëmarrësve.

Për këtë po propozojmë,  një paketë për ndërhyrje në kuadrin ligjor, duke synuar një zbatueshmëri më me efikasitet të legjislacionit të punës,  duke evidentuar të gjithë konstatimet e hasura gjatë punës në hetimin e aksidenteve në punë.

Duke mospatur qëllim në vetvete sanksionin e subjekteve, por përmirësimin e situatës përmes informimit, këshillimit të subjekteve, ju bëjmë apel të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me rigorozitet ligjin për sigurinë dhë shëndetin në punë të punëmarrësve të tyre. Nga ana jonë si inspektorat nuk do të tolerohet asnjë subjekt që do të konstatohet në shkelje të ligjit, pasi vë në rrezik jetën dhe sigurinë e tyre.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ishp reagon ishp rrezohet skela vdekja e dy punetoreve ne tirane ishp reagon ishp rrezohet skela vdekja e dy punetoreve ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet