LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e mistershme e Kosta Trebickës/ Çfarë e detyroi të anulonte takimet e biznesit dhe të shkonte i vetëm për gjueti,

10 Mars 2021, 09:18 Nga DOSJA
Vdekja e mistershme e Kosta Trebickës/ Çfarë e detyroi të

Kosta Trebicka ishte dëshmitari kyç që zbardhi trafikun e municioneve drejt Afganistanit dhe nxorri zbuluar pushtetarët e korruptuar. Papritur, ai u gjet i vdekur. Çuditërisht, grupi hetimor i fokuson veprimet vetëm në pistën e aksidentit, pavarësisht se ai ishte kërcënuar pas denoncimit të aferës së fishekëve. Shumë momente kanë mbetur të pasqaruara dhe lënë ende hije të forta dyshimi mbi atë që i ndodhi biznesmenit 50-vjeçar.

Ishte data 11 Shtator. Kosta Trebicka kishte drekuar në vilën e tij në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në Tiranë. Rreth orës 15:20 minuta, del nga banesa me mjetin Nisan Patrol me Targa TR 8843 J siç konfirmon Genci Belba, roja i vilës.
Në Elbasan, 50-vjeçari bën një ndalesë pune. Destinacioni i tij ishte Leskoviku ku e priste një tjetër takim biznesi, siç ka dëshmuar bashkëshortja Brunela Trebicka.

“Me sa di unë ai do të shkonte në Leskovik për të takuar disa miq dhe do të dilte për gjueti. Rrugës ai ka ndaluar në qytetin e Elbasanit dhe ka qëndruar nja 2-3 orë. Ai është larguar vetëm me makinën e tij” u shpreh Brunela Trebicka, bashkëshortja e Kosta Trebickës. Rreth orës 19:30, ai qëndron për kafe në hotelin e mikut të tij Genci Sulejmani.

“Më tha se do shkonte në Leskovik se atje më presin dy shokë të mitë pa përmendur emrat e tyre si dhe nuk tregoi se nga ishin. Ai më tha se në
Leskovik do të shkonte për të parë një vend në mal ku ishte me gurë dekorativë dhe më pas ata do ti çonte në Greqi” u shpreh Genc Sulejmani, mik i Kosta Trebickës

Dëshmia e Sulejamint është mbështetur edhe nga Ervin Mici që ndodhej së bashku me ta. Nëse kryqëzon dëshmitë, kuptohet se qëllimi parësor i udhëtimit të Trebickës nuk ishte gjuetia, por takimet e biznesit.
“Në bisedë e sipër unë e kam pyetur që a do të dalësh për gjah, ai më tha jo. Më pas unë i thashë që zagarin pse e ke marë. Ai më tha që e mora se e nxjerr nga pak se në shtëpi e mbaj mbyllur. Me sa mësova, zagarit i thërriste me emrin Xhina” u shpreh Genc Sulejmani, mik i Kosta Trebickës

Sot e kësaj dite nuk dihet se cilët ishin personat që ai do takonte në Leskovik. Kurrë nuk u kuptua se kush ia ndryshoi planet Trebickës. Ai nuk shkoi në Leskovik por vijoi rrugën drejt Voskopojës. Në orën 21:30 minuta parkoi fuoristradën te hotel Akademia. Aty, ka kërkuar nga banakieri Joland Laloti një dhomë për të kaluar natën. Trebicka ishte mjaft i kujdesshëm në çdo hap. Në regjistrin e klientëve në hotel regjistrohet me emrin Artan.

“Ndoshta nuk ka dashur që të identifikohej për hir të idesë që ishte rreizkuar për hir të deklairmeve dhe nuk kishte pse linte gjurmë që jam filani, me sa di shkonte shgpesh gjuante dhe mbase ka qenë masë mbrojtëse që kudërshtarët, ata që mendonte se e kërcënonin mos dinin se frekuentonte këtë vend” u shpreh Shkëlqim Hajdari, Ish-kryeprokuror i Apelit Tiranë.

“Sigurisht që i futur në një lojë kaq të madhe kishte frikë, ndjente frikë” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Pasi konsumoi darkën në restorantin e hotelit, Trebicka iu drejtua dhomës me numër 107 ku kaloi natën. Në telefonatën që pati me bashkëshorten, ai i tha se herët në mëngjes do të nisej për gjueti. Stafi i hotelit ka konfirmuar se Kosta ishte i vetëm në dhomë.
Në kqyrjen e dhomës 107 nga prokurorët, nuk u zbulua asgjë e dyshimtë, veç disa sendeve personale të Trebickës. Nuk kishte as një gjurmë të ndonjë tentativë për tu futur me forcë në dhomë nga dikush. Është pikërisht kjo dhomë ku ka qëndruar Trebicka, natën e fundit të jetës së tij. Në orën 05:30 të datës 12 Shtator, roja i hotelit Jorgo Çelniku ka parë fuoristradën e Kostës të dalë nga parkimi. Në orën 06:30 minuta, Xhipi i kuq, model kabriole, është parë nga Mentor Islami në vendin e quajtur “Repertitori” në zonat e thella të Lekasit.

Marre nga Top Channel

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e kosta trebickes vrasja e kosta trebickes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet