LIVE UPDATES
Politike

Incidenti i Bashës në QS, Veliaj: S’mund të futet njeri pa leje, po sikur të hyjnë persona të rrezikshëm? S’i kemi rr

5 Shkurt 2020, 17:10 Nga DOSJA
Incidenti i Bashës në QS, Veliaj: S’mund të futet njeri pa

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me incidentin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u ndalua që të shkonte të vizitonte disa studentë në Qytetin Studenti. Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj është shprehur se në konvikte nuk duhet që askush të futet pa leje pasi mund të përfitojnë edhe persona të rrezikshëm.

“Për çfarë futesh me dhunë në konvikt? E para e punës, jo, s’ke të drejtë, se po ashtu i bie që çdo lac, çdo rrugaç, çdo trafikant, të futet dhe shkon te secila dhomë gocash, për qefin e vet. “Unë jam lideri i opozitës”. E çfarë pastaj? Po kur vjen laci i radhës edhe futet nëpër konvikte, domethënë një njeri që nuk njeh autoritetin e shkollës, zihet me pastrueset e konvikteve, edhe me recepsionistën. Kush është student dhe ka qenë në konvikte e di fare mirë se ai rregull është vendosur për të ruajtur integritetin sidomos në vajzave në ato konvikte”, tha Veliaj.

Më tej në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës ka pranuar se edhe pse e premtoi pas protestës së studentëve, sërish nuk i ka përfunduar së ndërtuari të gjitha Godinat në QS. Megjithatë Veliaj është justifikuar me faktin që as Basha kur ishte kryebashkiak nuk “vuri dorë” në asnjë godinë të QS-së. 

 “Pyetja është: Kishe 4 vite si nuk bëre një konvikt? Nuk i kemi bërë të gjitha, po 22 i kemi bërë. 4 që kanë mbetur ishte premtim i mbajtur, i kancelares Merkel kur erdhi dhe takoi kryeministrin Rama, dhe i tha do bëj 4 konvikte te Inxhinieria, që i ka bërë KfV-ja, ka dhe 4 tek Qyteti Studenti. Po të futet Bashkia dhe t’i bëjë vjen figuranti që kishte te video e KLSH-së dhe thotë a ke shkelur, këto do t’i bëjë KfV-ja, pse po i bën Bashia, harxhon dy herë lekë. Pavarësisht se ne i bëjmë me donacion. Vajtëm i bëmë donacinonet, thanë kush janë këta donatorë që bëjnë konvikte. Keq kur i bëjmë konviktet, keq kur nuk i bëjmë. Tani keq kur i bëjmë me para të taksapaguesve, keq kur i themi dikujt tani po ke marrë një punë në bashki, shko bëj një konvikt, një kopsht, një çerdhe, siç shumë prej jush jeni angazhuar në sponsorizimin qoftë të shtëpive për tërmetin, që një pjesë e madhe e juaja kanë pasur një preokupim të veçantë”, tha Veliaj.

Pasditen e djeshme, kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar ambientet e godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti. Pas vizitës, bashkia Tiranë e ka denoncuar për dhunë, Bashën dhe 4 shoqëruesit, me pretendimin se kanë shtyrë recepsionisten e Godinës së konviktit. Me ironi, Bashkia krahasoi Bashën me një këngëtar që së fundmi ka nisur të xhirojë klipe nëpër Tiranë duke iu referuar takimeve të kryedemokratit, ndërsa nuk vonoi as reagimi i djeshëm i PD, që hidhte poshtë këtë pretendim të Bashkisë.  E kaq ka mjaftuar që vonë në mbrëmje, Bashkia të zbardhte për mediat, edhe procesverbalin që punonjësja e konviktit kishte firmosur në prokurori. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu demokrat Lulzim Basha e ka shtyrë më dhunë teksa ngjitej për në katin e dytë, por kjo akuzë është mohuar nga Basha sot.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne qytet studenti erion veliaj lulzim basha basha ne qytet studenti erion veliaj lulzim basha

Sondazh

Poll
Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron