Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë, Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar nga shkollat, transporti publik etj.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën, ndërsa lajmëroi se krahas çerdheve dhe kopshteve, ka nisur edhe dezinfektimi i autobusëve urbanë. “Kemi filluar të marrim disa masa sa i takon edhe transportit publik. Po dezinfektojmë rrugët dhe autobusët, megjithatë më lejoni të sqaroj diçka: Njeriun nuk e infekton as rruga, as autobusi, por njeriu infekton njeriun. Këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale është ABC-ja e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në Tiranë. Ne po bëjmë dezinfektimin e rrugëve, e autobusëve, po një këshillë që vlen për të gjithë është ose të ecim, ose të përdorim biçikletën”, tha ai.
Duke u ndalur tek konviktet, Veliaj lajmëroi pezullimin e përkohshëm të konvikteve gjer në rifillimin e mësimit. “Ka lindur nevoja që të shpjegoj një rregull që vlen si për shkollat, kopshtet e çerdhet, po ashtu edhe për konviktet. U kërkoj drejtoreshave të konvikteve që të komunikojnë se konviktet nuk do të funksionojnë. Pra, do të aplikojnë udhëzimin e qeverisë dhe urdhërin e Bashkisë së Tiranës për t’i mbyllur deri në datën 3 prill”, deklaroi ai.
Kreu i Bashkisë u shpreh se masa të forta do të merren edhe për celebrimet, ku përveç çiftit dhe dëshmitarëve të nevojshëm që kërkon ligji, nuk do të lejohen të tjerët. “Kam dhënë një porosi që në të 27 njësitë tona, përveç çifteve që detyrimisht duhet të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt familjarësh, kushërinj, dasmorësh, të ruhet për një moment tjetër. Nuk është ky momenti”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se në bashkëpunim dhe me komunitetet fetare do të ketë masa edhe për shërbesat. Lidhur me ceremonitë mortore, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kufizime, veçanërisht të ritit të dhënies së dorës.
“Ka disa aktivitete që tipikisht menaxhohen nga Bashkia e Tiranës siç janë shërbimet funerale. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë, bëjmë për njëri-tjetrin. Duke qenë se jemi në një situatë emergjente, duhet të shmangim zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të gjejmë mënyra të tjera për të shprehur keqardhjen. Do të duhet që në çdo shërbim funeral, si në Sharrë, edhe në Tufinë, të këshillojmë familjarët që ky nuk është momenti për të bërë ritualin e dhënies së dorës”, sqaroi më tej kreu i Bashkisë Tiranë.
Deklarata e Veliajt vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Si mund të përgatiteni më së miri për javë të tëra qëndrimi në shtëpi nga koronavirusi? Më poshtë janë disa këshilla nga ata që tashmë e kanë kalua...
TIRANË- Policia ka finalizuar sot një operacion të koduar “Besa 2018”, ku ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Në një nj...
Një një situatë kur Shqipëria tashmë është alarmuar dhe instutucionet arsimore janë mbyllur për shkak se janë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me korona...
TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, një person me iniciale...
DIBËR- Zyrtarizimi i dy rasteve në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intenisifikohen kontrollet e pe...
TIRANË- Një nga masat parandaluese për të kufizuar përhapjen e COVID 19 që sot autoritetet i mëshojnë më shumë është vetëkarantinimi. Por a janë njerëzit a...
TIRANË– Policia Bashkiake u ka marrë disa anëtarëve të komunitetit rom në Tiranë, thesin me shishe bosh që kishin mbledhur. Në videon e mëposhtme shihet te...
TIRANË- Duke qenë se çdo ditë njerëzit janë në marrëdhënie pune, është e nevojshme të dimë si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet, k...
TIRANË– Koronavirusi po vijon të përhapet në të gjithë globin, prandaj për të parandaluar sa më shumë infektimin nga ky virus, duhet të ndiqni rregullat ba...
TIRANË- Një 50 -vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore. Policia njoft...