LIVE UPDATES
Aktualitet

I përhapur në mbarë botën/ Gjithçka që duhet të dini për koronavirusin

9 Mars 2020, 14:38 Nga DOSJA
I përhapur në mbarë botën/ Gjithçka që duhet

TIRANË– Koronavirusi po vijon të përhapet në të gjithë globin, prandaj për të parandaluar sa më shumë infektimin nga ky virus, duhet të ndiqni rregullat bazë të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Çfarë është koronavirusi?

Koronavirusi përfshihet në familjen e viruseve të quajtur “kurorë” për shkak të imazhit të tyre nga laboratorët, tha Dr. Mark Rupp, një ekspert i sëmundjes infektive në Universitetin e Nebraska.

Sa i rrezikshëm është koronavirusi?

Shumica e koronavirusëve shkaktojnë simptoma të lehta nga të cilat pacientët shërohen lehtësisht.

Kur nisi shpërthimi?

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit në Kinë thotë se filloi të marrë raporte në fund të dhjetorit për një virus misterioz pas një numri rastesh pneumonie në Wuhan, një qytet në Kinën lindore me një popullsi prej afro 11 milion njerëz.

Si transmetohet koronavirusi?

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), koronaviruset janë të zakonshme  tek devetë, bagëtitë, macet dhe lakuriqët e natës. Transmetimet nga personi në person mendohet se ndodhin kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, të ngjashme me mënyrën se si përhapet gripi dhe patogjenët e tjerë të frymëmarrjes.

Sa shpesh janë shtruar njerëzit në spital për koronavirusin?

Rreziku i kontraktimit të koronavirusit mbetet i ulët për shumicën e amerikanëve, tha Gjenerali i SHBA Kirurgu Dr. Jerome Adams.

Si mund të mbroheni nga infektimi i virusit?

Ju mund të mbroheni nga koronaviruset duke ndjekur praktikat themelore të OBSH.

Sa kohë mund të mbijetojë në sipërfaqe?

Koronavirusi mund të jetë në gjendje të jetojë në sipërfaqe, domethënë metali, qelqi ose plastika, jeton deri në nëntë ditë.

A po i lani duart saktë?

Ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme për tu ndjekur kur bëhet fjalë për larjen e duarve tuaja, përfshirë edhe për sa kohë ju duhet t’i mbani ato nën ujë të rrjedhshëm.

A ndihmon higjenizuesi për larjen e duarëve?

Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, higjenizuesi i duarve është alternativa tjetër më e mirë,  domethënë nëse përmban të paktën 60 përqind alkool.

A ju ndihmojnë maskat në fytyrë?

“Maska kirurgjikale nuk do të parandalojë marrjen e sëmundjes.”- ka thënë Dr. William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt dhe drejtori mjekësor i Fondacionit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Kush rrezikohet më shumë?

Të rinjtë, qytetarët e moshuar dhe ata me mungesë imune mund të kenë një reagim akut nëse i ekspozohen virusit.

A ndikon tek gratë shtatzëna?

Agjensia e shëndetësisë tha se ndërkohë që rreziku për publikun amerikan mbetet i ulët në këtë kohë, gratë shtatzëna duhet të vazhdojnë të përfshihen në veprime të zakonshme parandaluese për të shmangur infeksionin, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit që janë të sëmurë.

Si kujdeseni për një të afërm që është infektuar?

Edhe nëse pacienti rezulotn me test pozitiv, mund të konsiderohet e sigurt që të vazhdoni t’i përkrahni ato me disa masa paraprake shtesë.

Si ta testoni se jeni infektaur?

Para se të testohen për virusin vdekjeprurës, pacientët duhet së pari t’u  përgjigjen një sërë pyetjesh.

A ka një kurë?

Agjensitë shëndetësore rekomandojnë që pacientët të marrin kujdes mbështetës për të lehtësuar simptomat e koronavirusit.

Mund ta merrni përmes pakove në postë?

Kirurgu i përgjithshëm Jerome Adams tha: Tani nuk ka asnjë provë që koronavirusi të mund të përhapet me postë.

A mund të udhëtoni gjatë kohës që ka shpërthyer koronavirusi?

Ndërsa rreziku i koronavirusit rritet globalisht, të qenit i zgjuar për planifikimin e udhëtimit do t’ju ndihmojë të qëndroni të sigurt.

Si krahasohet koronavirusi me viruset e tjera?

SARS dhe MERS erdhën nga kafshët, dhe ky virus kinez me siguri ka lindur nga kafshët, pavarësisht shumë teorive të publikuara për koronaviruisn.

A është sëmundja e koronavirusit X?

Koronavirusi ka bërë që një ekspert të thotë se i përshtatet kritereve për “Sëmundjen X”, një mbajtës i caktuar në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të sëmundjeve që kanë potencial të arrijnë nivelet ndërkombëtare të epidemive.

A do të qëndrojë shumë gjatë koronavirusi?

Doktor Robert Redfield, drejtori i CDC, tha që virusi me siguri do të zhduket  pas këtij  sezoni.

Coronavirus/ Çfarë duhet të dini për sëmundjen misterioze

Koronavirusi përfshihet në familjen e viruseve të quajtur “kurorë” për shkak të imazhit të tij nga laboratorët, tha Dr. Mark Rupp, një ekspert i sëmundjes infektive në Universitetin e Nebraska Qendra Mjekësore.

Ka shumë lloje dhe disa janë të njohura që infektojnë njerëzit. Disa shkaktojnë ftohje dhe sëmundje të frymëmarrjes, ndërsa të tjerët kanë evoluar në sëmundje të tilla si SARS dhe  MERS.

“SARS u përhap në Kinë dhe infektoi rreth 8,000 njerëz gjatë viteve 2002-2003. Përafërsisht 770 njerëz vdiqën pasi u përhap në qytete dhe vende të tjera. Ky është lloji i tretë i koronavirusit të ri që ne jemi duke përjetuar, si një virus me atë që mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes.”– tha Rupp.

Në disa raste të rralla, virusi mund të transmetohet nga kafshët te njerëzit, por zakonisht transferohet gjatë kontaktit mes njerëzve.

Sa i rrezikshëm është koronavirusi?

Koronavirusi ose virusi që njihet si COVID-19, shpërtheu në një treg kafshësh dhe ushqimesh deti në qytetin e Wuhan dhe që prej asaj kohe është përhapur në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Tani sëmundja thuhet se është e transferueshme mes njerëzve.

Ndërsa lajmet për përhapjen e virusit dhe numri i vdekjeve nisi të rritet, shumica e njerëzve ka nisur  të pyes se sa i rrezikshëm është virusi. Shumica e koronaviruseve shkaktojnë simptoma të lehta, siç është ftohja e zakonshme nga e cila pacientët shërohen lehtësisht. Lloje të tjera të virusit,  të SARS dhe MERS  mund të shkaktojnë pneumoni dhe vdekje të mundshme.

SARS vrau 770 nga 8,000 njerëz të infektuar në 2002-2003. MERS vrau rreth tre ose katër nga çdo 10 njerëz të infektuar, thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes (koronaviruset njerëzore kalohen përmes kollitjes dhe teshtitmës, kontaktit të ngushtë personal, prekjes së objekteve dhe prekjen e gojës, hundës ose syve para se të lani duart

Si ndryshon koronavirusi nga gripi: Simptomat për t’u dalluar 

Zyrtarët po i kërkojnë çdo kujt që ka këto simptoma të mundshme të koronavirusit, që të kontaktojë ofruesit e kujdesit shëndetësor për të pyetur për hapat e ardhshëm dhe testimin e mundshëm, por me miliona të infektuar nga virusi në SHBA,  shumë veta po pyesin se të kuptojmë ndryshimin mes gripit të zakonshëm dhe koronavirusit.

“Ekzistojnë aq shumë mbivendosje në simptoma mes gripit dhe COVID-19, por ekzistojnë disa dallime dalluese,” tha Dr. Caesar Djavaherian, bashkëthemelues i Carbon Health, për Fox News.

 “Gripi ka tendencë të shkaktojë më shumë dhimbje në trup dhe virusi COVID-19 ka tendencë të shkaktojë më ndjesi sikur ke ftohtje të zakonshëm me ethe, kollë dhe diarre. Sidoqoftë, në një pjesë të vogël të popullatës me COVID-19, simptomat përparojnë në dëmtimin e veshkave dhe problemet me frymëmarrjen. “-përfundoi ai.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarëve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditursi vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

Burimi: foxnews 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote rregullat per koronavirusin koronavirusi ne bote rregullat per koronavirusin

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale