Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një një situatë kur Shqipëria tashmë është alarmuar dhe instutucionet arsimore janë mbyllur për shkak se janë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me koronavirus, gjëja më e rëndësishme është të mbroni veten si dhe mos të bini pre e mashtimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.
Media e njohur prestigjioze BBC, ka publikuar ditën e sotme një artikull lidhur me këshillat e rreme shëndetësore të cilave nuk duhet t’u besojmë, pasi janë të paverifikuara shkencërisht.
HUDHRA
Shumë shkrime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike, por nuk ka asnjë provë që ngrënia e hudhrës mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi.
MINERALET E MREKULLISË
Jordan Sather, i cili ka mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, ka pretenduar se një shtesë e mrekullueshme minerale, e quajtur MMS, mund të largojë koronavirusin.
Sipas tij, ai përmban dioksid klori, si një agjent zbardhues. FDA thotë se nuk është në dijeni të ndonjë studimi që tregon se këto produkte janë të sigurta ose të efektshme për trajtimin e ndonjë sëmundjeje.
DEZINFEKTUES I BËRË VETË
Ka pasur shumë raportime për mungesat e dezinfektuesve të duarve, pasi larja e duarve është një mënyrë kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit. Raportimet për mungesat shfaqeshin në Itali, filluan të dilnin nëpër media sociale edhe receta për dezifektantë të bërë në shtëpi. Por këto receta, siç theksuan shkencëtarët, nuk ishin të përshtatshme për t’u përdorur në lëkurë.
ARGJEND I LËNGSHËM
Përdorimi i argjendit të koloidal ( grimca e vogël e metalit ne gjendje të lëngshme ) u promovua në emisionin televiziv të Jim Bakkerit. Një i ftuar në shfaqje pretendoi se kjo mënyrë vret disa lloje të Coronavirusit brenda 12 orësh, ndërsa pranoi tha se ende nuk ishte testuar me COVID-19. Autoritetet shëndetësore të SHBA thonë se, ndryshe nga hekuri ose zinku, argjendi nuk është një metal që ka ndonjë funksion në trupin e njeriut.
PIRJA E UJIT ÇDO 15 MINUTA
Një shkrim në fb citon një “mjek japonez” që rekomandon ujë të pijshëm çdo 15 minuta për të hequr çdo virus që mund të ketë hyrë në gojë. Një version i tillë në gjuhën arabe është ndarë më shumë se 250 mijë herë. Universiteti i Oksfordit thotë se nuk ka asnjë mekanizëm biologjik që do të mbështeste këtë ide. Sidoqoftë, pirja e ujit dhe qëndrimi i hidratuar në përgjithësi është këshillë e mirë mjekësore.
UJI I NXEHTË DHE AKULLORJA
Ka variante që sugjerojnë që nxehtësia vret virusin, nga rekomandimi i pirjes së ujit të nxehtë deri tek banjat e nxehta ose përdorimi i tharëseve të flokëve. Një shkrim, i kopjuar dhe i ndarë nga dhjetëra përdorues të medieve sociale në vende të ndryshme- që i atribuohen gabimisht UNICEF- pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do vrasë virusin, kurse akullorja duhet të shmanget. Charlotte Gornitzka, e cila punon për UNICEF thotë se kemi të bëjmë me një mesazh të gabuar.
Marrë nga BBC
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, një person me iniciale...
DIBËR- Zyrtarizimi i dy rasteve në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intenisifikohen kontrollet e pe...
TIRANË- Një nga masat parandaluese për të kufizuar përhapjen e COVID 19 që sot autoritetet i mëshojnë më shumë është vetëkarantinimi. Por a janë njerëzit a...
TIRANË– Policia Bashkiake u ka marrë disa anëtarëve të komunitetit rom në Tiranë, thesin me shishe bosh që kishin mbledhur. Në videon e mëposhtme shihet te...
TIRANË- Duke qenë se çdo ditë njerëzit janë në marrëdhënie pune, është e nevojshme të dimë si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet, k...
TIRANË– Koronavirusi po vijon të përhapet në të gjithë globin, prandaj për të parandaluar sa më shumë infektimin nga ky virus, duhet të ndiqni rregullat ba...
TIRANË- Një 50 -vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore. Policia njoft...
TIRANË– Në vijim të masave të marra nga MSHMS për parandalimin e koronvirusit, ditën e sotme specialistët e ISHP kanë nisur dezifektimin e ambienteve ku ka...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, F. D. (K.), 32 vjeç, A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi kanë rrëmbyer dhe dhunuar ...
TIRANË- Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve është liruar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sipas informa...