LIVE UPDATES
Politike

“Veliaj vjedh qytetarët”/ PD denoncon: Rindërtimi i shkollave në Tiranë kushton 4-fish më shtrenjtë se në vendet e BE

28 Gusht 2020, 10:15 Nga DOSJA

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nëpërmjet një deklarate për mediet ka denoncuar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vjedh fondet nëpërmjet rindërtimit të shkollave. Sipas Zhupës, shkollat në Tiranë kushtojnë 4-fish më të shtrenjta se standardi europian.

“E bukura është që vetë Bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në Prill, parashikonte që me 10 milionë Euro të ndërtonte 8 shkolla. Me tenderin e ribërë në Gusht parashikon që me 30 milionë Euro të bëjë 14 shkolla.”, shprehet Zhupa.

Deklarata e plotë:

Bashkia e Tiranës po na vjedh përsëri edhe me tenderat e rindërtimit të shkollave e Tiranës. Erjon veliaj ka tenderuar 30 milionë Euro për të ndëetuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre europiane, tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore. Konkretisht duke iu referuar të dhënave që japin Agjensia e Prokurimit Publik dhe institucionet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë fonde për të rindërtuar shkolla, ne vëmë re që kostoja e Bashkisë Tiranë është tre apo katër fishuar nga kosto që paraqet BE.

Me fondet e BE-së me 158 milionë Euro ndërtohen 22 shkolla, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me 34 milionë Euro po ndërtohen 45 shkolla.

E bukura është që vetë Bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në Prill, parashikonte që me 10 milionë Euro të ndërtonte 8 shkolla. Me tenderin e ribërë në Gusht parashikon që me 30 milionë Euro të bëjë 14 shkolla.

Konkretisht çfarë do të thotë që BE, një shkollë me standardet europiane e ndërton me 6810 mijë Euro, një shkollë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, po me standarde europiane e ndërton me 760 mijë Euro, ndërsa Bashkia e Tiranës e ndërton sot një shkollë me 2.2 milionë Euro duke tejkaluar edhe veten katër muaj më parë që thoshte që mund ta ndërtojë me 1.3 milionë Euro.

Ka tre apo katër fishuar paratë që paguhen nga taksapaguesit e Tiranës për të ndërtuar shkollat që u shkatërruan nga tërmeti.

Ky është skandali i rindërtimit me shkollat e Tiranës, ku përfitojnë nga fatkeqësia që u ra qytetarëve të Tiranës, nxënësve të Tiranës, prindërve të Tiranës, për të vjedhur sa më shumë para nga fondet e rindërtimit. Kjo është arsyeja se përse vonohet procesi i rindërtimit sepse i shtyjnë tenderat pa fund derisa të arrijnë që të marrin maksimumin e vjedhjes me kostot më të larta që nuk i ka parë as BE. ky është i njëjti model i rilindjes, është modeli me të cilën ata bëjnë edhe rrugët. Po të shikosh rrugët, parashikimet se sa janë fondet për të ndërtuar km katror është e njëjta skemë.

3 apo 4 fish më të mëdha se sa ato të BE-së. Por ndërkohë që Veliaj dhe Rama mendojnë të vjedhin, qeveria dhe Bashkia mendojnë si të përfitojnë nga fonder e rindërtimit, në Tiranë janë 13 mijë fëmijë të cilët duan të dinë se ku do të shkojnë, nuk kanë kushtet e tyre maksimale të sigurisë, ndërkohë që përballen me Covid-19.

Ne e dimë që klasat në Tiranë edhe para se të ndodhte tërmeti ishin të mbipopulluara, që kishte mungesë të ujit nëpër tualete, nuk kishte kushte maksimale për të garantuar siguri për shëndetin dhe për mirëqënien e fëmijëve tanë.

Tani imagjinoni në kushtet kur shumë nga shkollat janë shëmbur dhe numri i nxënësve është rritur që duhet të frekuentojnë të njëjtat shkolla në Tiranë.

Mbipopullimi është një problem i madh që nuk kam lidhje me atë që thotë Ministria e Shëndetësisë dhe protokolli i Covid 19, distancën sociale, si do të ruhet distanca në klasat e mbipopulluara të Tiranës? Erjon Veliaj dhe Besa Shahini prej tre javësh para se të nisë viti i ri shkollor nuk kanë marrë asnjë masë për shkollat e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë masë për shëndetin e fëmijëve të Tiranës, përkundrazi bëjnë çështë e mundur që të vjedhin sa më shumë nga fondet e Rindërtimit të shkollave të fëmijëve të Tiranës. E gjithë vëmendja është përqëndruar se si të vidhet sa më shumë nga fondet e rindërtimit dhe jo standardet që duhet të plotësojnë dhe mekanizmat që duhet të ndërtojnë për të siguruar fëmijët tanë një shkollim cilësor dhe që nuk e cënon shëndetin e tyre nga Covid-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ina zhupa ina zhupa


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit