LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja e detit me Greqinë, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë zbulon hilen në deklaratat e Ramës dhe Cakajt

27 Gusht 2020, 17:37 Nga DOSJA
Marrëveshja e detit me Greqinë, kreu i Vetëvendosjes në

TIRANË -Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin. Në një postim në Facebook, Abazi ka zbuluar sipas tij hilenë që qëndron që deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, se Greqia ka të drejtë të zgjerohet në detin Jon, ashtu si ka bërë Shqipëria në vitin 1990.

Sipas Abazit, ishulli i Otonit në veri të arqipelagut të Korfuzit, është në një situatë krejt ndryshe nga ishulli i Sazanit në detin Adriatik. Më tej ai akuzon Ramën dhe Cakajn, se po barazojnë të drejtat detare të dheut kontinental shqiptar me ato të ishujve grekë të arqipelagut të Korfuzit, duke sjellë rrezikun e zvogëlimit të ujërave territorialë shqiptarë dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike, të Shqipërisë.

Reagimi i plotë

Edi Rama dhe Gent Cakaj u deklaruan sot publikisht duke thënë se Greqia ka të drejtë të zgjerohet tani në Detin Jon me 12 milje sepse edhe Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990, duke e depozituar zgjerimin në OKB. Ku qëndron hileja në dëm të interesave kombëtare në këto dy deklarata?

1. Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj për të zgjeruar kufijtë detarë 12 milje në vitin 1990, duke e depozituar këtë akt në OKB (shiko dokumentin bashkëngjitur) nisur nga vija bregdetare e dheut kontinental shqiptar dhe nga ishulli i Sazanit. Ishulli i Sazanit ka përballë në lindje dheun kontinental shqiptar, dhe larg në perëndim ka Italinë. Nuk ka formacione gjeografike të shteteve të tjera mes ishullit të Sazanit dhe dheut kontinental shqiptar, apo mes ishullit të Sazanit dhe Italisë. Për më tepër, ishulli i Sazanit ndodhet në kufirin jugor të Detit Adriatik.

2. Ishulli grek thuajse i pabanuar i Otonit, në veri të ishujve të arqipelagut të Korfuzit në Detin Jon, nuk lidhet me dheun kontinental grek, por ka përballë në lindje dheun kontinental shqiptar dhe larg në perëndim Italinë. Otoni ne Detin Jon është në një situatë krejt ndryshe nga Sazani në Detin Adriatik. Prandaj, për ishuj si Otoni nuk mund të ketë zgjerim automatik me 12 milje, por nevojiten negociata. Arqipelagu i Korfuzit dhe ishulli i Otonit, me pretendimin për zgjerim 12 milje në Detin Jon, po trajtohen deklarativisht nga Greqia sikur të kishin fuqi të plota për zgjerim kufijsh detarë dhe zona ekonomike të barabarta me dheun kontinental shqiptar.

3. Rama dhe Cakaj, me deklaratat e tyre indirekt po barazojnë të drejtat detare të dheut kontinental shqiptar me ato të ishujve grekë të arqipelagut të Korfuzit, dhe sërish indirekt po barazojnë trajtimin e ishullit të Sazanit, që qëndron përballë dheut kontinental shqiptar në Detin Adriatik, me ishullin e Otonit, në veri të arqipelagut të Korfuzit përballë dheut kontinental shqiptar në Detin Jon, duke e nxjerr Greqinë deri në Kanalin e Otrantos. Kjo ka rrezikun e madh të ndikojë edhe në zvogëlimin e ujërave territoriale shqiptare edhe në zvogëlimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë. Ky barazim edhe nuk qëndron edhe është krejtësisht në dëm të interesave kombëtare. Ky barazim është përsëritje e një prej gabimeve të marrëveshjes antikushtetuese të vitit 2009!

Qeveria nuk ka dhënë sqarime se cilat janë metodat bazë dhe menyrat e ndarjes, ku janë pikat e infleksionit për të cilat duhet njohje dhe analizë? Mbi cilat parime po zhvillohen negociatat? Negociatat po zhvillohen në fshehtësi dhe errësirë! Nevojitet transparencë dhë përfshirje e institucioneve studimore shqiptare, dhe jo pallavra në ajër të pushtetarëve.

Dje, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje. Në lidhje me këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta, i cili tha se do të mbrojë Kushtetutën me çdo kusht.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi marreveshja e detit me greqine boiken abazi marreveshja e detit me greqine


Sondazh

Poll
Politike 27 Gusht 2020, 11:05

TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet