LIVE UPDATES
Politike

Bënë thirrje për mbështetjen e “Listës Shqiptare” në Mal të Zi, kreu i UDSH i kthehet Ramës dhe Cakajt: Po thelloni

27 Gusht 2020, 15:11 Nga DOSJA
Bënë thirrje për mbështetjen e “Listës

MAL I ZI-Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëkohësisht anëtar i koalicionit shqiptar “Bashkë Nji Za”, Mehmed Zenka, i ka quajtur shqetësuese deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mbështetjen e Gjukanoviç dhe ato të Cakaj për mbështetjen e “Listës Shqiptare”. Në një postim në Facebook, Zenka shkruan, se këto  deklarata nxisin përçarje dhe janë të rrezikshme për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi.

Ai i është drejtuar Ramës, duke thënë se minimumi që duhet të bënte, ishte ftesa për elektoratin shqiptar në Mal të Zi, për të votuar për një nga koalicionet shqiptare.  Sipas Zenkës sjellje të tilla sjellin përçarje dhe dëmtojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Reagimi i plotë

Të nderuar bashkëkombas,

Tre ditë e fundit para se shqiptarët në Mal të Zi duhet të dalin e të votojnë dhe të përcaktohen për njërin nga koalicionet shqiptare, ndodhi diçka e pa precedent nga disa udheheqës të politikës të shtetit Amë. Ministri i punëve të jashtme në detyrë dhe kryeministrit Rama, prononcohen me deklarata tejet shqetësuse dhe të rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama në deklaratën e djeshme fton shqiptarët në Mal të Zi të votojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njejtit koalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla të pa përgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për ne shqiptarët te cilët jetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek ne dhe nxisin përçarje të thella mes nesh.
Zoti kryeminister dhe minister po ju kujtojmë që shqiptarët në Mal të Zi kanë dal në dy lista, njëra është Koalicioni Shqiptarë – Bashkë Nji Za- (PD,UDSH-LDneMZ) dhe tjetra Lista Shqiptare (Alternativa,Forca,LDSH) dhe minimumi të cilin shqiptarët në Mal të Zi e kan pritë nga ju ishte të ftoni elektoratin shqiptarë që të përcaktohen për njërin nga këto dy koalicione, sepse vetëm kështu do të u ruante uniteti mes shqiptarëve në Mal te Zi.
Edhe koalicioni të cilin ne e përfaqsojmë ( Koalicioni shqiptarë ‘’Bashke Nji Za’’) përmbahet nga partitë shqiptare dhe ka përkrahjen e 50% e elektoratit shqiptarë i cili voton shqip. Përkunder faktit që koalicioni jonë ka konkurencë koalicionin tjetër shqiptarë neve patëm guxim që ti ftojmë shqiptarët që të percaktohen për njërin nga këto dy koalicione (në të gjitha prononcimet tona publike), duke mos dashur që të nxisim përcarje mes shqiptarëve.
Me sjelljet e juaja po i thelloni përçarjet mes nesh çka është tepër e rrezikshme për shqiptarët në Mal te Zi. Edhe koalicioni shqiptarë ‘’Bashke nji za’’ shtrihet në të gjitha trevat e Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët me degë dhe organe tjera partiake, gjithashtu jemi parti të cilat jemi më të vjetra në Mal të Zi (fillimet e viteve ’90) dhe kemi përkrahur të gjitha proçeset pozitive integruse Euroatlantike të Malit te Zi. Neve me ktë shkresë nuk po ju drejtohemi nga firiga e humbjes së votave për shkak të përkrahjes tuaj të hapur për koalicionin tjetër sepse e dimë kush jemi dhe çfarë perfaqsojmë. Arsyeja, ftesa dhe mesazhi jonë i vetëm qe po ju drejtohemi është:
– KUR NUK KENI QENË KURRË TË ZOTËT QË TË NA NDIHMONI DHE MBËSHTESNI NË REALIZIMIN E ASPIRATAVE TONA POLITIKO-EKONOMIKE, ATËHERË JU LUTEMI MOS NA DËMTONI DUKE NXIT PËRÇARJE ME SJELLJET E JUAJA TEJET DESTRUKTIVE PËR NE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI.-
Dëshirojmë që ti faleminderohemi ish Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërise Z. DR. SALI BERISHA ,Presidentit të Shqipërise Z. ILIR META, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiperisë (PD) Z. LULZIM BASHA, ish Presidentit të Shqiperisë Z. BUJAR NISHANI si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosoves (PDK) Z. KADRI VESELI të cilët si lider të vërtetë shqiptarë me autoritet e tyre te palekundur tek ne shqiptarët në Mal të Zi ftuan që të VOTOHET SHQIP DHE TË PËRKRAHEN LISTAT SHQIPTARE.
Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë jetësore për prononcime të tilla inkurajuse dhe shpresdhënëse të cilat frymzojnë dhe udhezojnë kah e mira e përgjithshme për gjithë shqiptarët të cilët jetojmë këtej kufurit.
Dëshiroj ti drejtohem popullit shqiptarë në Mal te Zi:
– BASHKËKOMBAS TË NDERUAR JEMI KOALICIONI I PARË SHQIPTARË I CILI ËSHTË KRIJUAR NË KËTO ZGJEDHJE, DHE JEMI PARTI TË CILAT NUK KEMI FONDE POR AS DËSHIRË QE TË LOBOJMË NË NXITJEN E POLITIKAVE PËRÇARËSE, PRANDAJ APELOJ TEK JU, -JU LUTEM MOS BINI VIKTIMË E PRONONCIMEVE DESRTUKTIVE DHE DËMPRURËSE TË CILAT VIJNË MU NË PRAG TË ZGJEDHJEVE NGA CILADO ANË DHE NGA CILËTDO POLITIKAN QË VIJNË-.
DERI NË VDEKJE BESNIK IDEALIT TONË KOMBËTARË -ASHTU ZOTI MË NIMOFT-
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH)
dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –BASHKË NJI ZA-
Mehmed Zenka

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, me anë të një thirrjeje iu drejtua një ditë më parë elektoratit shqiptar në Mal të Zi, që të votojnë koalicionin “Lista Shqiptare”. Ndërsa Rama një ditë më parë mbështeti alternativën e Gjukanoviç, ndërsa sot iu bashkua thirrjes së Cakaj, për të votuar listën shqiptare. Më 30 gusht 2020, shqiptarët në Mal të Zi do t’i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament. Shqiptarët janë ndarë në dy koalicione, të cilët janë “Bashkë Nji Za” dhe “Lista Shqiptare”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mehmed zenka zgjedhjet në mal të zi mehmed zenka zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll
Politike 27 Gusht 2020, 11:05

TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet