6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me kërkesën e Greqisë për zgjerimin në 12 milje. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Balla ka rikujtuar marrëveshjen detare me Greqinë, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009.
Pa komentuar kërkesën e Greqisë për zgjerim, socialisti Balla shkruan se ishte PS-ja ajo që e kundërshtoi paktin detar.
“Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta. Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALIST i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare,”-shkruan ndër të tjera Balla.
Reagimi i Ballës, vjen pas atij të presidentit Meta, i cili reagoi lidhur me deklaratën e djeshme të kryeministrit grek për zgjerim, duke u shprehur se do t’i përmbahej vendimit që kishte marrë Kushtetuesja vite më parë. Ndërkohë në reagimin e tij, Meta nuk e përmendi faktin që kërkesa e Greqisë për zgjerim është e drejtë legjitime, e cila i përcaktohet nga Konventat Ndërkombëtare për Hapësirat Detare.
POSTIMI I PLOTË:
KUJTESË PËR VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE QË HODHI POSHTË MARRËVESHJEN E LULEZIM BASHËS PËR DETIN. MË 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta. Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta, GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALIST i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese. Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta. Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese. Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë. Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë. Ajo Marrëveshje u rrëzua! PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e saj të parë të selektimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme. Në nj...
MAL I ZI-Kreu i Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe njëkohësisht anëtar i koalicionit shqiptar “Bashkë Nji Za”, Mehmed Zenka, i ka quajtur shqetësuese deklara...
TIRANË – Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Sip...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, një ditë pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njof...
VLORË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka siguruar shqiptarët se do të jetë gjithnjë në krah të tyre për të mbrojtur interesin e vendit. Një ditë pas d...
TIRANË- Ish-deputetja Grida Duma, ka shkuar në shkollën “Sami Frashëri”, dhe ka marrë në pyetje disa nga nxënësit që kanë ndjekur mësimet në këtë godinë, p...
TIRANË-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi të votojnë mas...
VLORË- “Theva rregullat e mia për ty, përqafoje realitetin edhe nëse të djeg“, është ky mesazhi që kryebashkiaku i Vlorës ka zgjedhur si “citim” frymëzimi ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për votimin e partive shqiptare në Malin e Zi, ku më 30 gusht, këtë të dielë do të zhvillohen zgjedhjet...