All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Dritë jeshile/ Lista e vendeve që po dalin nga izolimi i Covid-19, HAPAT që ato ndoqën për të arritur këtu

11 Prill 2020, 16:51 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

GJERMANI– Njerëzit në Republikën Çeke tani mund të bëjnë blerje në dyqane, të luajnë tenis dhe të shkojnë për not. Austria po planifikon të rihapë dyqane më të vogla pas Pashkëve. Danimarka do të rihapë kopshtet dhe shkollat nga java e ardhshme nëse rastet e koronavirusit mbeten të qëndrueshme, gjithashtu edhe Norvegjia do të hapë shkollat dhe kopshtet për fëmijët pas një jave.

Këto janë shtetet e para në Perëndim që fillojnë të dalin gradualisht nga izolimi që ka urdhëruar  qeveria si shkak i koronavirusit. Të tjerët do të duan të shohin ende një plan efikas sesi mund të dalin nga bllokimi në shtëpi.

Për atleten profesioniste Irena Gillarova, nga Republika Çeke, lehtësimi i kufizimeve të enjten do të thotë se ajo mund të kthehet në stërvitje në stadiumin Juliska në Pragë për herë të parë pasi vendi i saj u mbyll.

“Ishte e shkëlqyeshme, sinqerisht. Unë isha shumë e lumtur dhe ndihem mirë“- tha ajo për CNN të premten.

Dr. Peter Drobac, një ekspert global i shëndetësisë në Shkollën e Biznesit në Oxford Saïd, i tha CNN se ato vende që tani po lehtësojnë masat ndaj virusit ishin “shembuj të rëndësishëm dhe shpresëdhënës” për Perëndimin. “Ne kemi ende shumë mësime për të bërë në lidhje me atë se si ne do të dalim nga bllokimet në mënyrë të sigurt dhe efektive.”- tha ai.

Hapja e kufijve do të sjellë rrezik, tha drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën, Dr. Hans Kluge, i cili paralajmëroi këtë javë se situata në Evropë është ende “shumë shqetësuese” dhe insistoi se tani nuk është koha për lehtësuar masat. Evropa “mbetet ende si epiqebdra e pandemisë”, tha ai të mërkurën, me shtatë nga 10 vendet më të prekura që ndodhen në kontinent.

Asnjë nga ata vende që planifikojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre në ditët në vijim nuk janë ndër më të prekurit nga Evropa, dhe ata do të jenë të prirur të shmangin një valë të dytë të infeksioneve. Atëherë, si kanë arritur këtu?

Sipas Drobac, vendet që po përgatiten për të lehtësuar kufizimet kishin diçka të përbashkët: ato ishin ndër të parat në Evropë që ndërmorën masat drastike   kundër koronavirusit ose masa të rënda për distancimin shoqëror dhe kishin aplikuar shumë teste.

“Ajo që ata kanë njoftuar në lidhje me atë se si ata planifikojnë gradualisht lehtësimin e kufizimeve “duket e arsyeshme dhe duket e zgjuar.u shpreh Drobac.

Është një proces shumë gradual dhe ata do të jenë në gjendje të mësojnë dhe të gjurmojnë rastet për sa i përket infeksioneve të reja. Por nëse lehtësohen shumë masat dhe infeksionet nisen të rriten, ata mund të tërhiqen pak. Kështu do të veprojë çdo vend.

Vendet e tjera që kërkojnë të ndjekin rrugën e tyre duhet të plotësojnë tre kritere të përgjithshme, shtoi ai, veçanërisht nëse ata do të shmangin një valë të dytë.

Së pari, ata duhet të kenë “ulur kurbën” dhe të shohin një ulje të vazhdueshme të numrit të çështjeve të reja, tha ai.

Së dyti, sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor duhet të jenë në gjendje të përballojnë situatën pa përdorur masa krize siç janë dhomat e urgjencës.

Së treti, ata kanë nevojë për një sistem të vendosur për testimin masiv, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin, në mënyrë që njerëzit e sëmurë të mund të izolohen para se të infektojnë të tjerët, tha ai.

Danimarka 

Danimarka do të rihapë shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mërkurën, pasi autoritetet vendase kanë  thënë se numri i rasteve të reja është  ulur ndjeshëm dhe  gjendja e Covid-19  është stabilizuar. Ndërkohë ende ka bizneze dhe punë të tjera që nuk mund të punojnë normalisht, si shkak i masave.  Të tilla si mbyllja e bareve, restoranteve, qendrave tregtare dhe tubimet publike me më shumë se 10 persona, do të qëndrojnë mbyllur për të paktën një muaj. Vendi skandinav, i cili ka mbi 5,000 raste të koronavirusit dhe gjithsej 237 vdekjeve, ka parë ditët e fundit se numri i rasteve të reja që kanë nevojë për t’u shtruar në spital është  më  i ulët sesa në fillim të shpërthimit dhe gjendja po stabilizohen ditët e fundit.

Megjithatë vendi do të vijojë të ndjekë rregullat në mbrojtje të  shëndetit të njerëzve.

Kombi prej 5.8 milionë banorëësh ishte ndër të parët në Euvrop që mbylli kufijtë më 13 mars. Në të njëjtën javë, mbylli shkollat, kafenetë dhe dyqanet si edhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 10 njerëzve dhe vizitat në spitale. “E vetmja mënyrë se si kemi shmangur skenarët tragjikë në vende si Italia dhe SHBA. është sepse ne kemi vepruar shpejt.”- tha Frederiksen në TV kombëtar danez.

Rihapen dyqanet në Çeki

Republika Çeke gjithashtu bëri një lëvizje të shpejtë në kufizimin e udhëtimeve, tubimet masive, daljet e panevojshme përveç furnizimit me ushqime dhe ilaçe, pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 12 mars. Në mënyrë të pazakontë në Evropë, gjithashtu kërkoi që 10.7 milion njerëz të përdornin rregullisht maskat për fytyrën jashtë shtëpisë nga 19 marsi. . Këto përpjekje të rrepta të kontrollit tani duket se po shlyhen, pasi qeveria njoftoi të hënën se do të fillonte të lehtësonet disa kufizime të koronavirusit këtë javë.

Që nga e marta, njerëzve u është lejuar të dalin nga shtëpia pa maska. Dyqanet do të hapen. Objektet në natyrë për sporte individuale po rihapen gjithashtu, por vetëm në një farë mase, pasi nuk do të lejohen më shumë se dy njerëz në të njëjtën hapësirë. Udhëtimet e domosdoshme, urgjente jashtë Republikës Çeke do të lejohen nga 14 prilli, thuhet në një njoftim për shtyp të qeverisë.

Austri: Qasje hap pas hapi

Edhe Austria është një ndër vendet që poplanifikon ripapjen e vendit.  Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi këtë javë se vendi po përgatitej për një “ringjallje” pas Pashkëve, duke rihapur disa dyqane më të vogla, si dyqanet për pajisje kompjuterike nga 14 prilli. Por me lehtësimin e masave do të kërkojë që njerëzit të mabajnë maska ​​për fytyrën në supermarkete dhe në transportin publik.

Nga 1 maji do të hapen të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe parukeritë,  ndërkohë restorantet dhe hotelet do të hapen nga mesi i majit në mënyrë graduale.  Kjo do të ndodhë “në kushte të rrepta sigurie, natyrisht.”- tha Kurz.

Qëllimi ynë duhet të jetë që të eliminojmë hap pas hapi sëmundjen. Le të tërhiqemi të gjithë së bashku për një javë më shumë.”- tha Kurz. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Austri ka arritur në 12.969 ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 295.

Norvegji: Optimizëm i kujdesshëm

Norvegjia po merr përsëri një qasje të ndryshme, duke i dhënë përparësi rihapjes së shkollave pasi lehtëson masat errepta që u morën në mes marsit. Norvegjia do të fillojë të lehtësojë masat e bllokimit nga 20 prilli, tha kryeministrja Erna Solberg, kur kopshtet për fëmijë do të fillojnë të rihapen. Një javë më vonë, shkollat ​​do të rihapin vetëm për nëxënësit deri në klasën e katërt.

“Dëshira jonë është që të gjithë nxënësit të kthehen disi në shkollë para verës. Niveli i infeksionit është ulur. Duke punuar së bashku, ne e kemi virusin nën kontroll dhe mund të fillojmë të heqim kufizimet pak nga pak. Ne do ta bëjmë këtë së bashku, me kujdes dhe duke marrë kohën e duhur.”-shtoi ajo.

Gjermani: Shpresa e kujdesshme

Kancelarja e gjermane Angela Merkel tha të enjten se shifrat e fundit të të infektuarëve me koronavirus jepnin arsye për “shpresë të kujdesshme”, por paralajmëroi se gjermanët duhet të zbatojnë kufizimet aktuale gjatë fundjavës së festave për Pashkët.

Ajo tha se vendimi i lehtësimit të masave do të bazohej në një studim të gjerë shkencor që do të botohej javën e ardhshme. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn më herët tha se vendi kishte parë një “rrafshim” në infeksionet e raportuara rishtazi, pasi masat kufizuese në për popullin hynë në fuqi. Gjermania aktualisht po kryen 100,000 teste të koronavirusit në ditë, tha ai, dhe 40% e shtretërve nëpër spitale për kujdesin intensiv janë bosh pavarësisht krizës.

“Ne duam të kthehemi gradualisht në normalite, por ne jemi akoma larg nga një jetë e përditshme ashtu siç e jetonim para virusit. Jo gjithçka do të kthehet në atë mënyrë siç ishte. Ne do të vazhdojmë të jetojmë të izoluar dhe me pandeminë në Gjermani.“- tha Spahn.

Zvicra po konsideron gjithashtu një rrugëdalje nga izolimi. Megjithë shtrirjen e kufizimeve të distancës sociale deri më 26 prill, qeveria e saj ka treguar që masa të tjera mund të lehtësohen brenda muajit prill. Ndërsa këto vende dhe shtete të tjera po planifikojnë lehtësimin e masave është e qartë se ende do të jetojnë me masa kufizuese.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote norvegji republike çeke sebastian kurz koronavirusi ne bote norvegji republike çeke sebastian kurz


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 11 Prill 2020, 13:51

Si funksionon OKB gjatë pandemisë

SHBA– OKB në Nju Jork ka adoptuar metodat e punës dhe që nga 16 marsi vazhdon funksionimin me punonjës në distancë dhe prezencë të minimalizuar fizike personeli...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!