LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi i “Kushtetueses” për përgjimin e qytetarëve, Avokati i Popullit: Fitore!

5 Korrik 2021, 15:56 Nga DOSJA
Vendimi i “Kushtetueses” për përgjimin e qytetarëve,

TIRANË– Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për ndalimin e përgjimit të qytetarëve nga Policia e Shtetit pa pasur një urdhër nga Prokuroria. Pas marrjes së vendimit, AP ka dalë me një deklaratë zyrtare ku bën me dije se institucioni është dhe do të jetë gjithmonë garant i të drejtave të qytetarëve.

Avokati i Popullit në Shqipëri do të vazhdojë të shërbejë si një garant dhe kujdestar i të drejtave të njeriut në vendin tonë duke luftuar me çdo mjet e instrument ligjor që këto të drejta të mos cënohen në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Fitorja në betejën e fundit ligjore është vetëm një provë e kësaj gatishmërie,”-shkruhet ndër të tjera. 

AVOKATI I POPULLIT FITON NË GJYKATËN KUSHTETUESE ÇËSHTJEN NË MBROJTJE TË QYTETARËVE NGA PËRGJIMET MASIVE PA AUTORIZIM

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë sot Avokatit të Popullit, pas një kërkese të këtij të fundit për të shfuqizuar disa nene të ligjit të Policisë së Shtetit, që i jepnin kësaj të fundit kompetencë për të kryer përgjime masive ndaj qytetarëve pa një autorizim nga gjykata. Më 18 shkurt 2021, Avokati i Popullit parashtroi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shqyrtuar e shfuqizuar këtë ligj. Më konkretisht, Avokati i Popullit kërkoi shfuqizimin e nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji. Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cënim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar në mënyrë të përsëritur se çdo ndërhyrje nga një autoritet publik në të drejtën e një individi për të respektuar jetën private dhe korrespondencën duhet të jetë “në përputhje me ligjin”. Kjo shprehje jo vetëm që kërkon pajtueshmëri me ligjin e brendshëm, por gjithashtu lidhet me cilësinë e këtij ligji, duke kërkuar që ajo të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i japë të drejtë Avokatit të Popullit dhe t’i shfuqizojë e pezullojë nenet e cituara në shkelje të Kushtetutës. Avokati i Popullit në Shqipëri do të vazhdojë të shërbejë si një garant dhe kujdestar i të drejtave të njeriut në vendin tonë duke luftuar me çdo mjet e instrument ligjor që këto të drejta të mos cënohen në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Fitorja në betejën e fundit ligjore është vetëm një provë e kësaj gatishmërie.

Sot, “Kushtetuesja” ka vendosur shfyqizimin e disa pikave në ligjin për Policinë e Shtetit, që u jep të drejtë efektivëve që të përgjojnë qytetarët pa një urdhër të lëshuar nga Prokuroria. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit gjykata kushtetuese ligji per policine e shtetit avokati i popullit gjykata kushtetuese ligji per policine e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet