LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Lubonja: Ngrohu zemrat e shqiptarëve, njerëzit me kurajo mund të ndryshojnë f

2 Korrik 2021, 16:17 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Lubonja: Ngrohu zemrat e

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në një lidhje me “Skype” për “Neës24”, Lubonja tha se ky është një lajm i mirë që ngroh zemrat e shqiptarëve. Lubonja shtoi se rezultati që ka dalë 5 me 2 flet edhe për një integritet të atyre gjyqtarëve që i kemi menduar se mund të jenë instrumente të partisë shtet dhe se ky vendim jep kurajo e besim tek njerëzit.

“Një lajm i mirë është ky. Është një lajm që ngroh pak zemrat e ftohura të njerëzve, që s’kanë besim fare në atë vend. Duhet parë me rezerva, në kuptimin se është një betejë e fituar. Një koment i parë është se pak njerëz me kuraja mund të ndryshojnë fatet e shumë njerëzve në atë vend. Një koment i dytë është se Gjykata Kushtetuese dihet se nuk është e kontrolluar nga pushteti, nga partia shtet, por rezultati që ka dalë 5 me 2 flet edhe për një integritet të atyre gjyqtarëve që i kemi menduar se mund të jenë instrumente të partisë shtet. Pra, jep kurajo, besim te njerëzit, por gjithmonë mbetet frika se kjo është një qelizë e vogël rezistence, ndërkohë që përmbytja që po bën partia shtet në të gjitha institucionet për t’i kapur e kontrolluar vazhdon.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i lidhur me veprime antiligjore, që meritojnë ndëshkim nga ana e drejtësisë. Nuk jemi të sigurt sa këto hallka mund të funksionojnë, të vënë para përgjegjësisë ata që kanë tjetërsuar këtë pronë, të hetojnë pse është bërë ky tjetërsim, e me radhë, pasi ka shumë bishta prapa. Ne e dimë shumë mirë si u prish teatri. Mënyra si u prish teatri ishte një arrogancë, u bë në një kohë pandemie, kur nuk kishte Gjykatë Kushtetuese, pra u bë në një mënyrë që e shpërfill drejtësinë, sepse thotë që ‘drejtësia jam unë’. Por, nga ana tjetër, këtu hapet një problem për ta. A do të pranojnë strukturat e drejtësisë apo do të fillojnë të përdorin mjetet, që kanë përdorur, për t’i bërë presion, për ta injoruar e neglizhuar drejtësinë. Këtu mbetem skeptik. Por ky lajm tregon se mbetet shpresa, se drejtësia vazhdon të jetojë në ajër,”- tha Lubonja.

Më tej, Lubonja foli dhe për akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke thënë se “Është minimumi që mund të bëhet ndaj këtyre ambasadorëve, që kanë nëpërkëmbur dinjitetin e shqiptarëve, me mënyrën si janë sjellë. Jo sikur vijnë këtu për të ndihmuar vendosjen e shtetit të së drejtës, por sikur janë bërë pjesë e një bande të partisë shtet. Është e pabesueshme. Soreca është një zhgënjim edhe më i madh se Vlahutin. Njeri që vjen edhe nga jugu i Italisë, ku e di shumë mirë se c’do të thotë një mafie që kap shtetin apo segmente të shtetit. Një njeri që i vijnë të dhënat që kjo mafia italiane flet e thotë se në Shqipëri jemi si në Kalabrinë e viteve 60, dhe ai bën sikur kjo gjë nuk ekziston. Është dyfish përgjegjës. Është e pabesueshme. Qëndrimi që kanë mbajtur ndaj prishjes së teatrit si simbolikë, si sjellje, si mënyrë qeverisje e ambasadorëve”.

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri fatos lubonja gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet