Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Media franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda dha një natë më parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimi Tahirin, i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Në shkrimin e publikuar, francezja e cilëson shpalljen e Tahirit të pafajshmë për akuzat “trafik droge” apo “grup të strukturuar kriminal” si një ‘arratisje’ nga burgu.
“Le Figaro” shkruan më tej se Tahiri është një ish-aleat i ngushtë i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që në vitin 2017 ishte i detyruar të hiqte dorë nga posti i tij për t’u përballur me akuzat e rënda.
“Vetë ish-ministri Tahiri e përshendeti vendimin e Gjykatës, e cila pranoi që 40-vjeçari nuk ishte një kriminel. Ai gjithashtu lajmëroi se ka ndërmend ta apelojë vendimin me 3.4 vite shërbim prove për akuznë e shpërdorimit të detyrës.
Emri i tij u shfaq gjatë përgjimit telefonik në një hetim të nisur pas arrestimit në Itali të një prej kushërinjve të tij, Moisi Habilaj të dyshuar si trafikantë droge,”- shkruan ndër të tjera media franceze.
Më pas “Le Figaro” shkruan edhe për Shqipërinë dhe për situatën aktuale kundodhet politika në vednin tonë. Francezja shprehet se edhe pse ministri i Brendshëm aktual, Sandër Lleshaj është shprehur se vendi ynë është jashtë hartës së shteteve ku mbillet kanabis, kjo gjë nuk u rezulton e vërtetë.
Media ndërkombëtare thekson se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër në mes të Ballkanit që gjithmonë ka shërbyer si një pikë tranzitore për kalimin e drogës, si heroinë apo kokainë, nga vendet e Lindjes dhe Amerikës së Jugut drejt tregut evropian.
Francezja shprehet se edhe pse ministri i Brendshëm aktual, Sandër Lleshaj është shprehur se vendi ynë është jashtë hartës së shteteve ku mbillet kanabis, kjo gjë nuk u rezulton e vërtetë.
Gjithashtu në artikull vihet në dukje edhe ekstradimi I Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me 613 kg kokainë, që u kap një vit më parë në Maminas.
“Jeta politike shqiptare është helmuar trafiku i drogës, ku njëra palë akuzon kundërshtarët e saj se janë të lidhur me krimin e organizuar,”- shkruan “Le Figaro” në fund të artikullit.
Një natë më parë pas një seancë maratonë, ish-ministri Saimir Tahiri mbylli “Gjyqin e vitit” në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku u dënua me 3.4 vite shërbim prove për akuznë e shpërdorimit të detyrës.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove.
Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak dhe se do ta apelojë. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MIRDITË– Anton Prenga, një punëtor i minierës së Spaçit ka humbur jetën ditën e sotme, pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në minierën e ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove. Gazetarja e Top Cha...
TIRANË– Gjykata e Apelit dhe Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për Selman Aliajn, i cili akuzohet për vrasjen e të atit.29-vj...
DURRËS– Dosja.al zbulon detaje nga arrestimi i tri punonjësve të portit në Durrës.Burime i thanë Dosja.al, se tri të arrestuarit dyshohet se kanë lejuar ka...
TIRANË- Pas përfundimit të seancës së djeshme ku u shpall fajtor, Saimir Tahiri gjeti kohë për një reagim në rrejtet sociale, ku publikoi një video të shku...
VLORË– Trageti “ST DAMIAN” që ishte planifikuar të nisje ditën e sotme drejt Portit të Brindisit nuk do ta bëjë këtë udhëtim. Mësphet se ...
TIRANË- Ish-ministri i Brendshë, Saimir Tahiri u dënua me 3.4 shërbim prove gjatë nëj seance maratonë të zhvilluar ditën e djeshme, e cila zgjati 13 orë. N...
TIRANË– Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Burime zyrtare bëjnë me dije se 54-vjeçari me inicialet M.P., është arr...
SHKODËR- Një 17-vjeçar është arrestuar sot në Shkodërm, pasi dyshohet se ësthë autori i plagosjes me thiktë të një bashkëmoshatari të tij. Sipas inf...
ITALI- Një rrjet i gjerë i trafikut të drogës është shkatërruar në Itali, ku në pranga kanë rënë 8 persona. Sipas informacioneve bëhet me dije se 7 prej të arre...