LIVE UPDATES
Ekonomi

Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në Ballkan

10 Janar 2021, 07:39 Nga DOSJA
Vënia në punë e TAP: Konkurrencë për gazin rus në

Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën Juglindore pati tre zhvillime me rëndësi që do të kenë vazhdë të gjatë pasojaash: Më 1 janar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dha me ceremoni sinjalin e startimit: Vendi i tij do të furnizohet tanimë me gaz rus përmes një itinerari të ri – nga Bullgaria përmes një gazsjellësi në Ballkan, Balkan Stream, një degëzim i gazsjellësit Turkish Stream.

Vetëm pak orë më parë, ende në vitin e vjetër, filluan furnizimet nga Axerbajxhani drejt Bullgarisë përmes gazsjellësit të sapopërfunduar, Trans Adriatik, i njohur si gazsjellësi TAP. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov theksoi po ashtu ditën e Vitit të Ri, gjatë një vizite në një stacion kompresori në kufirin grek: „Nga sot kemi diversifikim të plotë.” Thënë ndryshe, ai me këtë bëri të ditur fundin e monopolit të koncernit Gazprom në tregun bullgar.

Zhvillimi i tretë në Vitin e Ri ishte vënia në punë komercialisht e terminalit të ri mobil për gazin e lëngshëm, LNG para ishullit kroat, Krk. Një anije cisternë solli gazin amerikan, LNG, i cili u modifikua dhe u fut në rrjetin e tubacioneve të vendit, që po ashtu është i lidhur me rrjetin europian. Me këtë Kroacia po ashtu degëzon furnizimin, që deri më tani vinte vetëm nga Gazprom. Kroacia tani mund të veprojë edhe si eksportuese e gazit psh. në Hungari apo Ukrainë.

Pasojat për furnizimet me gaz në Europë

Blerësit më të mëdhenj të gazit rus në Ballkan në vitin 2019, sipas Gazprom, ishin Kroacia, (2,82 miliardë metër kubikë), Greqia (2,41 miliardë) dhe Bullgaria (2,39 miliardë). Serbia me 2,12 miliardë metër kubikë gaz renditet në vendin e katërt.

Kapaciteti i terminalit LNG të vënë në punë në Kroaci kap 2,6 miliardë metër kubik në vit. Teorikisht Kroacia brenda natës mund t’i jepte fund bashkëpunimit me Gazpromin, gjë që nuk ka gjasa. Më shumë realiste është ulja e ndjeshme e gazit të porositur në Rusi. Kështu tani në Kroaci, Gazpromi ka një konkurrencë serioze, gjë që do të ulë çmimet në treg e jo vetëm në tregun kroat. Një pjesë e madhe e gazit të lëngshëm në terminalin para Krk do të shkojë për eksport. Blerësi kryesor do të jetë Hungaria, por edhe Ukraina, mund të jetë blerëse e gazit.

Një etapë e ndërmjetme për qëllimin final

Për Gazpromin, Hungaria është një treg i rëndësishëm. Në vitin 2019 u shitën aty 11,26 miliardë metër kubik gaz që shkon në Hungari pastaj në Austri, ku gjendet një stacion i rëndësishëm gazi për eksportin rus. Nga aty do të rrjedhë përmes një degëzimi të dytë të gazsjellësit Turkish Stream gaz me një kapacitet 15,75 miliardë metër kubik.

Gazprom ka konkurrencë të fortë në Ballkan

Bullgaria dhe Serbia janë tregje të vogla për një projekt të tillë gjigand të gazit, edhe Maqedonia e Veriut me 03, miliardë metër kubik gaz në vitin 2019, apo Bosnje-Hercegovina me 0,24 miliardë metër kubik. Degëzimi Balkan Stream që u vendos vitin e kaluar nga kufiri turk përmes territorit bullgar dhe lidhja e tanishme me Serbinë janë për Gazprom vetëm një fazë e ndërmjetme për qëllimin final: zgjatjen e gazsjellësit deri në Hungari, gjë që me shumë gjasa mund të kryhet në vitin 2022.

Deri atëherë Gazprom do të furnizojë tregun hungarez tranzit, përmes Ukrainës, vetëm se tani në Hungari vjen konkurrencë nga Kroacia. Sipas Croatiaweek terminali LNG është i prenotuar për tre vitet e ardhshme plotësisht, deri në vitin 2027 80% dhe deri në vitin 2035 50%.

Korridori jugor i gazit është funksional

Në një kohë që fillimi nga puna i terminalit LNG në Krk është humbje monopoli për Gazpromin, dhe ka më shumë konkurrencë në Hungari, koncerni rus e humbet pozicionin e monopolit edhe në Bullgari përmes startimit të të ashtuquajturit korridori jugor i gazit. Ai do të ndeshet me një konkurrencë më të fortë edhe në Greqi dhe Itali. Konkurrenca në këtë rast nuk është ndonjë gaz i lëngshëm psh nga Katari, Algjeria apo SHBA, por një gazsjellës më i leverdisshëm nga Azerbajxhani.

Korridori jugor i gazit është një sitem me dy gazsjellës: TANAP dhe TAP. TANAP i ashtuquajturi Trans-Anatolian Natural Gas Pipeline u vendos në punë në vitin 2018 dhe sjell gaz nga Azerbajxhani përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë në Greqi, ku fillon lidhja, që tani u vu në punë e linjës Trans Adriatik -TAP-it – Trans Adriatic Pipeline. Përmes kësaj lidhjeje, gazi do të vazhdojë të shkojë në Shqipëri, dhe përmes detit deri në Itali. TAP ka një kapacitet prej 10 miliardë metër kubik në vit, prej tyre 8 miliardë janë parashikuar për Italinë, blerësi kryesor i gazit azerbajxhanas në BE. Për Gazpromin, Italia është pas Gjermanisë tregu i dytë më i rëndësishëm i gazit në BE. Teorikisht pas fillimit nga puna të TAP, kërkesa për gaz nga Rusia mund të bjerë me një të tretën.

Gazsjellësi Trans Adriatik TAP

Por Gazpromi më shumë humbje kërcënon të ketë në Europën Juglindore. Që këtë vit do të kalojnë 1 miliardë metër kubik gaz përmes TAP-it në Greqi dhe Bullgari. Po të kujtosh se të dy vendet në vitin 2019 kanë blerë në vitin 2019 2,4 miliardë metër kubik gaz, furnizimet ruse mund të ulen në këto tregje me 40-45%.

Serbia ka avantazhe financiare

Para këtyre zhvendosjeve tektonike në tregun e gazit në Europën Juglindore lidhja e Serbisë me degëzimin Balkan Stream duket vetëm si një ndryshim i itinerarit të gazit rus në këtë treg të vogël. Më parë Serbia e merrte gazin nga Ukraina dhe Hungaria. Tani, një vit pas vënies në punë të gazsjellësit Turkish Stream, gazi rus do të kalojë përmes Detit të Zi, Turqisë, Bullgarisë deri në Serbi. Serbia do të përfitojë përmes ndryshimit dhe tarifave të tranzitit, sepse sipas agjencisë Interfax, çmimi për gazin rus do të bjerë nga 240 dollarë për 1000 metër kubikë në 155 dollarë, gjë që e rrit aftësinë konkurruese të gazit rus. Në të njëjtën kohë Gazpromi nuk e ka zgjidhur ende detyrën strategjike të vënë nga Ukraina për t’i dhënë fund përfundimisht kalimit tranzit të gazit përmes Ukrainës.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi gazprom gazprom

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët