Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
50 euro Certifikata e vaksinimit! Manastirliu shkarkon mjeken e Lushnjes nga detyra
10 Nëntor 2021, 08:00Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shkarkuar nga detyra mjeken e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes , e cila i lëshoi çertifikatën e vaksinimit kundrejt pagesës një qytetari, pa i kryer vaksinën. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, të lëshimit të çertifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit, nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.
MSHMS inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cenon shëndetin publik të popullatës“, përfundon reagimi i Ministrisë.
Ditën e djeshme, Fiks Fare transmetoi pamjet ku shihej, Elona Naço, mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje lështonte certifikatë vaksinimi pa e kryer vaksinimin.
BERAT– Nxënësit në gjimnazin“Bab Dud Karbunara” në Berat, do të duhet ti nënshtrohen tamponit përpara se të futen në mësim. Ky vendim është marrë për shka...
TIRANË– Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e Certifikatës së vaksinimt Covid -19, pa e kryer fare vaksinën. &Cce...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë sërish një tjetër mesazh që lidhet me vettingun në politikë. Teksa ka ndarë raportin e ...
TIRANË– Ditën e sotme do të ketë ulje temperaturash dhe vranësira. Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë...
Në javët e fundit, ndërsa Evropa është bërë sërish epiqendra globale e pandemisë së COVID-19, shtimi i rasteve me koronavirus, i shtrimeve në spital dhe i vdekj...
Synimi i Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion gjithëvjetor sa i takon turizmit ku përveç detit dhe rërës të ketë edhe atë të borës duket se mbete...