Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar gjatë mesnatës së sotme, Ilir Xhepaj alias Ilir Lika, i akuzuar se është përfshirë në vrasjen e dyfshitë në Laç disa javë më parë.
Jo më larg se dje u zbardh edhe dëshmia e plotë e Eduart Lamajt, personit që ekzekutoi brenda lokalit Paulin Gjergjin dhe Bujar Likën. Ai tregoi sesi kishte nisur konflikti me të zotin e lokalit dhe si ishte përfshirë Xhepaj.
Sipas Lamajt, ai ka thirrur Klaudio Perkolën, Oltin (Elson (Oltion) Alija (Vlashi)), për të pirë ndonjë cigare. Në këtë takim kishte shkuar edhe miku tjetër i tij, Ilir Xhepaj.
“Isha në shtëpi në lagjen numër 4 në Laç, e cila është në afërsi të autostradës. Mora në telefon Klaudion, Oltin për t’u takuar e për të pirë ndonjë cigare. Në vendin ku u takuam erdhi edhe një shok tjetër që ka shtëpinë afër, Iliri. Ata morën Golfin, bënë një xhiro dhe më pas u kthyen në shtëpinë time. Ndërkohë ata qëndruan jashtë shtëpisë, unë hyra brenda,”-rrëfeu Lamaj.
Më pas ai tregon edhe sesi ishte veshur Xhepaj para se të niseshin tek hoteli, rroba të cilat ia kishte siguruar vetë ai. I veshur me një kapuç të zi e me rroba ushtarake, bashkëpunëtori i Lamaj, u bë thuajse i pamundur për t’u shquar nga kamerat.
“Mora dy kapuçë, një të zi dhe një gri. Në momentin që u nisëm u përgatitëm, unë vesha mushamanë e zezë që lexon policia, një palë tuta të kuqe, një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Ilir Lika veshi një kapuç të zi që ia dhashë unë, një jelek me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kishte veshur më parë si dhe një palë pantallona ushtarake,”-shtoi ai.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se natën e krimit të dyfishtë, Xhepaj kishte për “detyrë” që të neutralizonte dy djemtë e biznesmenit Marku (Gjergji).
Lika (Xhepaj) u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Lamaj u kap pasi u fsheh për mbi 3 javë në Tiranë tek e motra, dhe po kurohej fshehurazi tek spitali Amavita në Qytet Studenti. Bashkë me Lamajn dhe Ilir Likën, grupit të Kurbinit i “mungojnë” edhe dy anëtarë të tjerë, që u filmuan nga kamerat e sigurisë në hotel A&A .
Elson Alija dhe Klaudio Perkola, janë pjesë e grupit dhe janë ende në kërkim. Me kapjen e Ilir Likës pritet zbardhja e ngjarjes së 30 majit, porositësve të atentatit dhe motiveve. Deri më tani, autori kryesor, Eduart Lamaj ka mohuar një planifikim të vrasjes, por kjo për hetuesit është vetëm një alibi. Dyshohet se katërshja ka shërbyer si skuadër vrasësish me pagesë, që kanë kryer dhe një sërë ngjarjesh të tjera në zonë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin e arrestimit të Ilir Likës, i cili u prang...
ELBASAN– Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mjetet ishin parkuar në dy lagje të ndryshme, në harkun kohor të 30 minutave. Mësohet se g...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten res...
TIRANË– Ilir Xhepaj u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, ku edhe ishte fshehur pas vrasjes së dyfshishtë të ndodhur më 30 maj në Laç. I...
SARANDË– Katër raste të reja janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se të infektuarit e rinj, janë kontakte të afërta...
TIRANË– Një person ka mbetur i plagosur në Tiranë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti automibilistik. Mësohet se ngjara e rëndë ka ndodhur pa...
PEQIN– Fatmir Duqi, efektiv policie në burgun e Peqinit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të fusë në burg lëndë narkotike.Dosja.al mëson s...
TIRANË– Eduart Lamaj, atentatori i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, ka zbërthyer...
TIRANË– Një automjet ka marrë flakë dhe është shkrumbuar pasditen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhu...