LIVE UPDATES
Ekonomi

Veshjet sportive i rezistuan pandemisë! Eksperti: Njerëzit u bënë më aktivë në natyrë, rinia nuk e ndan nga përditshmë

11 Korrik 2021, 05:13 Nga DOSJA
Veshjet sportive i rezistuan pandemisë! Eksperti: Njerëzit u

Flet z. Petro Kumi, administrator i Balkan Sport

Shitjet te veshjet sportive i mbijetuan situatës së pandemisë pa pësuar tkurrje, duke u mbështetur nga ndryshimi i stilit të jetesës së qytetarëve, duke shkuar drejt të qenët aktiv. Petro Kumi, administrator i Balkan Sport, pohon se përveç rinisë që është një target i sigurt te veshjet sportive, edhe te moshat e treta është vënë re prirja për të shpenzuar më shumë në këtë kategori veshjeje.

Z. Kumi nënvizon se globalisht, segmenti sportiv nuk pësoi tkurrje të dukshme dhe në Shqipëri, ndodhi e njëjta gjë, edhe pse avantazh ishin kufizimet më pak drastike, të cilat bënë që njerëzit të zgjidhnin shëtitjet në natyrë dhe veshje të rehatshme në shtëpi dhe jashtë saj në përditshmëri.

Situata e pandemisë ka dhënë ndikimet e saj thuajse në të gjithë sektorët. Si ka qenë ecuria në tregun e veshjeve dhe konkretisht, në segmentin e sportiveve?

Pandemia krijoi mbyllje të ekonomive në mbarë botën dhe kjo u shoqërua edhe me ndikime në ekonomitë përkatëse të të gjithë vendeve. Por Shqipëria, për hir të së vërtetës, me përjashtim të fillimit kur u vendos karantina, mbajti një ekonomi të hapur.

Sigurisht ka pasur kufizime që i cilësoj të vogla, po të kemi parasysh përmasat që kanë pasur në vende të tjera. Nëse flasim për ecurinë që kanë pasur veshjet, mund të them që në Balkan Sport kemi dy brande të ndara, në të parin janë dyqanet Adidas & Rebook dhe në të dytin, ata Internsport. Pavarësisht situatës së pandemisë, përjashto fillimin me karantinën, ecuria e segmentit të veshjeve sportive nuk është prekur shumë.

Covid-19 zgjoi një trend për jetë aktive dhe të shëndetshme, i cili do të thotë që si për qëndrimin apo ushtrimin në shtëpi, edhe për daljet në ajër të pastër, për ecje në natyrë, male, njerëzit zgjodhën të shpenzonin për rroba dhe pajisje sportive. Pati investim në tapete sportive, pajisjeve nga më të thjeshtat te më aktivet në funksion të kujdesit për veten edhe në periudhën e pandemisë. Për këtë arsye, veshjet sportive u bënë ballë vështirësive që hasi tregu i veshjeve në përgjithësi.

Si ka qenë vëmendja për veshje sportive sa u takon grupmoshave?

Rinia ka nisur ta konsiderojë këtë kategori si të pandarë nga përditshmëria. Shihet si moderne dhe mund ta konstatosh fare lehtë teksa shumica vishen me atlete në përditshmëri. Ky është një target i sigurt për dyqanet me veshje sportive. Një studim që kemi parë ka dalë në përfundimin se veshjet sportivet morën atë që nuk u shpenzua për segmentet e tjera.

Një moshë më e rritur gjithashtu e konsideron sportiven stil jetese pasi e mban në shtëpi apo për daljet e shpejta. Kjo u përforcua më shumë gjatë pandemisë.

Në total, mund të them se ne ndoshta nuk i tejkaluam parashikimet tona por kemi mbajtur ecuri konstante dhe të kënaqshme të shitjeve (përjashto këtu muajin prill dhe gjysmën e majit) pastaj u kthyem në normalitet, sikurse dhe pjesa më e madhe e vendeve. Industria e sportiveve ka pasur të njëjtën panoramë dhe në botë.

A i ka prekur pandemia planet tuaja për zgjerim?

Pavarësisht ecurisë normale në shitje, si kompani jemi treguar të kujdesshëm. Nuk na ka penguar dhe mendojmë se ka ende vend për t’u zgjeruar, por kjo mbetet për t’u parë se cilat do të jenë përparësitë.

Një nga problemet që ka shkaktuar pandemia ka qenë kufizimi i mundësisë për të kryer porositë në mënyrë fizike dhe për të parë nga afër koleksionet. Ju keni pasur probleme të tilla?

Po kemi pasur probleme në porosi. Mungesa e udhëtimeve, dhënia e porosive nëpërmjet platformave si Zoom, ku nuk arrin të prekësh produktin me dorë, janë disa nga vështirësitë me të cilat jemi përballur. Pavarësisht këtyre kushteve ekstreme, pjesa e porosive ka funksionuar gjithsesi.

Cila nga gjinitë shpenzon më shumë për veshjet sportive?

Meshkujt janë ata që shpenzojnë më shumë për veshjet, të paktën në segmentin e veshjeve sportive dhe nga ajo që ne konstatojmë në dyqanet tona.

Pandemia ka nxitur edhe zhvillimin e e-commerce apo tregtisë dixhitale. Po ju si kompani, a e zhvendosët fokusin në këtë drejtim?

Shitjet online ishin ato që në muajt e parë normalizuan apo zëvendësuan shitjet fizike. Jo plotësisht, por të paktën na krijuan mundësi të mos kishim probleme dhe të përballonim shpenzimet edhe për pagat e punonjësve.

Vihet re një qasje drejt ofertave dhe uljeve, si një mënyrë për të joshur klientët drejt shpenzimit. Ju i keni aplikuar këto?

Ofertat i kemi pasur dhe le të themi që në fillimet e pandemisë, ofertat u përdorën më shumë për të afruar klientët. Tani flasim për një normalizim dhe uljet e ofertat ndjekin kalendarin normal dhe sezonet që bëhen tradicionalisht sipas strategjisë së kompanisë.

Cilat nga markat e huaja kanë pasur ecuri më të mirë në shitje? Si jemi në raport me rajonin?

“Adidas” është marka e preferuar e shqiptarëve, e duan dhe bën diferencën me të tjerët. Nuk e di pse ka një dashuri të veçantë të popullit tonë me markën gjermane në përgjithësi. Në raport me rajonin kemi pasur ecuri të mirë në shitje dhe partnerët kanë qenë të kënaqur.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi veshjet ne pandemi veshjet ne pandemi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet