LIVE UPDATES
Bota

‘Vështirë se kemi dëgjuar shumë për këtë aktivitet’, bie interesi i amerikanëve për Lojërat Olimpike

22 Korrik 2021, 09:07 Nga DOSJA
‘Vështirë se kemi dëgjuar shumë për

SHBA– Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios të premten do të nisë nën hijen e pandemisë, e cila nxiti shtyrjen në kohë të kësaj ngjarjeje sportive, krijoi probleme me garat përpara saj, si dhe pritet të mbajë larg spektatorët nga tribunat, e madje të pengojë disa atletë të garojnë.

Për vëzhguesit e rastësishëm në Shtetet e Bashkuara, entuziazmi duket i vështirë të gjendet para Lojërat Olimpike.

Vështirë se kemi dëgjuar shumë për këtë aktivitet“, i tha Zërit të Amerikës, Kevin Watson një banor nga Aleksandria e shtetit të Virxhinias. “Ka më pak intervista me atletë apo reklama televizive për sportet“.

Edhe para pandemisë interesi mbi Lojrat Olimpike Verore ishin në rënie.

Të dhënat e mbledhura nga faqja “Zeta Global” me bazë në Nju Jork tregojnë se 60% e amerikanëve nuk ishin të interesuar apo të ngazëllyer rreth Lojërave të Tokios. Dhe madje rreth 45% nuk i prisnin fare me padurim.

Mungesa e spektatorëve

Sipas faqes në internet “Zeta Global” mes arsyeve për këtë mungesë interesi ishin shtyrja e lojërave të vitit të kaluar, rënia e dëshirës për t’u ulur para televizorit pas një viti bllokimi si dhe ndalimi i spektatorëve për të ndjekur nga afër këtë ngjarje sportive.

Meqenëse nuk do të ketë spektatorë për të parë, brohoritur dhe bërtitur nga tribunat, kjo e bën ngjarjen e mërzitshme“, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Alex Willman nga Karlsbadi i Kalifornisë. “Gjeja më e bukur e çdo ngjarjeje sportive me një audiencë të madhe është të shohësh reagimin e tyre ndaj rezultatit“, shton ai.

Eliot Greenwald thotë se ai nuk i ka kushtuar shumë vëmendje aktiviteteve sportive që i paraprinë Lojërave Olimpike. Marinari nga Bethesta i shtetit të Merilendit, thotë se ndoshta interesi do t’i ndizet me fillimin e tyre, veçanërisht për sportet ujore, si lundrimi e zhytja.

Në kushtet kur disa prej atletëve kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, disa mendojnë se Lojërat e Tokios duhet të shtyhen sërish.

Unë i dua Lojërat Olimpike, por nuk mendoj se duhet të zhvillohen tani“, thotë për Zërin e Amerikës Barry Hunter, trajner boksi në palestrën “Headbangers” në Uashington. Ai shton se për shkak të pandemisë “çdo amerikan i thjeshtë nuk është aq i ngazëllyer për to, siç do të ishte normalisht”.

Ato duken më pak të rëndësishme kur ndodh një pandemi në të gjithë botën“, thotë Louise Korver, e cila jeton në Hantersvill të Karolinës së Veriut.

Por për Jeff Shell-in, shef ekzekutiv i NBC Universal, rrjetit kryesor televiziv amerikan që do të transmetojë pjesën më të madhe të Lojërave Olimpike, kjo është koha e duhur që kjo ngjarje të nisë.

NBC do të transmetojë 7,000 orë mbulim në rrjetet e saj të shumta televizive. Zoti Shell tha gjatë një konferencë virtuale këtë javë se Lojërat e Tokios mund të ishin aktiviteti më fitimprurës në historinë e NBC.

Etja mes disa tifozëve

Mungesa e entuziazmit nuk është aspak diçka e përgjithshme. Disa amerikanë mezi presin të shikojnë sportet e tyre të preferuara.

Luisa Handem Piette nga Londonderry i shtetit Nju Hempshër, thotë se ajo do të jetë në mesin e atyre që do të rrijnë ngjitur pas televizorit duke parë Lojërat Olimpike. “Publiku amerikan do të jetë shumë më i madh nga sa parashikohet”, tha ajo në një intervistë telefonike për Zërin e Amerikës.

Bob Mandau nga Chesterland-i i Ohajos, thotë se ai e mirëpret Olimpiadën, duke e parë si një shkëputje shumë të nevojshme nga politika negative që përcillet në televizo.

Ndërkohë Rick Kinney nga Wellesley i shtetit Masaçusets, thotë se amerikanët si ai do t’i shohin Lojërat Olimpike sepse “njerëzit i pëlqejnë historitë që të bëjnë të ndihesh mirë si ato rreth përpjekjeve të atletëve për të mbërritur deri aty”.

Sam Doering është pjesë e ekipit të notit në Kolegjin Hendrix në Conway të Arkansasit. Ajo do të ndjekë garat ku merr pjesë amerikania Katie Ledecky, një prej notareve më të mira në botë dhe favorite për medalje.

Mendoj se do të jetë dicka fantastike të shohësh Ledecky-n dhe shpresoj që edhe notarë të tjerë amerikanë të dalin mirë në garat e notit“, tha ajo.

Të dëgjosh himnin kombëtar pasi ata kanë fituar medaljet është vërtet diçka interesante“, thotë ajo.

Nga të gjitha disiplinat sportive, gjimnastika për femra parashikohet të jetë më e ndjekura nga amerikanët. Zeta Global parashikon që 33% e njerëzve të interesuar për Lojërat Olimpike të përqendrohen tek ky sport.

Ashley Umberger, pronare dhe trajnere kryesore në Akademinë e Gjimnastikës North Stars në Boonton, të Nju Xhersit thotë se ekipi amerikan i femrave “duhet të jetë ai që duhet ndjekur”. Amerikanët thotë ajo do të përqëndrohen për të parë Simone Biles, gjimnasten kryesore “e cila po shënon arritje te mëdha”.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ashley umberger lojërat olimpike tokio 2020 rick kinney ashley umberger lojërat olimpike tokio 2020 rick kinney

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet