Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vetëm pak ditë para atentatit, gazetari Sokolaj tregon bisedën mes Ndojas dhe Pulës: U konfrontuan
5 Nëntor 2019, 21:36Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Trazhgim Sokolaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e Shkozetit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj.
Në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Sokolaj tha se prokuroi Ndoj pak ditë para atentatit ishte konfrontuar me mesazhe me drejtorin e Hipotekës, pasi i kishte marrë në pyetje vartësit e tij.
“Gjatë ditëve që Arjan Ndoj ka marrë në pyetje punonjësit e Hipotekës, vartësit e drejtorit të Kadastrës, në informacionin që kam ka pasur një konfrontim mes tij dhe drejtorit të Hipotekës. Jo konfrontim fizik, por një debat me shkresa, telefonata, biseda. Ky debat e ka detyruar drejtorin e Kadastrës që ta paraqesë këtë situatë në Ministrinë përkatëse dhe më pas deri tek zv.kryeministri Braçe. Ky është momenti kur ky debat ka shkuar deri tek kryeministri Edi Rama,”- tha gazetari Sokolaj.
Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.
Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.
Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
VLORË- Trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq nuk do të niset nga Italia.Si pasojë e kushteve ...
TIRANË– Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari, u shpreh se prokurori Arjan Ndoja ka qenë në shkelje flagrante të ligjit që në mo...
TIRANË– Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2...
SARANDË– Pronën e një zotërie tani e gëzon dikush tjetër vetëm se u tregua më i shkathët për të bërë vetëdeklarimin. Dosja vetëm me foto kalohet në A...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur gjurmët që kanë bërë që grupi hetimor të binte në gjurmët e Redjan Rrajës, që është i dyshuari kryesor në ...
TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja ka folur katër ditë pas atentatit, teksa vetëm pasditen e sotme u bë e ditur se në makinën e prokurorit Ndoja janë gjetur dos...
TIRANË- Prokuroria kërkon arrest me burg për Redjan Rrajën. Nesër në orën 14:00, do të jepet masa e sigurisë për Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Nikla ...
VLORË– Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” pran...
KRUJË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen e 110 milionë lekëve të vjetra në Postën e Krujës ku drejtor është Xhelal Rraja. Burime p...