LIVE UPDATES
Politike

31 Korrik 2020, 15:34 Nga DOSJA

TIRANË -Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka kundërshtuar ndryshimet kushtetuese të miratuar të enjten në parlamnet. Sipas LVV, kryeministi Edi Rama, po ndjek shembujt e presidentit Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç, për të kapur pushtetin.

Vetëvendosje nuk pajtojhet me hapjen e listave, duke thënë se mënyra sesi po bëhen nuk është demokratike, duke i quajtur një mjet më shumë për të mashtruar votuesin. Ata kanë sjellur edhe shembullin e Kosovës, duke thënë se listat e hapura nuk rritën cilësinë e deputetëve në parlament.

Përsa i përket pragut elektoral, Vetëvendosje thotë, se vështirën rrugën e partive të vogla dhe favorizon partitë e vjetra të mëdha.

Reagimi i plotë

Denoncojmë votimin e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese

Me votimin e “ndryshimeve kushtetuese” në datën 30 korrik 2020, Edi Rama vërtetoi edhe një herë se ka vënë nën kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishte mishërim i demokracisë dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e shumicës i binden pa ia kthyer fjalën, e shumë prej atyre të pakicës, një surrogatë e opozitës, po përdoren prej Ramës që të shtrojë rrugën drejt kapjes së fortë dhe afatgjatë të pushtetit, sipas shembujve të Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit. Ngjashmëria e disa metodave dhe synimeve të politikës së brendshme të Ramës me ato të Vuçiçit ka prodhuar në Shqipëri, sikurse në Serbi, një qeverisje pa opozitë. Tri dekada në Shqipëri nuk mjaftuan që pluralizmi programor e politik të shndërrohej në vlerë të mirëfilltë, por po rrëshkitet drejt autokracisë së konsoliduar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka mospajtime e kritika përmbajtësore e formale ndaj “ndryshimeve kushtetuese”. Listat e hapura, pjesërisht apo jo, nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv nëse paraprakisht nuk shndërrohet e gjithë Shqipëria në një zonë, me një prag të arsyeshëm. Kështu siç po bëhen, listat e hapura do të jenë një mjet më shumë për të mashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si kërkesë popullore dhe si hap drejt demokratizimit, por kështu siç qëndrojnë punët me partitë e mëdha në Shqipëri, e siç po bëhen këto ndryshime, listat e hapura nuk do të kenë asnjë efekt demokratizues, as brenda partive e as jashtë tyre.

Brenda partive listat e hapura do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar. Do të nisë fushata e brendshme, gara për vota brenda listës, e cila do të fitohet në masë të madhe prej personave që mbështeten prej grupeve të fuqishme mediatike e biznesore, apo prej personave me shumë ndikim në parti. Për pasojë, fenomenit të blerjes së votave jashtë partisë, tashmë do t’i shtohet edhe fenomeni i blerjes së votave brenda partisë. Servilizmi i kandidatëve ndaj personave me ndikime ekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit të partisë do të jetë edhe më i madh. Parlamenti edhe më shumë mund të mbushet me milionerë, kryesisht injorantë të politikës, dhe do të forcohet edhe më shumë figura e kryetarit të partisë. Këto nuk janë parashikime në tym, por efekte të studiuara të hapjes së listave në shumë vende.

Shembulli i Kosovës dëshmon se listat e hapura për mbi një dekadë nuk kanë prodhuar demokratizim të partive, rritje të cilësisë së përfaqësimit në Kuvend dhe as zvogëlim të rolit të kryetarit, përkundrazi. I vetmi përjashtim është Lëvizja VETËVENDOSJE!, e ajo jo për shkak të listave të hapura, por për shkak se kishte programin, idealet, organizimin dhe udhëheqës që punuan, pasi Lëvizja hyri në Kuvendin e Kosovës, për të hartuar e miratuar një statut me mekanizma demokratikë të brendshëm, të cilët po zhvillohen me gjithë sfidat e shumta dhe sulmet ndaj Lëvizjes.

Jashtë partive, “ndryshimet kushtetuese” kështu siç u bënë, do të prodhojnë vështirësi edhe më të mëdha për subjektet e reja. Ruajtja e sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend të vogël si Shqipëria, dhe imponimi i pragut të dyfishtë, rajonal e kombëtar, i dyfishon pengesat për grupe shoqërore që kanë nevojë për përfaqësim jashtë partive të vjetra. Përveç kësaj, këto ndryshime nuk e prekën formulën “D’Hondt” për alokimin e mandateve, formulë e cila me këtë sistem favorizon partitë e vjetra kundër subjekteve të reja dhe favorizon partinë e parë duke diskriminuar gjithë votuesit e partive të tjera. Atyre që e mbrojnë këtë formulë me argumentin se ajo “prodhon stabilitet”, u themi se qytetarët janë ngopur me “stabilitete” të tilla që prodhojnë despotë. Stabiliteti i sundimit mbi padrejtësi e varfëri nuk i duhet vendit. Stabiliteti që sjell zhvillim, drejtësi e demokraci, është ai për të cilin kemi nevojë si popull.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e denoncon lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin. Megjithatë, dija dhe përvoja na tregojnë se zullumi këputet kur trashet. Sa më të vështirë ta bëjnë ndryshimin, aq më të domosdoshme do të na e bëjnë punën organizative dhe vetëdijësimin krah për krah me qytetarët.

Tiranë, 31 korrik 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Reagimi i Vetëvendosjes  vjen në një ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që garantojnë hapjen e listave dhe ndryshimit të formulës së koalicioneve. Këto ndryshime shkaktuan një furtunë reagimesh dhe rikthyen edhe njëherë përplasjet e forta mes pozitës dhe opozitës në vend. Votimi i djeshëm në Kuvend nuk është njohur nga opozita e bashkuar dhe Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu ndërkombëtarët janë shprehur, se do të kishin dashur që ndryshimet kushtetuese të bëheshin me konsensusin e të gjitha partive dhe nën frymën e “5 qershorit”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosje ndryshimet kushtetuese lëvizja vetëvendosje ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll
Politike 31 Korrik 2020, 12:01

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka kthyer një përgjigje Partisë Popullore Evropiane, ku ka theksuar “Parlame...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet