LIVE UPDATES
Bota

Vetëvendosja nuk i beson kryeministrit Hoti/ Arbërie Nagavci: Tema e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duhet të

18 Tetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Vetëvendosja nuk i beson kryeministrit Hoti/ Arbërie Nagavci: Tema e

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se nuk beson deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti që nuk do ta hapë temën e Asociacionit të Komunave Serbe në dialogun me Serbinë. Partia e Albin Kurtit e cilëson se ndërrimi i shpeshtë i qëndrimeve të kreut të qeverisë e bënë të pabesueshëm atë.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, gjithashtu dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, në një intervistë ka thënë se tema e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duhet të jetë e mbyllur për Kosovën, teksa shprehet e shqetësuar për deklaratat se në vend ka pasur pajtueshmëri për implementimin e tij.

“E para punës zotëri Hoti nuk është një njëri që nuk i ka ndryshuar qëndrimet e tij. Kemi parë jo nga muaji në muaj, por nga dita në ditë ndryshim të deklaratave. Çfarë thotë sot nuk e thotë nesër dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Në anën tjetër edhe në lidhje me asociacionit ka përdor deklarata që çështja e asociacionit është temë e mbyllur, por ka thënë edhe se ne kemi marrëveshje të vitit 2013 atë të vitit 2015 dhe kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.E që vendimi i saj e bënë të pazbatueshme marrëveshjen e vitit 2015 dhe asaj 2013. Por ai i ka përmendur të gjitha. Kështu që nga e kaluara e tij dhe këtu duhet të kemi paraysh s’mund t’i besojmë fjalëve që ai thotë…Lajçak nuk e ka hapur fare këtë çështje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë besoj që ai si një diplomat e ka të qartë se për Lëvizjen Vetëvendosje sikur në vitin 2013-2015 e ashtu edhe sot është një temë e mbyllur dhe të themi të drejtën vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje është temë e mbyllur. Ai e di që nuk mund të diskutohet kjo temë me ne, e aq më shumë pas vendimit të Kushtetueses të dhjetor të vitit 2015. Tashmë kjo temë nuk do të duhej në asnjë prej partive dhe institucioneve tona. Është shqetësuese deklarata që ka pasur pajtueshmëri,”– ka thënë Nagavci.

Ndërsa për mënyrën e vazhdimësisë së dialogut, ajo i cilëson të papranushme deklaratat e ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Në këto rrethana është e qartë se nuk mund të kemi një marrëveshje të mirë për Kosovën. Vetë deklaratat e zotëri Hotit në vazhdimësi duke i ikur pyetjeve të drejtpërdrejta apo përgjigjeve që i kërkojnë deputetët me të drejtë. E tregon që këta kanë ardhur në pushtet duke tentuar të shtyjnë përpara projekte të cilat presidenti Thaçi tashmë i ka negociuar me presidentin Vuçiç. Deklarata për ndryshim të Kushtetutës në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të asociacionit është e papranueshme dhe është një qasje krejtësisht e gabuar. Është një përgjegjësi edhe e institucioneve tona thjeshtë nëse lejojnë një gjë e tillë, apo diskutim të hapet. Kjo është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë tendenca të tilla”, u shpreh Nagavci.

Asociacion i komunave Serbe është një mënyrë vetëqeverisje i komunave më shumicë serbe në Kosovë. Propozimi i asociacionit ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit dhe është nënshkurar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por qeveria e ka refuzuar zbatim e kësaj marrëveshje, duke u bërë një bllokim për dialogun mes dy palëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arbërie nagavçi marrëveshja për asociacionin e komunave serbe arbërie nagavçi marrëveshja për asociacionin e komunave serbe

Sondazh

Poll
Bota 17 Tetor 2020, 16:56

GREQI- Autoritetet policore greke kanë vënë në pranga një pedofil 29-vjeçar, i cili ka abuzuar me të mitura që i ka njohur nëpërmjet rrjetit social Insta...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet