LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetingu/ Kreu “evazion të ligjshëm”, Kolegji i Apelimit “harron” Zaganjorin

3 Maj 2019, 06:35 Nga DOSJA
Vetingu/ Kreu “evazion të ligjshëm”, Kolegji i Apelimit

Tiranë- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) duket se ka vendosur të mbaj në “ankth” kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Rastin i tij po qëndron prej më shumë se 6 muajsh pa e kaluar në seancë, ku do të përballet me Komisionerin Publik, i cili kundërshtoi konfirmimin e tij në detyrë gjatë procesit të Vetingut.

Ky term nuk korrespondon me logjikën ekonomike dhe juridike. Gjithësesi trupa e Vetingut, e përbërë nga komisionerët Olsi Komici, kryetar; Pamela Qirko relatore dhe Roland Ilia anëtar, vendosën konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Thuajse i menjëhershëm ishte reagimi i vëzhguese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Në 6 Gusht 2018, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik të kërkonte shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë.

Në bazë të rekomandimit të ONM dhe analizës së kryer prej tij, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi vendimin e konfirmimit të Xhezair Zaganjorit në 12 Tetor 2018.

Prej asaj kohe, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të shqyrtuar rastin e kreut të Gjykatës së Lartë.

Boldnews.al” ka kryer një verifikim lidhur me trendin e ndjekur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për shqyrtimin e rasteve të ankimuar. Rezulton se janë të paktën 12 prokurorë e gjyqtarë, të cilët kanë dalë para Komisionit të Vetingut në të njëjtën periudhë me Zaganjorin, rastet e të cilëve tashmë janë marrë në shqyrtim apo janë përfunduar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

I vetmi nga ai grup që nuk është përballur ende me trupën gjyqësore të KPA është Xhezair Zaganjori.

Boldnews.al” i ka renditur në formë tabelare, sipas specifikave, përballjen e 11 gjyqtarëve dhe prokurorëve të njëkohshëm me Zaganjorin, të cilët tashmë kanë përfunduar apo janë në zhvillim të procedurave para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ankimet në “dhomë këshillimi”

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrton, në përgjithësi, ankimet e subjekteve të shkarkuar, në “dhomë këshillimi”. KPA ka shqyrtuar në dhomë këshillimi, rastet si më poshtë:

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, u shkarkua nga detyra në dt. 17 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kolegji i Apelimit e shqyrtoi rastin e tij në 11 Nëntor 2018 dhe vendosi shkarkimin e tij përfundimtar nga detyra.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, u shkarkua nga detyra në dt. 18 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai u shkarkua përfundimisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në 4 Shkurt 2019.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, u shkarkua nga detyra në dt. 30 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky vendim u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 7 Shkurt 2019.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Gani Dizdari, u shkarkua nga detyra në dt. 16 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky vendim u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 12 Shkurt 2019.

– Prokurori i Tiranës, Adriatik Cama, u shkarkua nga detyra në 12 Korrik 2018, prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Vendimi për shkarkimin e tij u la në fuqi nga Kolegji i Apelimit në datë 18 Shkurt 2019.

Ankimet nga Komisioneri Publik

– Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari, u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në datë 18 Korrik 2018. Rasti i saj u ankimua nga Komisioneri Publik. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mori në shqyrtim dhe vendosi shkarkimin e saj në datë 28 Shkurt 2019.

– Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut në 7 Korrik 2018. Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancat ndaj Islamajt në 12 Nëntor 2018. Ende nuk ka një vendimmarrje, pavarësisht se janë kryer rreth 10 seanca gjyqësore.

– Gjyqtarja e Tiranës, Alma Brati, mori viston e KPK për të vijuar detyrën në 5 Korrik 2018. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancat gjyqësore që në 12 Dhjetor 2018. Ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare, pasi seancat po vijojnë.

– Gjyqtari i Tiranës, Astrit Faqolli, u konfirmua në detyrë nga KPK në 25 Korrik 2018, në të njëjtën ditë me Xhezair Zaganjorin. Ai u përball me Komisionerin Publik para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPA vendosi shkarkimin e Faqollit në datë 7 Mars 2019.

Ankimet e subjekteve të shkarkuar në seancë
Për dy subjekte, të cilët kanë dalë në seancë dëgjimore të shkallës së parë të Vetingut në një kohë me Zaganjorin dhe që janë shkarkuar, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ‘thyerr” rregullin e përgjithshëm dhe ka vendosur që t’i kalojë në seancë gjyqësore.

– Gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj, u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në dt. 11 Korrik 2018. Ai ankimoi vendimin pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ky institucion e mori në shqyrtim rastin e tij dhe vendosi përfundimisht shkarkimin e Lazajt në 18 Prill 2019.

– Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 25 Korrik 2018. Ajo ankimoi vendimin dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi seancat publike në 4 Prill 2019. Ende nuk ka vendimmarrje përfundimtare për rastin e prokurores Gashi.

Marrë nga Bold News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kolegji i apelimit vetingu xhezair zaganjori kolegji i apelimit vetingu xhezair zaganjori

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët