LIVE UPDATES
Bota

Vetoja bullgare/ VMRO:Nuk do pranojmë asnjë marrëveshje me Sofjen

16 Shkurt 2022, 20:34 Nga DOSJA
Vetoja bullgare/ VMRO:Nuk do pranojmë asnjë marrëveshje me Sofjen

SHKUP- Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, nëse zgjidhje që mund të arrihet do të dëmtojë interesat kombëtar dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar të mërkurën, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Ai ka kërkuar nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, që të miratojë në Kuvend një rezolute për mbrojtjen e figurës dhe të identitetit të heroit kombëtar të maqedonasve, Goce Dellçev. Kryetari i VMRO-së tha se dyshon që në bisedimet me palën bullgare, pala maqedonase, do të heqë dorë nga prejardhja maqedonase e Dellçevit, por edhe nga identiteti dhe gjuha maqedonase.

“Kam ofruar unitet që të gjithë së bashku të qëndrojmë pas mbrojtjes së interesave kombëtare pasi popullit i ka ardhur mbi kokë nga politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar, në llogari të identitetit të popullit maqedonas, të cilët po pasurohen dhe po bëjnë karrierë në kurriz të popullit maqedonas”, ka deklaruar Mickoski.

Ai tha se pozicionet në bisedimet me Bullgarinë janë rrënuar edhe për shkak të siç tha, faktit se në proces fjalën kryesore e kanë politikanët shqiptarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“Pozicionet negociuese po minohen, pasi identiteti maqedonas dhe i shtetit në përgjithësi është vendosur në ankand. Artan Grubi, Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti ndryshimin e Kushtetutës e kanë vendosur në ankand dhe këtë po e vërteton administratori Kovaçevski, trashëgimtari i verbër i Zaevizmit. Me kërkesën tona që në Kuvend të miratohet një deklaratë për të madhin Goce Dellçev, jo vetëm që forcohen, por edhe më shumë i jepet rëndësi atyre që po negociojnë në tavolinë”, tha Mickoski.

Ai tha se edhe zyrtarëve bullgarë, kryeministrit, Kiril Petkov dhe presidentit, Rumen Radev ia ka bërë me dije se “VMRO-ja nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të dëmshme mes dy vendeve”.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë pretendimet e opozitës duke theksuar se bisedimet me Sofjen janë transparente dhe se nuk mund të flitet për “tradhti të interesave kombëtare dhe shtetërore”.

“Procesi po zhvillohet në nivel të ekspertëve, që po punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme me kapacitet të plotë, së bashku me kolegët e tyre nga Bullgaria dhe kur do të ketë një zgjidhje, e pranueshme për të dyja palët, kjo do të bëhet e ditur për opinionin, por edhe për këtë do të njoftohet të gjitha institucionet të cilat duhet ta miratojnë në përputhje me dispozitat në fuqi. Gjithçka që kemi biseduar deri më tani ka qenë transparente dhe asgjë nuk kemi fshehur, kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sipas tij, nuk qëndrojnë pretendimet e VMRO-së, se institucionet e Maqedonisë së Veriut po heqin dorë nga përkatësia etnike e Goce Dellçevit.

“Goce Dellçev është revolucionar i luftës nacionale maqedonase, që luftoi për shtet të pavarur në të cilin ne sot jetojmë, që është anëtare e NATO-s dhe në prag të nisjes së bisedimeve me BE-në, pas zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë që duhet të zgjidhen ë frymën e vlerave evropiane dhe në frymën e respektit të ndërsjellë”, ka deklaruar kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Goce Dellçev, një personalitet që ka vepruar kundër sundimit osman deri në vitin 1903 konsiderohet si hero dy shteteve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Debati mes ekspertëve të dy vendeve, përskaj çështje për identitetin dhe gjuhën, përfshin edhe prejardhjen e shumë personaliteteve historike. Sofja kërkon nga Shkupi që të pranojë rrënjët bullgare në gjuhën dhe identitetit maqedonas. Pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve për këto çështje, Bullgaria në nëntor të vitit 2020 përdori veton me çka u bllokua nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski goce dellçev hristijan mickoski dimitar kovaçevski goce dellçev hristijan mickoski

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait