LIVE UPDATES
Aktualitet

Vettingu- KPA dëgjon dëshmitarin e thirrur nga Dhurata Haveri për të sqaruar një hua

18 Shkurt 2022, 19:18 Nga DOSJA
Vettingu- KPA dëgjon dëshmitarin e thirrur nga Dhurata Haveri për

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA dëgjoi të premten deklarimet e huadhënësit të gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri për blerjen e një apartamenti në Shkodër në vitin 2011, i thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo sqaroi se marrja e kësaj dëshmie ishte një prej shkaqeve të ankimit të subjektit ndaj vendimit të Komisionit, për të cilin ishte vlerësuar që çështja të kalohej për shqyrtim në seancë publike. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me 29 shtator 2019, shkarkimin nga detyra të Haverit pasi u konstatua mungesë burimesh të ligjshme për një numër asetesh të deklaruara dhe se kishte kryer deklarim të rremë për kostot e shkollimit të vajzës. Vendimi i Komisionit u ankimua nga Haveri në KPA.

Dhurata Haveri e ka filluar karrierën si gjyqtare në vitin 1991 në Gjykatën e Shkodrës. Ajo u emërua në ish-Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në vitin 2004 dhe prej 15 vitesh e ushtroi detyrën në të njëjtin institucion. Në cilësinë e dëshmitarit të premten u pyet shtetasi Vildan Volumi, prej të cilit Haveri ka pretenduar në Komision se ka marrë një hua në shumën 5 milionë lekë në vitin 2011, që ka shërbyer për blerjen e një apartamenti në Shkodër po atë vit.

Çomo sqaroi në fillim të seancës se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK rezulton që të mos ketë asnjë vendimmarrje lidhur me kërkesën e subjektit për pyetjen e huadhënësit në cilësinë e dëshmitarit, as për pranim dhe as për mospranim. “Subjekti ka kërkuar të pyeteni. Komisioni nuk ka vendosur as po, as jo”, ju drejtua kryesuesi Çomo dëshmitarit, i cili kreu fillimisht betimin se do të thoshte vetëm të vërtetën.

Bazuar në pyetjet e drejtuara prej përfaqësueses së Haverit, avokates Romina Zano, dëshmitari Volumi rrëfeu formimin e tij profesional si inxhinier topograf, profesion që sipas tij e kishte ushtruar prej vitit 1979 kur ishte diplomuar pranë Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit në Tiranë. Ai deklaroi se kishte qenë gjatë gjithë kohës i punësuar në institucione shtetërore, derisa në vitin 1996 kishte vendosur së bashku me dy kolegë të regjistronin një shoqëri private që ofronte shërbime në fushën e topografisë. Sipas Volumit, ai ishte kontraktuar me kohë të pjesshme në projekte të financuara nga USAID dhe Bashkimi Evropian gjatë periudhës 1994-1996, prej nga pretendoi se kishte siguruar të ardhura të kënaqahme. Sipas dëshmitarit, pasi kishin krijuar shoqërinë private, kishin arritur të fitonin edhe tendera publikë në vlera të konsiderueshme.

“Kemi fituar dhe tendera 20 milionë lekë”, tha Volumi – megjithëse u pyet disa herë nga trupa lidhur me mënyrën se si i referohej monedhës lek, ku ai qartësoi se fliste “me lekë të vjetra”.

Volumi deklaroi se prej vitit 2002, kur aktiviteti i shoqërisë private ishte në rënie, kishte filluar punë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër, ku kishte punuar deri në 2009. Ai sqaroi se largimi nga puna kishte qenë i padrejtë dhe për këtë arsye kishte fituar kundërshpërblim nga gjykata në shumën 1.1 milion lekë, vlerë që e kishte përfituar pjesërisht në 2010-ën dhe pjesën me të madhe në 2011-ën.

Dëshmitari pretendoi se pas largimit nga puna deri në vitin 2014, kishte punuar në dy firma ndërtuese dhe se bashkëshortja kishte qenë në punë gjatë gjithë kohës, ku prej vitesh ushtronte detyrën e drejtoreshës së statistikave në Shkodër. Volumi deklaroi se në vitin 1997 kishte çelur një depozitë bankare në shumën 1.9 milion lekë dhe se në vitin 2002 kur i kishte tërhequr ishin afro 4.5 milionë lekë. Ai pretendoi se në vitin 2011, kishte pasur në shtëpi rreth 6.5 milionë lekë të cilat i kishte për blerjen e një apartamenti, por kur subjekti i kishte kërkuar ndihmë financiare për blerjen e banesës së saj, i kishte dhënë 5 milionë lekë që do t’i kthente pasi të merrte kredi. Sipas dëshmitarit, ai nuk kishte kryer shpenzime në vlera të mëdha gjatë asaj periudhe.

Ai shpjegoi se është kunati i subjektit, por theksoi se që prej ndarjes nga jeta të babait të Haverit kur ajo ishte në shkollë të mesme, e kishte konsideruar gjithmonë veten si vëllain e madh të saj. Volumi dorëzoi si prova vendimin e gjykatës dhe dokumentacionin për ekzekutimin e kundërshpërblimit për largimin nga puna, si dhe dokumente të tjera me të cilat pretendon të provojë disponiblitetin e shumave të deklaruara.

Kur dëshmitari u pyet nga trupa nëse dispononte dokumentacion ligjor për të vërtetuar gjithë të ardhurat dhe pagesën e detyrimeve tatimore për periudhën 1994-1999, ai u shpreh se nuk kishte arritur t’i siguronte të gjithë listëpagesat dhe kontratat e nënshkruara kur ushtronte aktivitetin privat. Ai shtoi se kishte marrë një vërtetim nga tatimet që sqaronin se nuk i kishin të ruajtura dokumentet. “Por ne nuk mund të merrnim pjesë në procedurat e tenderimeve në atë kohë nëse nuk kishim paguar në mënyrë periodike detyrimet tatimore”, deklaroi Volumi dhe theksoi se kishte kaluar kohë e gjatë dhe ishte e vështirë të gjendeshin dokumentet e kërkuara.

Subjekti dhe avokatja Zano u pyetën prej Kolegjit se përse i kishin dorëzuar tani dokumentet për përfitimin e vlerës së kundërshpërblimit nga ana e huadhënësit dhe jo më parë. Zano sqaroi se nuk kishin qenë në dijeni të këtij fakti dhe se e kishin mësuar së fundmi nga komunikimi që kishin pasur me dëshmitarin. Kolegji deklaroi të përfunduar fazën e pyetjeve të dëshmitarit dhe shtyu seancën për më datë 4 mars në orën 10:00, kur pritet të vendosë lidhur me administrimin ose jo si provë të dokumenteve të dorëzuara prej dëshmitarit.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata haveri kolegji i posaçem i apelimit vettingu dhurata haveri kolegji i posaçem i apelimit vettingu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj