Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Zbulohet përfshirja e qeverisë në paga, Dusha humb kujtesën, Tabaku: Kodrën me polici!
18 Shkurt 2022, 07:52Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish për të marrë në pyetje dëshmitarët e radhës. Për plot shtatë orë e gjysmë, ditën e sotme janë pyetur Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Loran Dusha, administrator i Inceneratorit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” si dhe Florian Muçaj, komisioni i Prokurimit Inceneratori i Fierit. E thirrur për të dëshmuar ishte edhe Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, por kjo e fundit nuk iu përgjigj thirrjes së Komisionit. Nga mbledhja Tabaku i la afat deri në mesditë, por sërish Kodra nuk u paraqit. Me anë të postës së posaçme të Kuvendit, Kodrës iu kërkua të pranonte letrën, por punonjësi I inceneratorit kishte mbyllur dyert dhe nuk e kishte pranuar shkresën nën argumentin se brenda nuk kishte asnjë person.
Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nxorri zbuluar përfshirjen e shtetit dhe të qeverisë me inceneratorët. Ajo tha se qeveria është e përfshirë në pagesa si dhe ka financuar ngritjen e dy inceneratorëve. Deklaratën e saj tentuan ta ndërpresin socialistët. Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” ishte infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye u pyet përmes Skype. Por, shum prej pyetjeve, Dusha nuk dinte tu përgjigjej. Me humor, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se humbja e kujtesës mund të ishte dhe një pasojë e infektimit me koronavirus. Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit në Inceneratorin e Fierit, ka refuzuar të merret në pyetje pasi është shprehur se është pyetur si dëshmitar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fakti që ai nuk përgjigjej, hapi debat mes anëtarëve në Komision.
Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt. Në listë për tu marrë në pyetje është edhe kryeministri Edi Rama. SPAK sot ka pyetur deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako dhe kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi.
TIRANË- Ish-deputetja socialiste Eglantina Gjermeni pritet që të marrë pëlqimin e presidentit Ilir Meta për të përfaqësuar Shqipërinë në misionin e OSBE-së...
PUKË– Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka denoncuar fort se në territorin e Bashkisë së drejtuar prej tij është duke u kultivuar kanabis. Në një ta...
TIRANË – Studentët më të mirë në universitetet shqiptare me mesatare 9 dhe 10 nuk kanë marrë prej më shumë se 4 muaj bursat, që u caktuan pas protest...
TIRANË – U zhvillua sot mbledhja e përbashkët në Këshillin e Lartë Gjyqësor për diskutimin e shkrirjes së gjykatave në vend në kuadër të hartës së r...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport të zgjeruar sa i përket reformës së taksave në vendin tonë, me të dhënat që janë mbledhur deri në shkurt të v...
LEZHË-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç. Për pasojë një person ka mbetur i lënduar pas përplasjes së dy automjeteve.Ak...
TIRANË– Një dyqan është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Policia informon se dyqani, në pronësi të personit me inicialet H.L, u përfshi nga flakët...