Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Ulen drastikisht shifrat e COVID!MSH: 1 viktimë e 303 raste të reja,89 të shtruar në spital
18 Shkurt 2022, 17:58Nga DOSJA
TIRANË– Një 66-vjeçar nga Kurbini ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vend, ku edhe ka bërë me dije se nga 2,651 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 303 qytetarë. Numër realitivisht më i ulët në krahasim me javët që lamë pas. Ndërkohë që numri i pacientëve aktivë ka shkuar në 5,406 të tillë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,651 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 303 qytetarë, në këto bashki: 118 në Tiranë, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet. Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar nga Kurbini 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 303 Të shëruar në 24 orë 1,066 Të shtruar në spitale 89 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 2,651
Testime totale 1,724,866 Raste pozitive 269,904 Raste të shëruara 261,065 Raste Aktive 5,406 Humbje jete 3,433
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
VLORË- Një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë pasditen e sotme, e siç duket nga pamjet me shumë gjasë...
ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje të tjera për planin e shqiptarit Elvis Demçe që u vu në pranga më 18 janar. Sipas Il Giornale, qëllimi i Dem&...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako janë personat e radhës që kanë shkelur në dyert e Pro...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka vënë një gjobë marramendëse prej 13 milionë lekë të vjetër për banoren e 5 Majit, Laureta Nikollin. Banorja Nikolli shprehet s...
TIRANË– Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish për të marrë në pyetje dëshmitarët e radhës. Për plot shtatë orë e gjysmë, ditën e ...
TIRANË- Ish-deputetja socialiste Eglantina Gjermeni pritet që të marrë pëlqimin e presidentit Ilir Meta për të përfaqësuar Shqipërinë në misionin e OSBE-së...