LIVE UPDATES
Aktualitet

Vetvendosja kërkon rrëzimin e akuzave ndaj të gjithë protestuesve që mbrojtën Teatrin Kombëtar

24 Nëntor 2020, 14:11 Nga DOSJA
Vetvendosja kërkon rrëzimin e akuzave ndaj të gjithë

TIRANË– Lëvizja Vetvendosja kërkon nga qeveria shqiptare që të bien të gjitha akuzat ndaj të gjithë protestuesit që dolën në shesh më 17 maj 2020 për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook ata bëjne me dije se kanë mësuar nga mediat se janë rrëzuar akuzat për 6 persona mirëpo ata kërkojnë që kjo të bëhet për të gjithë protestuesit.

Më tej Vendvendosja kërkon që të rindërtohet teatri aty ku ishte dhe siç ishte më parë.

Postimi i plotë:

Bien pjesërisht akuzat që të vazhdojnë të ngrenë kulla aty ku ishte Teatri Kombëtar
Ditën e diel në mbrëmje, në datën 22 nëntor 2020, publiku i gjerë, bashkë me ne, u informua nga lajmet e një televizioni në Shqipëri se prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzat për vepra penale për 6 qytetarë që ishin në shesh më 17 maj 2020, në mbrojtje të objektit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar. Mes 6 qytetarëve të liruar nga këto akuza për vepra penale ishte edhe Boiken Abazi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Por gjithë ç’dimë, e dimë nga mediat dhe jo me ndonjë njoftim zyrtar të prokurorisë. Presim, nga ato që thonë mediat, të na vendosen gjoba administrative pas rënies së akuzave për vepra penale. Ndërkohë dy qytetarë të tjerë mbeten nën akuzën për vepër penale për këtë rast për kundërshtimin e forcave të policisë.  Prokuroria nuk e njeh rrugën zyrtare të informimit ngaqë ndjek të njëjtën linjë paligjshmërie si dhe autoritetet e Policisë së Shtetit, që gjatë 17 majit 2020 kanë kryer një sërë shkeljesh, duke nisur që nga orari i veprimeve të ndërmarra, mosrespektimi i Procedurës Standarde të Policisë së Shtetit, mosrespektimi i masave anti-Covid-19 nga efektivët, dhuna shproporcionale e ushtruar ndaj qytetarëve protestues, mos-mbajta e procesverbalit për të shoqëruarit, etj. Për këto shkelje, Avokati i Popullit u ka kërkuar javën e kaluar autoriteteve që të ndërmarrin masa për të ndëshkuar sjelljet individuale apo të organizuara të oficerëve të policisë të përfshirë në këtë operacion policor. Por deri më sot publiku nuk është vënë në dijeni as për masa ndaj atyre që dhanë urdhërat në Policinë e Shtetit, as për masa ndaj atyre pushtetarëve që morën vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.
Teatri Kombëtar u shemb jashtëligjshëm me një vendim antikushtetues. Qytetarët u dhunuan, jashtëligjshëm. Planet për ndërtimin e kullave të tjera vazhdojnë jashtëligjshëm. Veprimi gjysmë ligjor e gjysmë mediatik i rënies së pjesshme të akuzave, duke qenë i papërmbushur, mbetet i paligjshëm. Tani, në prag të fushatës elektorale, regjimi dëshiron të harrohet ajo pjesë e barbarisë që u ushtrua më 17 maj 2020 në kryerje të aktit antikombëtar të shembjes së teatrit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri kërkon:
1. Rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj të gjithë qytetarëve protestues që dolën atë ditë në shesh në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët.
2. Rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
3. Vendosjen e plotë të drejtësisë me nxjerrjen para ligjit të atyre që morën vendimin dhe kryen aktin barbar antikombëtar të shembjes së Teatrit Kombëtar mu në zemër të Qendrës Historike të Tiranës.
Tiranë, 24 nëntor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja vetvendosja levizja vetvendosja

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë