Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE – Në shortin e muajit janar, ku kuqezinjtë do të njohin kundërshtarët e eliminatore të ardhshme për Euro 2021, Shqipëria do të jetë në vazon e katërt. Bushi nuk e fsheh gëzimin e tij dhe shprehet se kjo arritje është rrjedhojë e punës së mirë që është zhvilluar në dekadën e fundit.
“Ngjitja në vazon e katërt më bën të ndihem mirë. Tregon se është bërë një punë e mirë nga të gjithë futbollistët, të cilët gjej rastin t’i falënderoj, nga i pari te i 40-ti, duke parë që ishin plot 40 futbollistë që morën pjesë këtë edicion. Një falënderim shkon për stafin teknik dhe atë administrativ për këtë arritje, që mund ta cilësoj pa frikë historike. Kjo është diçka shumë e mirë për Shqipërinë, sepse mendohet se nga vazo 5 dhe 6 do të kemi dy kundërshtarë më të lehtë në letër nga sezoni ardhshëm. Kjo arritje na bën të ndihemi mirë”,– nënvizon trajneri Bushi, i cili më pas ndalet të bëj një analizë të të gjithë fushatës eliminatore.
“Ishin eliminatore shumë të mira, sepse në fund ne arritëm të grumbullojmë 14 pikë si asnjëherë më parë, duke u renditur në vendin e tretë, diçka fantastike për ne. Unë si trajner pretendoja më shumë, objektivat i kisha më të larta, doja kualifikimin. Përtej kësaj, mbetet për t’u vlerësuar fushata eliminatore, sepse kemi bërë mirë. Në këtë edicion mund të bënim më mire, por kemi gabuar në dy ndeshje si ajo në Andorra dhe me Turqinë në shtëpi. Aty gabuam dhe nëse do të kishim ato pikë do të ishim kualifikuar në Kampionatin Europian, që do të ishte arritje e madhe për të gjithë Shqipërinë. Në tërësi mund ta cilësoj si një edicion pozitiv, ku edhe pse shumë lojtarë na janë larguar, ne kemi qëndruar në nivel të kënaqshëm”.
Dy edicionet e fundit eliminatore shumë lojtarë kanë bërë kalimin e madh, duke shkuar nga skuadra U-21 te Kombëtarja A. “Kalimi i lojtarëve te Kombëtarja A është një tjetër objektiv i arritur.Shumë lojtarë kanë kaluar te ekipi A, në shifra si asnjëherë më parë. Kjo është një punë e bërë shumë mirë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sepse jo vetëm ekipi U-21, por të gjitha moshat nga U-15 deri te U-21 kanë punuar mirë për të furnizuar sa më shumë ekipin A. Strategjia jonë ka qenë për të përfshirë lojtarë të rinj, pavarësisht se mund të mos na ndihmojnë në atë ndeshje, por që t’i kishim si perspektivë për t’i çuar në Kombëtaren e madhe.
Dua të marr dy shembuj, siç janë Kumbulla dhe Broja. Kumbullën e kam thërritur tek U-21 kur ai ishte katër vite më i vogël se grupi, që luanim në atë moment si Keidi Bare e Seferi që ishin datëlindja 1996. Ai është datëlindja 2000 dhe ne aktivizuam për ta kaluar sa më parë nëKombëtaren A dhe kjo rezultoi e suksesshme. Kështu ndodhi edhe me Brojën, të cilin e grumbulluam pavarësisht se ishte tre vite më i vogël nga datëlindjet 1998 dhe tani është në ekipin e parë. Njëlloj edhe me Selahin. Ky është një objektiv i arritur 100% dhe një punë e bërë shumë mirë te moshat e Shqipërisë”,– shton Bushi, i cili sigurisht është i bindur se me të gjithë grupin e mundshëm në dispozicion rezultati i skuadrës kuqezi do të ishte edhe më i mirë, duke arritur një objektiv të parealizuar më parë deri më sot.
“Nëse do të kishim lojtarët që janë në ekipin Kombëtar A siç është Kumbulla, Mihaj, Broja, Selahi do të kishim zënë një vend akoma më të mirë, pse jo edhe kualifikimin, duke parë që janë lojtarë shumë të mirë. Do të na kishin ndihmuar shumë në edicionin që kaluam. Madje, këto lojtarë ende e kanë moshën për të luajtur me U-21”.
Në fund, trajneri Bushi ndalet tek e ardhmja e 21-vjeҫarëve, duke parë elementët që janë te U-17 dhe U-19. “Puna me moshat është specifike dhe delikate në mënyrën sesi duhet ta ndërtosh skuadrën për eliminatoret e ardhshme duke parë që të gjithë lojtarët largohen dhe ti duhet të marrësh një grup të ri. Federata e Futbollit ka dhjetë vite që ka filluar një projekt shumë të mirë me moshat duke bërë një organizim të mira nga U-15 te U-21 siç e thashë edhe pak më parë.
Ne trajnerët e U-21 e kemi pak më të lehtë për të marrë lojtarë nga U-20 e poshtë. Kemi bërë diçka shumë të mirë duke futur lojtarët që e kanë pasur moshën për sezonin e ardhshëm, duke i përfshirë që këtë sezon. Kemi një grup me 8-9 që kanë moshë për të luajtur edhe edicionin e ri, lojtarë stabël. Ky do të jetë edhe boshti i ekipit me lojtarë si Muҫi, Ismailgeci, Tuci e Selmani. Kjo na ndihmon shumë sepse boshti mbetet. Thjesht duhet të afrojmë disa lojtarë për ta plotësuar grupin dhe për të bërë mirë”,– vijon trajneri i kuqezinjve të vegjël, duke shprehur besimin se ky brez mund të bëjë një paraqitje edhe më të mirë në edicionin e radhës.
“Unë kam shumë besim se ne do të bëjmë shumë mirë, pse jo të luftojmë edhe për kualifikim pavarësisht nga kundërshtarët që do të kemi përballë. Unë jam prej dy edicionesh te U-21 dhe e di shumë mirë se çfarëdo të thotë ekip i madh apo ekip i vogël. Të gjithë ekipet janë njësoj për ne. Nëse ne e mendojmë, luajmë ashtu siç dimë, sakrifikojmë për ekipin, sakrifikojmë për shokun, mund të mundim çdo kundërshtar.
Në grupin e U-21 ka pasur momente që janë afruar edhe lojtarë që janë pesë vite më të vegjël se mosha që luan aktualisht, siç është Mitaj i datëlindjes 2003, kapiteni i U-17 që luan te AEK-u Athinës. Këtë lojtar e aktivizuam edhe me Kosovën dhe me Anglinë. Mendoj se është lojtar shumë i mirë, i perspektivës, të cilin Shqipëria do ta ketë për 15 vitet e ardhshme. Prandaj e theksoj që jemi munduar të afrojmë të rinj për të pasur një ekip sa më solid në vazhdimësi.
Në njërën anë dhe jemi penalizuar, sepse shumë lojtarë kanë shkuar me ekipin e parë dhe në disa ndeshje mund të ishin të vlefshëm për ne. Përtej kësaj jemi të kënaqur, duke parë vendin e tretë dhe faktin që jemi tashmë në vazon e katërt, bilanci është pozitiv”,– ka përfunduar analizën e tij trajneri Alban Bushi.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI-Boksieri shqiptar Florian Marku është bërë pjesë e një incidenti në një hotel në Britaninë e Madhe. Gjithçka nisi ku në rrjetin social “Twitter” ku...
NAPOLI-E çuditçme por e vërtetë. Pa mbushur ende 24 orë,Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar negativ në tamponet e tyre të kryera të prem...
SHKODER – Lajmi për largimin e sulmuesit Ismael Dunga drejt Kenias, ka krijuar jo pak shqetësim në kampin kuqeblu shkodran. Arsyeja e këtij largimi të futbollis...
ZVICER – Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shoqëruar nga zv.trajneri Muharrem Sahiti dhe anëtarë të FFK-së, ndodhet në Zyrih t...
ABU DHABI – Ajo që parashikohej, ndodhi. Luis Hamilton është rikuperuar nga koronavirusi dhe do të garojë në Grand Prix të Abu Dhabit, garën e fundit të kampion...
ITALI – Tërmet te Ferrari. Administratori Luis Kamileri i ka komunikuar “kokëkuqes” vendimin e tij, se për arsye personale, jep dorëheqjen me efekt të menjëhers...
ZVICER – Pas përfundimit të ndeshjeve të së enjtes së 10 dhjetorit, janë përcaktuar edhe 24 skuadrat finaliste, që do të vazhdojnë më tej garën për në 1/32 fina...
EUROPË- Janë përcaktuar tashmë 12 skuadrat e dyta të kualifikuara në 1/16 e Europa League. Milan kishte mbyllur çdo llogari, por edhe në ndeshjen e ...
EUROPË-Napoli nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 përballë Real Sociedad në ndeshjen e fundit në grupe të Europa League. Rrezultat që pati pak vlerë për ...
MILANO-Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin me 9 vjet burg për dhunë seksuale ndaj Robinhos. Ish lojtari i Milanit u dënua në shkallën e parë në vitin 2...