Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO/ Donnarumma pret, Mbappé zhbllokohet: PSG mund Brestin dhe shkon në +11…
16 Janar 2022, 05:16Nga DOSJA
FRANCE – Mbappé shkon te goli. Është sërish kampioni francez ai që hap rrugën drejt tre pikëve për PSG që mposht Brestin, edhe me golin e Kehrerit, që fiksoi rezultatin 2-0.
Skuadra e Pochettinos shkon në +11 pikë ndaj Nices që e ndjek. Por fitorja ka edhe firmën e Donnarumma, protagonist me një pritje të jashtëzakonshme. Gjithmonë i çmuar është drejtimi i Verrattit, në mungesë të Messit, veteranit të Covid-it, dhe të Neymarit që po shërohet.
Avantazhi, i shkëlqyeshëm, nënshkruhet nga Mbappé, por PSG i detyrohet shumë edhe portierit italian. Mëngjesin e sotëm Navas rezultoi pozitiv, ndaj natyrshëm i erdhi radha Donnarummas, i cili në minutën e 9-të bëri një pritje spektakolare, duke e çliruar veten nga presioni i ndeshjes.
Por Brest do të ndëshkohet nga Mbappé në të 32-tën shënon golin e parë. Një tjetër kryevepër që shpërblen gjysmën e parë të dominimit (68% e zotërimit të Parisit), orkestruar nga regjia e Verratti. Dhe ku i vetmi notë negative është një Icardi anonim.
Me Messin dhe Neymarin në tribunë, dyfishimi i fitores së PSG-së vjen nga një mbrojtës. Është kthyer gjermani Kehrer, i cili gjendet i lirë në ‘krosimin e ulët të Mendes nga mbrapa dhe në të 53-tën minutë shënon 2-0, shifra këto që nuk ndryshojnë deri në fund të ndeshjes.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Pas humbjes në Superkupë, Juventus vazhdon ecurinë pozitive në Serie A për një vend në Champions League. Në javën e 22-të të Serie A, bardhezinjtë drejtu...
TIRANË– Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Tiranës. Një rezultat që te ekipi shkodran e kanë përjetuar si humbje duke parë mundë...
TIRANË– Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, që më shumë ka qenë një fitore për bardheblutë, të cilët u dominuan nga skuadra ...
TIRANË- Futbollisti i Vllazninsë, Da Silva nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e shpejt që tekniku Brdaric i bëri në takimin që shkodranët po luajnë ndaj Tir...
ANGLI– Në javën e 22-të të Premier League Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Aston Villas. Një rezultat që nuk i shërben skuadrë...
ANGLI-Everton nuk po kalon një moment të mirë dhe fajin për këtë e ka trajneri Rafa Benitez. Skuadra nën drejtimin e spanjollit ka arritur të marrë vetëm 5 pikë...