LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ ‘Epidemia ka një ritëm rënës, situata e qetë’, Pipero flet nga Vlora: Erdha këtu se kisha një konsult, ja pse

3 Maj 2020, 13:38 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Epidemia ka një ritëm rënës, situata e

VLORË-Unë besoj që Vlora gradualisht po bëhet gati sepse masat po lehtësohen dita-ditës. Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi, ndërkohë Vlora nesër shpallet zonë e gjelbër dhe është një lajm jashtëzakonisht i mirë. Ka 3-4 javë pa asnjë rast të ri, kështu që në qoftë se ju e konsideroni një mesazh të tillë, le të jetë ky i afrimit të turizmit për Vlorën. Pse jo?!”. Kështu shprehet mjeku Pëllumb Pipero, i cili prej 2 muajsh ka qenë një nga zërat më të fortë informues sa i takon pandemisë së koronavirusit. Ai ka qenë Vlorë për arsye profesionale por edhe personale. Pipero ka sqaruar në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, duke treguar masat që duhet të respektojë çdo qytetar.

“Situata është shumë e qetë. Epidemia ka një ritëm rënës, ulje të qëndrueshme. Edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara, që po shtrohen në spital që janë 2-3 në ditë, herë pa asnjë rast fare, edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që dita e fundit e ka qenë 9, 7, 6 sot. Lajmi i mirë është që numri i rasteve të shëruara shtohet nga dita në ditë, tashmë kemi më shumë se gjysmën e personave të prekur të shëruar. Situata është mjaft e qetë por kjo qetësi nuk duhet të na ulë as vigjilencën, nuk duhet të na vërë as në gjumë, nuk duhet të na ulë as kujdesin. Ende virusi qarkullon, pavarësisht se me ritëm të ulët dhe ndofta edhe me virulencë të ulët por ende qarkullon. Sa kohë virusi qarkullon neve duhet që medoemos të respektojmë ato masa të rëndësishme shumë për këtë fazë të dytë që është faza e hapjes graduale por e qëndrueshme. Do të thotë që ende duhet të kemi kujdes, sidomos në vende publike. Qytetarët të ruajnë distancën fizike, të vendosin një maskë, ata që shërbejnë të kenë maska e doreza, higjiena e duarve, larja sa më shpesh, janë disa masa që duhet t’i respektojmë në vijimësi”, tha Pipero.

Sipas tij, hapja rajonale është një hapje e rekomanduar edhe nga OBSH-ja por edhe  strategjitë e vendeve të tjera. “Hapja rajonale, atje ku kemi 2-3 javë pa qarkullim virusi nuk duhet të kemi frikë. Pra të lejohet qarkullimi i njerëzve, automjeteve pse jo, hapja e lokaleve. Normalisht sipas udhëzimeve. Kujdesi është të ruajmë një lloj distance fizike. Të mos bëhemi grumbull, të mos jemi më shumë se 2 veta mundësisht, të ruajmë një distancë 1 -1.5 metër. Kur hyjmë në mjedise publike të vendosim një maskë, të tregojmë kujdes për duart, t’i lajmë sa më shpesh. Të ecim, të ekspozohemi në diell është një gjë shumë e mirë, të pimë lëngje sa më shumë. Por distancomi fizik është i nevojshëm për sa kohë virusi qarkullon”, deklaroi mjeku i njohur.

Por çfarë e ka favorizuar Vlorën? Pipero përmend disa arsye, duke mos harruar bujarinë e Zotit. Ekipet e mjekëve epidemiologë dhe specialistëve kanë bërë një punë të mrekullueshme në gjithë vendin. Strategjia e gjurmimit të kontakteve ka qenë efikas, monitorimi adekuat i situatës, izolimi i shpejtë i rasteve me klinikë dhe i kontakteve, kanë mundësuar që të izolohet shumë shpejt çdo rast i ri i konstatuar në Vlorë. Ky ka qenë çelësi i suksesit mendoj unë dhe nga ana tjetër besoj që ndryshe nga sa jemi mësuar që vlonjatët janë pak popull rebel, besoj fort që qytetarët e Vlorës kanë respektuar në mënyrë optimale udhëzimet apo urdhrat e qeverisë, i kanë respektuar normat e distancimit social, këshillat që kemi dhënë ne dhe ndoshta është dhe pak dhuratë e Zotit, fat”, tha ai.

I pyetur se përse ka shkuar në Vlorë, Pipero ka treguar arsyet. Pse kam ardhur në Vlorë është pyetje pak e vështirë. Kisha një konsultë me një kolegun tim mjek, për një rast që nuk kishte lidhje me COVID por për një sëmundje tjetër, meqë nuk kishin mundësi ta sillnin në Tiranë, erdha e konsultova këtu. Dhe shfrytëzova rastin të shfrytëzoj diellin, po të shikoj dhe qytetarët e relaksuar të Vlorës, por t’ju takoj dhe juve me këtë rast”, u shpreh Pipero.

(Marrë nga BalkanWeb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet