LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Historia e ciganes dhe zyrtarit të Prefekturës së Prishtinës që shpëtuan hebrenjtë

20 Nëntor 2019, 20:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Historia e ciganes dhe zyrtarit të Prefekturës së

KOSOVË- Në një mbrëmje në një sinagogë pranë Uashingtonit, pjesëtarë të komuniteteve hebraike dhe shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria, u mblodhën për të parë filmin “Cigania Kurajoze” dhe për të nderuar një ish-sekretar të prefekturës së Prishtinës, që kishte shpëtuar jetën e shumë hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit. Aktiviteti ishte organizuar për të përkuar me 81 vjetorin e Natës së Xhamave të Thyer, kur nazistët ndërmorën sulmin mizor kundër komunitetit hebre, duke bastisur shtëpitë, duke shkatërruar bizneset dhe duke djegur sinagogat, një prelud i tmerrit që do të pasonte. Kolegia Keida Kostreci njofton.

Të shpëtosh një fëmijë dhe ta rrisësh si tënden, duke rrezikuar jetën. Kjo është historia e Hajrija Imeri Mihajliçit, një grua e komunitetit roma, që shpëtoi një vajzë të vogël hebreje në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ajo vajzë, Ester Acevic – sot Ester Levi – ia kujton edhe sot tiparet. Hajrija punonte për gjyshen e Esterit në Mitrovicë. Dhe kur hebrenjtë u dërguan në kampe përqendrimi, ajo gjeti gjyshe e mbesë në kampin e Mitrovicës dhe e nxorri Esterin mes pesë fëmijëve të saj.

Ester u rrit si bija e saj dhe pas pesë vjetësh kur u mor vesh që vajza ishte hebreje, e morën dhe e dërguan në një jetimore në Serbi ku më pas megjithëse u bashkua me të ëmën, Ester gjithmonë ndjente mall për Hajrijen.

Regjisori kroat Jakov Sadler i thotë Zërit të Amerikës se Hajrija është e vetmja cigane në botë e cila ka marrë titullin më të lartë të Izraelit “njerëz kurajozë të kombeve”, që jepet për ata që shpëtuan hebrenjtë. Ai thotë kurajoja e Hajrijes është edhe më e veçantë, pasi edhe komuniteti Roma ishte në shënjestër të nazistëve.

“A mund ta imagjinoni në këtë situatë të tmerrshme, të jesh cigane, ta kesh jetën të rrezikuar dhe të kesh kurajon të shpëtosh një vajzë të vogël hebraike? Është vërtet e pamundur të përshkruash guximin e saj”.

Anna Kohen, pasardhëse e një familjeje hebraike, e lindur dhe e rritur në Vlorë, ishte një nga organizatoret e aktivitetit mbajtur në sinagogën B’Nai Tzedek, ku u shfaq dhe filmi.

“Është e mrekullueshme sesi ajo fëmijë e vogël është ende gjallë dhe që u shpëtua nga një cigane në Kosovë”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Mbrëmja i ishte përkushtuar gjithashtu edhe rolit të shqiptarëve të Kosovës, që shpëtuan hebrenj, dhe ndihmuar me kalimin e tyre në Shqipëri, i vetmi vend ku ata ishin të mbrojtur në Evropë.

“Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova dhe njerëzit e dinë më shumë për shqiptarët që i shpëtuan të gjithë hebrenjtë e tyre. Por për mua ishte si një mision i paplotësuar, sepse unë tregoj gjithmonë se si Shqipëria i shpëtoi hebrenjtë, sepse shpëtoi familjen time. Por nuk dëgjoheshin shumë histori për Kosovën”.

Pjesë e këtyre historive ishte ajo e Preng Ulit i cili si sekretar i përgjithshëm i Prefekturës së Prishtinës gjatë luftës, shpëtoi shumë hebrenj. Një nga rastet më të spikatura, ishte kur ai bashkëpunoi me rabinin e Prishtinës, Jozef Levi duke i dhënë 52 pasaporta të rreme për hebrenjtë që të kalonin në Shqipëri.

Gjergj Uli është krenar për të atin, i cili vuajti edhe në kampin e Gracit, dhe thotë se ai ishte një idealist.

Është kënaqësi dhe vërtet që është një nder dhe unë jam i entusiazmuar që një tjetër popull kujton tim atë për atë që bëri. Ky është një vlerësim e asaj që ai vërtet e bëri dhe ishte jo pak e rëndësishme. Edhe një njeriu të vetëm t’ia shpëtosh jetën është një mrekulli, jo më im atë ka bërë shumë më tepër se aq”, tha ai.

Për të nderuar kujtimin dhe kontributin e Preng Ulit, artistja Masha Roth, një fëmijë e mbijetuar e Holokaustit kishte bërë një vepër arti që ia dha Gjergjit.

Ines Demiri, diplomate në konsullatën e Kosovës dhe një nga organizatoret, ka një pozicion të veçantë. Gjyshi i saj shqiptar e shpëtoi gjyshen e saj hebraje dhe më pas ata u martuan.

“Si një bijë që u takon të dy popujve të lashtë hebre dhe shqiptar, që të dy kanë përjetuar vuajtjen dhe brutalitetin, jam krenare që ta quaj Kosovën shtëpinë time, dhe krenare për popullin tim që shpëtoi hebrenjtë në kohën më të vështirë të historisë së tyre”.

Për Ardian Hasanajn, një pjesëtar i audiencës nga Kosova, që ndodhej për vizitë në Uashington dhe jeton në Gjermani, simbolika ishte shumë e ndjeshme për të, duke qenë se kishte përjetuar si fëmijë luftën në Kosovë dhe të keqen apo të mirën që janë në gjendje të bëjnë njerëzit.

“Veprimi i Hajries dhe shumë të tjerëve shqiptarë që gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë arritur të rrezikojnë jetën e vet, për të shpëtuar jetët e të tjerëve, në këtë rast komunitetit Jahudi që kanë qenë të rrezikuar nga nazizmi në atë kohë, është vërtet shenjë e madhe e kombit tonë por edhe vlerave njerëzore, që duhet t’i ketë secili komb”, tha ai.

Irene Makler, një tjetër pjesëmarrëse, flet për rolin e shqiptarëve.

“Fakti që të gjithë po kthenin shpinën dhe shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë, mbrojtën njerëz që vuanin dhe kishin nevojë për ndihmë, mendoj se është i mrekullueshëm”, thotë ajo.

Në një sallë ku kishte shumë të mbijetuar, disa prej akteve të njerëzve që i ndihmuan, mirënjohja dhe dashuria e Esterit për Hajrijen është diçka që ata e ndjejnë dhe e kuptojnë thellë.

“Ndërsa kujtojmë Natën e Xhamave të Thyer, ne kujtojmë të gjithë hebrenjtë që vdiqën në luftë, por po ashtu nuk do të harrojmë kurrë ata që shpëtuan hebrenj të tjerë”, thotë zonja Kohen.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni cigania kurajoze keida kostreci shpetimi i hebrenjve cigania kurajoze keida kostreci shpetimi i hebrenjve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen