Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VIDEO-Kandidati perlë i PD nuk ndalet, shihni si Luan Hoti retushon gafën e tij…
22 Shkurt 2022, 18:14Nga DOSJA
TIRANË– Gafat e politikanëve janë të zakonshme në punën e medias online dhe asaj vizive. Nga dita në ditë, albumit të bëmave iu shtohen të tjera… kështu ndodhi edhe sot, kur një video e kandidatit të PD në Durrës, Luan Hoti u pikas nga mediat jo pa shkak. Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit në garën e 6 marsit, bëri një lapsus teksa po fliste për numrin e turistëve që vizitojnë Durrësin gjatë sezonit turistik. Në vend të thoshte “400-500 mijë”, Hoti tha “400-500”.
Lapsusi u fiksua nga mediat dhe kaq mjaftoi. Por nëse mendoni se historia mbyllet me kaq, e keni gabim. Sapo ka filluar. Dosja.alverifikoi deklaratën e Hotit, e cila u bë në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha pati në Durrës me bizneset ku prezantoi Hotin. Në videon origjinale, Hoti bën lapsusin e kupton gabimin dhe e përsërit saktë…
Por, jo njësoj ka ndodhur në profilin e tij. Pasi gafa iu vu në dukje, Hoti mori videon origjinale e preu, e kaloi në montazh, dhe me disa pamje “mbulim” përdori disa imazhe nga takimet që ka patur me Gjekmarkajn dhe zyrtarë lokalë të PD në Durrës dhe i shtoi zërin e saktë. Në momentet kur thoshte se “400-500 turistë” vizitojnë Durrësin gjatë verës, Hoti e ka zëvendësuar duke thënë se “janë 400-500 mijë”.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për legalizimin e kanabisit mjekësor janë në dilemë. Gjatë një takim i në Durrës, Rama tha se nëse legalizohe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës sot për të prezantuar formularin e Këshillimit Kombëtar por në fakt bëri dhe pak fushatë, edhe pse jo z...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ndërhyrë gjatë marrjes në pyetje të Damian Gjiknurit në mbledhjen e sotme t...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e ish-min...
TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit mund të ketë njohuri në shumë fusha, por me matematikën duket se nuk i ka mirë punët. Bëhet fjal...
TIRANE- Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku pyeti sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, ëngjëll Agaçi se c...
TIRANE- Maratona e marrjes në pyetje të dëshmitarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët ka shkaktuar hilaritet në sallë. Deputeti socialist Etj...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka deklaruar se Top Doshi është i plotfuqishmi i kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Gjatë një deklarate p...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka përmendur sërish ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. E pranishme në Komis...