LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ “Larg alkolit e duhanit”! Reja i bashkohet fushatës së UEFA-s

6 Dhjetor 2021, 20:41 Nga DOSJA
VIDEO/ “Larg alkolit e duhanit”! Reja i bashkohet fushatës

SHQIPËRI-Edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, i është bashkuar fushatës së UEFA-s “Coaches for Health – Feel well, Play well” (Fushata e trajnerëve për shëndetin – Ndjehu mirë, luaj mirë) së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin te të rinjtë për përfitimet e të bërit aktivitet fizik, konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe rëndësinë e shëndetit mendor.

Në video-mesazhin e dhënë për këtë fushatë të UEFA-s, tekniku italian u bën thirrje të rinjve që të bëjnë një jetë të shëndetshme plot me aktivitet fizik, të evitojnë alkoolin dhe duhanin, si edhe t’i drejtohen një specialisti nëse kanë probleme më shëndetin mendor. Për me tepër Reja jep shembullin e tij se si arrin të mbajë një formë fizike e mendore të mirë, duke bërë një jetë të rregullt dhe aktive.

“Kam kërkuar gjithmonë të mbaj formën fizike. Nuk mund të rri dot asnjë ditë pa bërë diçka. Kohët e fundit sigurisht që preferoj biçikletën. Është shumë e rëndësishme të evitohet përdorimi i alkoolit. Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha aktiviteti fizik. Një njeri nëse është në gjendje fizike të mirë, duhet të bëjë gjithmonë aktivitet fizik. Unë jam 76 vjeç dhe ndihem akoma i ri, sepse kam bërë gjithmonë një jetë shumë të rregullt.

Përsa i përket gjendjes mendore, që është thelbësore përtej gjendjes fizike, duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, sepse është mendja ajo që të bën të lëvizësh. Nëse ke probleme duhet të flasësh me familjen pikësëpari. Gjithashtu, duhet të flitet edhe me një psikolog duke qenë se mund të të japin edhe ndihmë në këtë aspekt. Kur je i shëndetshëm fizikisht, je i shëndoshë dhe mendërisht!”, – thotë Edy Reja në mesazhin e tij.

Shëndeti dhe mirëqenia janë thelbësore për sportin dhe UEFA promovon përfitimet dhe rëndësinë e ndjekjes së një stili jetese aktive dhe të shëndetshme, duke luajtur futboll.

UEFA është e bindur se popullariteti dhe ndikimi i madh i futbollit sjell një përgjegjësi që organi drejtues i sportit në Europë nuk mund ta injorojë: të shërbejë si model dhe një zë i fuqishëm për ndryshime pozitive për çështjet globale.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport reja shqiperia reja shqiperia

Sondazh

Poll
Sport 6 Dhjetor 2021, 15:02

Zekirija Ramadani është trajner i ri i Egnatias

RROGOZHINE – Këtë e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.“Mirësevjen Zekirija RAMADANI ! Presidenti DEMROZI zyrtarizon...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë